Më 25 maj të vitit 2020 portali Infomax.mk publikoi lajm me titull: Kina zbuloi se ku dhe si është krijuar koronavirusi: Planeti është në gjendje shoku.

Përkatësisht bëhet fjalë për klikbejt, me përmbajtje për teoritë kineze të konspiracionit.

Titulli është senzacional dhe “shokues”,por nga përmbajtja e tekstit nuk mund të nxirret “përfundim” ku dhe si është krijuar koronavirusi, e aq më pak se planeti është në gjendje shoku.

Titulli origjinal: Kina zbuloi ku dhe si është krijuar koronavirusi: Planeti është në gjendje shoku

Portali në tekst bazohet në Dalmacinë e Lirë, por në portalin kroat titulli i këtij lajmi është : Kina kthen goditjen, plason teorinë e saj të konspiracionit për përhapjen e pandemisë, Virusi nuk ka arrirë nga Amerika në Vuhan, por është „prodhuar“ në Merilend!

Përkatësisht, në pjesën e parë të tekstit shkruhet për gjoja se lojërat diplomatike të Kinës gjatë pandemisë. Në fillim të pandemisë. Kina kundërshton hetimin global për origjinën e koronavirusit dhe rezolutën e tillë të OSHB, që në fund situata papritur të ndërmarrë ton qetësues dhe Kina të shprehë gatishmëri për të përmbajtur një hetilm të tillë global për origjinën e virusit, por vetëm pas përfundimit të pandemisë. Së tejmi bazohet në shkrimin e Si En En për atë se sa është e mundur të zhvillohet hetim objektiv dhe i paanshëm pa ndikim mbi ekipin hetues nga ana e Kinës dhe për pozitën e Kinës sa i përket pandemisë, si rezultat i neverisë globale për heshtjen e Pekingut për çka ka folur presidenti kinez.

 

Thuajse gjysma e tekstit kalon, kurse nuk përmendet asnjëfarë zbulimi, të cilin është logjike që lexuesit ta presin sipas vetë titullit.

Pjesa e dytë e tekstit vazhdon me teoritë kineze të konspiracionit.

Sipas njërës prej tyre, epidemia amerikane e koronavirusit e ka origjinën nga rrjedhja në një laboratori ushtarake amerikane në Fort Detrik.

Nuk është e saktë se virusi e ka origjinën nga SHBA-të.  Këto sugjerime janë publikuar në revistën „Kishi“ të partisë komuniste kineze, kurse autori ka cituar pjesë të raportit në të cilin pretendohet se koronavirusi nuk e ka origjinën nga Vuhani, por me shumë gjasa nga laboratoria në Merilend. Revista kineze “Kishi”, pretendon se instituti amerikan për hulumtimin e sëmundjeve ngjitëse është gjendur në Fort Detrik deri në vitin e kaluar, kurse i njëjti është mbyllur në gusht të vitit 2019, pasi që është zbuluar se gjoja nuk përmbush regullativat për siguri.

Mirëpo, New York Times, shkruan se objekti në Fort Detrik nuk është mbyllur, por vetëm ndalon hulumtimin, kurse zëdhënësja Caree Vander Linden në lidhje me pretendimet e këtilla ka deklaruar se nuk ka rrjedhje të materialeve të rrezikshme jashtë laboratorisë.

 

Variacioni tjetër, i teorisë kineze të konspiracionit për koronavirusin, për të cilin flitet në tekst, është se personeli ushtarak amerikan nga Fort Detrik ka importuar koronavirusin në Vuhan tetorin e kaluar, gjatë Lojrave të Luftës botërore. Megjithatë për këto sugjerime nuk ofrohet asnjëfarë dëshmie. Përkatësisht, Pentagoni në këto lojëra ka dërguar 17 ekipe me më shumë se 280 atletë dhe antarë të tjerë, para se të shfaqet çfarë do lloji epidemie.

 

Koronavirusi, sipas gjithë evidencave, ka origjinën nga Vuhani, Kinë. Shkencëtarët akoma nuk e kanë identifikuar “pacientin zero“, ose burimin e saktë të virusit, edhe pse studimet preliminare e lidhin virusin me lakuriqët e natës.

Teoritë e këtilla të konspiracionit janë thjeshtë përpjekje për të hequr vëmendjen nga kritikat për atë se si Kina ka menaxhuar me shfaqjen e virusit.

Në dakordim me të lartëpërmendurën shkenca nuk mbështet këtë narracion të teorive kineze të konspiracionit. Analiza e gjenomit të virusit tregon se shfaqja e tij nuk është shkaktuar nga virus në laboratori dhe me shumë gjasa është shkaktuar nga kafshët e egra.

 

Edhe pse titulli i tekstit aludon në zbulim “shokues”për atë se ku dhe si është krijuar koronavirusin, tektsi nuk zbulon diçka që deri më tani nuk është “dëgjuar”.

Përkatësisht këto teori konspiracioni nga ana e Kinës janë veçmë të njohura në publik. Thelbi i tekstit bazohet në “lojërat dhe politikat” e Kinës për gjendjen me koronavirusin, për teoritë prezente të konspiracionit kinez.

 

Me transmetimin e këtillë të “informatave”,  hutohen lexuesit. Edhe pse të pabaza dhe të pavërtetuara, u “jepet fuqi” teorive të kosnpiracionit.

Në këtë moment kur hapësira mediale është e përmbushur me çdofarë teori konspiracioni, të jemi të ndërgjegjshëm dhe të mos lejojmë që lajmet e rreme të ndikojnë mbi ne.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.