Autori pretendon se vetëm Kina i ka ndihmuar Italisë e cila është më e goditur nga virusi për momentit, kurse pra UE-ja është vetëm vëzhgues memec. Ai thekson se Maqedonia e Veriut nuk do të mund të fitojë datë për fillim të negociatave për antarësim, gjithashtu se nuk do të hyjë në NATO, edhe pse të dy proceset janë veçmë të përfunduara dhe atë më 26.03.2020 dhe 27.03.2020.
Në politikë dhe propagandë gjithçka është e mundur. Leximi i kafesë dhe horoskopit me të cilat thurren politika të ndryshme dhe zhvillohen teori janë karakteristikë e një kohe tjetër, jo që moti.Shembull i tillë mund të haset në portalin horoskop-krajnicki.mk në të cilin autori shkruan tekste informative të cilat ngjasojnë në kolumna, ku shpesh publikon komente dhe qëndrime të veta për ‘’rrënien’’ e Unionit Europian dhe SHBA-ve, njëkohësisht edhe për “lartësimin” e Kinës dhe Rusisë si super fuqi. Ilija Krajniçki është „Baba Vangja“ nga Maqedonia e Veriut, vetëm se veten e quan astrolog politik profesional, për nga profesioni, e jo si dhuratë nga Zoti, siç pretendojnë që posedojnë shumica e fallxhorëve.imageKrajniçki në tekstet e tij bazohet në burime jo të besueshme nga Rusia nëpërmjet të cilave „vërteton“ parashikimet e tij për gjoja se zhdukjen e SHBA-ve, kurse si arsye për këtë thekson se koronavirusi është pregatitur në laboratori në SHBA dhe është lëshuar në Kinë për të shkatëruar ekonominë e saj. Ai vjen në përfundim se Kina do të ripërkëmbet dhe do të shkatërrojë SHBA-në.imageSipas astrologut politik Krajniçki, edhe NATO edhe UE do të zhduken. Ky astrolog përdor narracionin e njëjtë propagandist për të cilin veçmë njoftuam, kurse është pozitiv për Kinën dhe negativ për UE.Autori pretendon se vetëm Kina i ka ndihmuar Italisë e cila është më e goditur nga virusi për momentit, kurse pra UE-ja është vetëm vëzhgues memec. Ai thekson se Maqedonia e Veriut nuk do të mund të fitojë datë për fillim të negociatave për antarësim, gjithashtu se nuk do të hyjë në NATO, edhe pse të dy proceset janë veçmë të përfunduara dhe atë më 26.03.2020 dhe 27.03.2020.imageAutori pa asnjëfarë dëshmish shkruan se SHBA dhe vendet antare të UE po sabotojnë Kinën dhe Italinë në luftën me virusin, me çka manipulon me kapjen e dërgesës prej 100,000 maskave të cilat gabimisht janë kapur në Çeki, të cilat ishin të destinuara për në Itali pa publikuar se të njëjtat veçmë ditën e ardhëshme janë dërguar në Itali.imageKy paraqet vetëm një tekst në vargun e teksteve me narracion anti-UE dhe anti-NATO.
logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.