• kjo teknologji nuk është më e dëmshme nga ajo që ne kemi tashmë dhe jemi duke përdorur (dhe kjo është disi e papërfillshme).

  • Strategjikisht kjo teknologji është e nevojshme për të përmirësuar shpejtësinë e komunikimit, kapacitetin e komunikimit, efikasitetin dhe efektivitetin. Me të, mund të transmetohet një sasi më e madhe informacioni me një cilësi më të lartë dhe me një shpejtësi më të madhe.

  • Beteja kryesore për dominim në teknologjinë 5G buron nga nevoja për dominim në këtë sferë, e cila pritet të hapë mundësi të reja dhe vende të reja pune. Këtu, Kina dhe Rusia janë vonuar me implementimin e 5G dhe janë shumë larg nga SHBA dhe shtetet e Evropës Perëndimore.

  • Rreziku i sigurisë – një nga figurat udhëheqëse të Huawei është ish-kolonel në ushtrinë kineze. Në shtetet autoritare si Kina, të ashtuquajturat sektori kuazi-privat ngre alarmin e sigurisë, veçanërisht duke marrë parasysh faktin se sulmet kibernetike në Perëndim vijnë nga biznis sektori, ndërsa orkestrohen nga sulmuesit e militarizuar, të cilët shpesh veprojnë “si hakerë patriotikë”.

  • Apeli i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s për të miratuar 5G me qëllim që të barazohen standardet është për shkaqe efikasiteti dhe efektiviteti. Me barazimin e standardeve dhe protokolleve për mbrojtjen dhe sigurinë, zvogëlohet rreziku i shkeljeve të mbrojtjes dhe sigurisë. Mundësia për manipulim dhe përgjim të informacioneve varet nga standardi.

Të shkruarit për temën e 5G teknologjisë në vendin tonë, si për gjithçka tjetër kohët e fundit, nuk është për shkak të debatit që është thelbësor dhe i orientuar drejt disavantazheve ose avantazheve, efikasitetit dhe efektivitetit të zbatimit të kësaj teknologjie, por sqarimit të teorive konspirative, të vërtetave dhe manipulimeve, fakteve dhe miteve ose (për momentin nuk ka) korrupsionit të mundshëm dhe ndonjë skandali. Pikërisht në këtë mjegull, për shkak të qasjes post festum dhe nevojës që të flitet për temën, lindin dilema, frikë dhe mosbesim. Ka më tepër arsye për këtë. Para së gjithash, njeriu gjithmonë përpiqet të shpjegojë atë që ai nuk e di, në atë mënyrë që është më e lehtë dhe më e pranueshme për të. Së dyti, në një situatë kur ekziston një vakum i diçkaje, ai vakum plotësohet nga një linjë më pak rezistente se ajo që do të shfaqet së pari. Së treti, varet shumë nga kush krijohet debati se si do të vijojë dhe çfarë pasoja do të ketë. Dhe së fundi, është shumë e rëndësishme në çfarë kushtesh do të zhvillohet debati, a do të zhvillohet në një shoqëri të hapur demokratike apo autoritare. Për këtë nuk janë fajtorë ata që debatojnë ose marrin qëndrime individuale. Për këtë, të gjithë si shoqëri jemi fajtorë. Nga lidershipi strategjik në vend, profesionistë të fushës adekuate, opinioni akademik, menaxhmenti i kompanive udhëheqëse të sektorit privat, sektori joqeveritar dhe natyrisht redaktorët e portaleve të mediave që kanë logjikën e tyre të raportimit, dhe së fundi ata që kanë mbetur për të komentuar vetë teknologjinë mbi vete. Por, për këtë ne nuk do të merremi, sepse është një temë në vetvete që kërkon seriale. Për atë se nëse është apo jo I dëmshëm rrjeti 5G dhe e gjithë teknologjia që do të duhet të ndjekë këtë rrjet do t’i lihet të tjerëve të flasin. Ajo që do të thosha në këtë moment ose më korrektja që mund të them është se kjo teknologji nuk është më e dëmshme nga ajo që ne kemi tashmë dhe jemi duke përdorur (dhe kjo është disi e papërfillshme).

Përparësitë e kësaj teknologjie janë të shumta. Cilësia e informacionit (shpejtësia, efikasiteti, mundësia dhe siguria) do të rritet. Në praktikë, kjo do të thotë, për shembull, që një mjek të jetë në gjendje të operojë pa qenë në dhomë. Shpejtësitë dhe vonesat e 4G (gjendja latente) janë përmirësuar. Në këtë mënyrë, çdo veprim i mjekut transmetohet pothuajse njëkohësisht në makinën robot që kryen lëvizjet. Me 5G gjithashtu do të mund të përmirësohet drejtimi e automjetit pa person. Po, ato veçmë janë në funksion, por përveç disavantazheve, ata kanë kufizim të dizajnit dhe efikasitetit. Kjo do të ndryshojë ndjeshëm me 5g. Saktësia e teknologjisë me dron do të përmirësohet posaçërisht në komunikim dhe natyrisht shpejtësinë e përgjigjes. Cilësia e fotografisë është në pakon e këtij përmirësimi. Në shtëpi, ashtu siç u zhduk nevoja e të paturit telefon fiks, ashtu nuk do të ketë nevojë për internetin që tani e dimë. Të gjitha gjërat me internet dhe një sërë mjetesh do të jenë shumë më të thjeshta për t’u lidhur në rrjet.

