Protestat e përhapura në SHBA vazhdojnë të tërheqin vëmendjen e botës, kurse mediat pro-Kremlinase nuk përjashtohen. Në TV kanalet shtetërore ruse, raportet për zhvillimin e eventeve në qytetet mbarë SHBA-ve arijnë me dezinformata të jashtëzakonshme tropikale dhe niansë gëzimi:„Amerika fitoi atë që meriton“.

Protesta të organizuara

„Shoh dhe jam i lumtur […].SHBA-të po korrin atë që mbollën“, tha antari i Dumës ruse Aleksej Zhuravlov, pasi që udhëheqësi i emisionit politik „60 minuta “ i cili emitohet në televizionin shtetëror Rosija-1, shfaqi fotografinë e demonstrantit të lënduar në SHBA. Politikani shpjegoi pse: ai pretendon se ka parë „udhëzimet për trajnime“ sipas të cilave duhej të organizohen demonstrata të këtilla edhe në Rusi. Tani, sipas tij, demokratët amerikanë përdorin udhëzime të këtilla, të përgatitura nga ish presidenti amerikan Barak Obama, në vendin e tyre. „Gjithë këto revolucione të portokallta janë për krijimin e demokracisë në SHBA“, përfundoi Zhuravllov.

Përparësia e teorive të konspiracionit është se nuk u duhen dëshmi për tu shpërndarë. Në fakt, mungesa e dëshmive shpesh tregohet si dëshmi se diçka fshihet nga publiku. Dhe funksionon përkundrazi – me fytyrë serioze dhe ton alarmant, gjithçka mund të prezantohet si „dëshmi“ për ndonjë komplot keqbërës.

Kanali i Parë Shtetëror  (Pervi Kanal) jo që moti shfrytëzoi këtë taktikë për të bindur publikun e saj se protestat në SHBA janë të organizuara. Më 3 qershor, emisioni politik „Koha do të tregojë“ (Vremija Pohazhet) shqyrtoi simbolin e lëvizjes „Black Lives Matter“ – shuplakë e ngritur – dhe e krahasoi me simbole të ngjajshme që u shfaqën në vende të tjera ndër vitesh. Është e qartë se ngjajshmëritë mes fotografive me shuplakat janë prezantuar si dëshmi se „procesi ka qënë i kontrolluar“ dhe se udhëzimet për protestim kanë origjinën nga Xhorxh Soros dhe mazhoranca demokratike.

Në fakt, shuplaka e ngritur e përdorur nga lëvizja „Black Lives Matter“ është inspiruar nga  „Black Panther Party“, e cila e përdorte si simbol të lirimit të të zinjëve në vitet 1960. Simboli ka histori të gjatë si shenjë rezistence dhe solidariteti, kurse e kanë përdorur më shumë grupe disa herë gjatë historisë, përfshirë dhe Nelson Madela dhe adhuruesit të tancit dhe lëvizjes muzikore Shpirt Verior në Britani të Madhe. Pretendimet se simbolet univerzale për rezistencë dhe solidaritet janë dëshmi për komplot nga ana e elitës politike, tregon vetëm se sa shqetësuese janë këto tema për mediat pro-Kremlinase.

Të gjithë artikullin mund ta lexoni këtu.

 

Burim: EUvsDisinfo

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.