E tani, përse popullariteti i kësaj teknologjie është kaq e madhe. Ka arsye strategjike, juridike dhe teknike për këtë.

Arsyet strategjike janë në garë për atë se cili I pari do të ketë sukses që ta fuse në përdorim, ta përsosë dhe ta diktojë ritmin dhe standardet e të njejtës. Këtu, më pare mbizotëronte Kina, kështu që (që tani) teoritë për komplot të lidhura me Perëndimin bien në ujë sepse nëse hipotetikisht dikujt nuk do t’I shkonte në favor kjo, ato do të ishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbi të gjitha, por edhe pjesës tjetër të botës perëndimore BE (përkujtoni vetëm bojkotin e Huawei). Në këtë kontekst, Rusia gjithashtu ka një interes për “trolling” sepse është e mbrapa dhe i mungon teknologjia e nivelit të nevojshëm dhe në këtë mënyrë miti i epërsisë ruse do të shembej.

Beteja kryesore për dominim në teknologjinë 5G buron nga nevoja për dominim në këtë sferë, e cila pritet të hapë mundësi të reja dhe vende të reja pune. Gara për dominim sot është zhvendosur në përgjithësi në fushën e standardizimit. Prandaj, është e qartë se qarqet diplomatike perëndimore, si dhe komunitetet e biznesit të Perëndimit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet anëtare të BE-së nga njëra anë, dhe Kina nga ana tjetër, janë në një garë për dominim në organet e standardizimit. Këto janë të ashtuquajturat Projekti  Gjeneratës së 3 të Partneritetit – 3GPP (vjen nga 3rd Generation Partnership Project – 3GPP dhe Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit-MITU (origjinal: International Telecommunications Union- ITU). Më thjeshtë, kush dominon në këto organizata do të diktojë qasjen drejt standardeve, ndërsa me këtë edhe dominimin e zhvillimit të 5G. Vetëm shkurtimisht, nën presionin e interesave gjeopolitike, vonimi i miratimit të një prej standardeve për disa muaj mund të reflektohet në humbjen e përparësive të një prodhuesi të caktuar në këtë industri. Një praktikë e tillë i kushtoi Huawei-t të humbasë avantazhin para Apple (e cila u vonua me zhvillimin e kësaj teknologjie). Megjithatë, përveç biznes interesit, ekziston edhe një interes sigurie në nevojën për të dominuar procesin e standardizimit të teknologjisë 5G. Kopjet e mospërputhjeve janë më të brishta rreth qasjes së standardizimit në kodimin e informacionit. Kodimi dhe mundësia e deshifrimit tregon qartë nevojën për dominim dhe interesin për të njejtën. Kompania kineze Huawei ka investuar në mënyrë strategjike në zhvillimin dhe avancimin e teknologjisë 5G.

Edhe pse kompania amerikane Qualcomm kryesisht përfaqësonte dhe dominonte  standardet në këtë fushë, ato mbetën shumë larg Huawei. Ky veprim kompanisë i lejoi të prezantonte një standard të ri në kodimin e informacionit të njohur si “kode polare” (origjinal:polar codes). Kjo mënyrë e kodimit të informacionit është e ndryshme nga ajo që dominon në Perëndim dhe, mbi të gjitha, Kvalkom, dhe kjo është e ashtuquajtura “low-density parity check” – LDPC ose në përkthim të lirë “qasje në kontroll të pjesshëm të densitetit të ulët”. Kjo metodë e kodimit të informacionit mbështetet gjithashtu nga Nokia, Samsung dhe Intel, si dhe një numër ndërmarrjesh të tjera më të vogla në hemisferën perëndimore. Standardizimi, i cili filloi në vitin 2016, është përqendruar kryesisht në luftën rreth dominimit në qasjen drejt standardit. Sidoqoftë, sapo u bë e qartë për Perëndimin se çfarë do të ndodhte me dominimin e Huawei në këtë zonë, kjo do të thoshte ndezje e dritës së kuqe dhe kështu përdorimin e këtyre organeve në sferën e biznesit për të anuluar avantazhin që Huawei krijoi në gjysmën e parë të dekadës së fundit. Argumenti i sigurisë së Perëndimit për futjen e dimensionit gjeopolitik mund të kuptohet nëse dihet, për shembull, se një nga figurat udhëheqëse të Huawei është një ish-kolonel në ushtrinë kineze. Për më tepër, për dallim nga qasja liberale e një roli të kufizuar ose pothuajse asnjë rol të shtetit në biznes, në shtetet autoritare si Kina, të ashtuquajturat sektori kuazi-privat ngre alarmin e sigurisë, veçanërisht duke marrë parasysh faktin se sulmet kibernetike në Perëndim vijnë nga biznis sektori, ndërsa orkestrohen nga sulmuesit e militarizuar, të cilët shpesh veprojnë “si hakerë patriotikë”. Përzgjedhja e re e liderëve të 3 GPP dhe MITU, përsëri përmban potencialin për të ndryshuar ekuilibrin dhe dominimin në garën rreth 5G. Tani për tani, ai duket se është rrafshuar dhe kryesisht Kina dhe SHBA-të janë në një garë të vdekur. Për këtë duhet shkruajmë, por në një rast tjetër. Por, nejse Strategjikisht kjo teknologji do të thoshim se është e nevojshme për të përmirësuar shpejtësinë e komunikimit, kapacitetin e komunikimit, efikasitetin dhe efektivitetin. Me të,  mund të transmetohet një sasi më e madhe informacioni me një cilësi më të lartë dhe me një shpejtësi më të madhe.

Siguria është gjithashtu më e madhe, përveç kur nuk është! Rreth kësaj pak më poshtë sepse gjithçka lidhet me nevojën për siguri dhe mbrojtje. Nga pikëpamja teknike, nëse standardet janë të ndryshme, efikasiteti dhe efektiviteti i 5G për sa i përket mbrojtjes dhe sigurisë është zvogëluar. Një vërejtje shumë e rëndësishme këtu është që asgjë në teknologjinë moderne nuk është 100% e sigurt. Siç është rasti me teknologjinë e konvencionale të komunikimit, për shembull, gjithnjë shkohet me pranimit të një dozë të caktuar rreziku ose shikohet se çka është më e sigurtë ose më pak e prirur për abuzim. Në këtë kontekst, 5g është një kampion, nëse dhe vetëm nëse zbatohet në një standard adekuat. Që këtu rrjedh edhe teza se teknologjia është e sigurt, përveç kur nuk është.

Apeli i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s për të miratuar 5G me qëllim që të barazohen standardet është për shkaqe efikasiteti dhe efektiviteti (ku mbrojtja dhe siguria janë krah për krah me cilësinë e shërbimit dhe komoditetin). Me barazimin e standardeve dhe protokolleve për mbrojtjen dhe sigurinë, zvogëlohet rreziku i shkeljeve të mbrojtjes dhe sigurisë. Pa këtë, 5g është më i brishtë në sulme dhe atë përmes disa llojeve. Domethënë përsëris, sulmet dhe rreziku eventual për tu manipuluar, përgjuar ose penguar në mënyrë tjetër informacionet dhe në këtë mënyrë është i mundshëm komprometimi. Sa është kjo mundësi, varet nga standardi. Nëse standardet zbatohen në mënyrë korrekte, mundësia zvogëlohet dhe anasjelltas. Dobësia ndaj sulmeve për të cilat kjo teknologji është më e brishtë, kur nuk ka standarde të duhura rritet  dhe si  sulme të mundshme janë të ashtuquajturat “stacion baze false” me pajisje të njohura në këtë fushë si “Stingers”. E thënë thjesht, këto pajisje mashtrojnë pajisjen se janë stacion bazë dhe emitojnë sinjal për të tërhequr pajisjen drejt vetes. Pasi ata arrijnë të “joshin” pajisjen e përdoruesit, hosti i këtyre mjeteve rrit aftësinë për të kontrolluar informacionin (përgjimin, modifikimin e përmbajtjes, manipulimin e tij, etj). Një disavantazh shtesë është se për momentin ekzistojnë hetime në të cilat sulmet e sofistikuara (të cilat janë të vështira për t’u kryer në situata reale) mund të degradojnë 5g në 4g ose 3g për ta bërë atë të brishtë. Pasi të bëhet sulmi, ata që e abuzojnë më pas shfrytëzojnë disavantazhet e rrjetit 4G ose 3G dhe kryejnë sulme të ndryshme. Kjo është një provë tjetër pse 5g është më e mirë se 4g ose 3g në teknikë, dhe më pas në kontekst sigurie.

Si shqetësimi më i madh për teknologjinë 5G, që këtu edhe në aspektin juridik, nuk duhet të jetë se a është i dëmshëm, sepse edhe një herë, është po aq i dëmshëm sa ajo që ne përdorim tani, por sa shteti do të jetë i qëndrueshëm dhe institues te operatorët që të sigurojë që kjo teknologji të zbatohet sipas standardeve. Në garën për prestigj, operatorët celularë do të implementojnë 5g. Nëse ata bëjnë një gabim ose zvogëlojnë në investime dhe përqendrohen në përfitim në vend të mbrojtjes, sigurisë dhe standardizimit, ata do të hapin mundësi për dobësi dhe rreziqe të reja. Një nga rreziqet e tilla mund të jetë mungesa e autentifikimit të përdoruesit ose mbrojtja e të dhënave personale (sfidë ligjore). Sepse në raste të tilla është shumë e vështirë që përdoruesi të dijë se si dhe për çfarë keqpërdoren të dhënat e tij ose të dijë nëse kompania zbaton me të vërtetë standardet. Qeveritë ose autoritetet janë ato që duhet të garantojnë standardizimin e 5G.

 

Autori është i njohur për redaksinë

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.