Një nga efektet më të rrezikshme dhe më të dëmshme të dezinformatave, propagandës dhe lajmeve të rreme është PABESUESHMËRIA E PËRGJITHSHME. Ajo degëzohet thuajse në gjithë sferat shoqërore dhe mund të vlejë jo vetëm për mediat dhe gazetarët, mirëpo edhe për partitë politike, institucionet, ekspertët, organizatat joqeveritare dhe së fundmi PABESUESHMËRI NË VETË INFORMATA. Ky efekt i skepticizmit final dhe pabesueshmërisë së përhapur në përgjithësi mund të ketë pasoja të dëmshme të konsiderueshme për shoqërinë dhe funksionimin normat të saj.

 

Të gjithë e dijnë përallën për barinë i cili disa herë ka luajtur me bashkëfshatarët e tij duke bërtitur ujk, ujk. Fshatarët të cilët kanë vrapuar për të ndihmuar kanë kuptuar se djaloshi është tallur me ta. Mirëpo, kur ujku me të vërtet sulmoi tufën e shqerave, thirjet e tij për ndihmë kanë qënë të pasuksesshme, veçmë askush nuk i besonte. Kur bariu i shkretë ka pyetur fshatarët pse nuk i ndihmuan, ata u përgjigjën: „Gënjeshtarit askush nuk i beson, madje edhe kur thotë të vërtetën“. Sot, në të ashtuquajturën erën e post- të vërtetës dhe luftave dezinformuese, gjithë nga pak ndihemi si fshatarët nga kjo përallë, dyshues, skeptikë dhe pa besim se dikush me të vërtetë thotë të vërtetën dhe kujdeset për të. Gjithkush për gjithkë pretendon se është gënjeshtar, të gjithë akuzohen mes veti se janë manipulatorë, kurse reagimi ynë më i shpeshtë është të tërhiqemi nga zënkat e këtilla dhe të mos i besojmë askujt.

 

Sipas të dhënave hulumtuese të fundit në dispozicion, „besim të plotë në gazetarë në Maqedoninë e Veriut kanë më pak se 15% prej të anketuarve“, përderisa 50.4% besojnë se mediat janë tërësisht të nvarura nga qendra të tjera të pushtetit (IPSOS, nëntor 2018). Përqindje e lartë prej tyre besojnë se mediat përhapin dezinformata, përdryshe rrjetet sociale me 43.7% dhe televizionet me 38.7% të të anketuarve. „Vetëm policia dhe arsimi shijojnë besimin e gjysmës së qytetarëve, kurse gjithë institucionet të tjera kanë besimin e më pak se 40 përqind të të anketuarve. Besimi më i ulët është në gjyq, pastaj në Komisionin shtetëror për prevenim të korrupcionit, shëndetsinë, inspekcionin e tregut dhe prokurorinë“ (ibid.). Sipas trendeve këto numra të besimit janë në rënie, kurse shumica e qytetarëve të cilët nuk besojnë në media dhe institucione po rritet. Jetojmë në një realitet konfuz pa autoritete dhe besim. Dezinformatat janë faktori kyç në këtë proces.

 

Besimi është një nga kategoritë themelore për funksionim normal të çdo shoqërie, kurse kur kjo shkatërrohet fillon dhe shpërbërja e vetë shoqërisë. Tek ne, pasi që dezinformatat u konvencionalizuan si „normale“ dhe mjet i lejuar (ose armë) për luftë politike, termini „lajme të rreme“ u politizua majftë dhe u bë pjesë e fjalorit të zakonshëm të partive dhe politikanëve. Dhe gjithsesi, me përdorim të gjerë për gjithçka, ku duhet dhe ku nuk duhet, terminit i’u zhvlerësua rëndësia e tij. Edhe qeveria edhe opozita akuzohen njëra me tjetrën se përdorin lajme të rreme njëra kundër tjetrës. Qeveria publikon plan aksioni për luftë kundër dezinformatave, partitë qeveritare akuzojnë opozitën për përhapje të lajmeve të rreme, kurse opozita u’a kthen me akuza se qeveria përdor lajme të rreme për të sulmuar opozitën. Në një politizim të tillë të lartë të dezinformatave bëhet shumë e vështirë për të ndarë faktet nga informatat e rreme dhe të pasakta.

 

Gjendjet e këtilla të përbëra dhe konfuze, nëpërmjet humbjes së besimit në burimet e informatave, cilat do qofshin, nxisin njerëzit të kërkojnë mënyra alternative për regrutim të informatave. Ndonjëherë ata janë familjarët dhe miqtë në rrjetet sociale të cilëve u besojmë, ndonjëherë ata janë influenserë drejt të cilëve kemi fuqi të dobët kritikuese, ndonjëherë ato janë teori konspiracionesh, të cilat na ofrojnë një farë ndjenje kuptimi për botën të cilën vështirë e kuptojmë. Rritja e teorive për Tokën e sheshtë, antivaksinimin, teori konspiracionesh të ndryshme lokale apo globale, janë pikërisht pasojë e këtij procesti të rritjes së mosbesimit në sistemin, institucionet dhe shkencën. Pikërisht këtu është pragu i hyrjes sonë në dimenzionin e errët të post-të vërtetës, përndryshe në atë moment kur pranojmë se nuk është me rëndësi çka është fakt, informatë ose e vërtetë, këtu pranojmë gjithçka që mbaron punë (whatever works) dhe na ndihmon të realizojmë ndonjë interes apo qëllim në botën e hutuar në të cilën jetojmë.

 

Shprehja e dyshimit në kredibilitetin e informatave në cilësi, si një rre e errët qëndron mbi gjithë sferat të jetesës sonë. Edhe pse dezinformatat dhe lajmet e rreme kanë ekzistuar gjithmonë në një apo në tjetër formë, sot me hyrjen e teknologjive të komunikimit në të gjithë poret e jetëve tona, dezinformatat po bëhen sa më të rrezikshme dhe më të dëmshme. Ato shkaktojnë jo vetëm mosfunksionim politik, por edhe bëhen opstrukcion serioz për socializim dhe komunikim normal të përditshëm Shoqëritë e fragmentuara dhe to atomizuara janë shoqëri të dobëta, në të cilat më së shumti vuajnë vetë qytetarët.

 

Kushedi se sa të numërta të jenë informacionet prej qindra portalesh, artikuj dhe profile në rrjetet sociale, deri te mediat alternative, striming shërbimet, jutjub kanalet dhe onlajn televizionet, prap së prap mediat profesionale, gazetarët përgjegjës me vetëdije të zhvilluar etike, si dhe shërbimet për kontrollim të fakteve dhe detektim të dezinformatave, janë të nevojshmë më shumë se kurrë. Ata janë aktorët kryesorë për kthimin e besimit para së gjithash në informata dhe ata mund të mbijetojnë në sistemin e sotshëm medial dhe në sipërfaqen e  oqeanit të trazuar nga informatat mes të cilave lundrojmë.

 

Sado që të jetë i kompromituar filtrimi i informatave në mediat klasike, disa filtra prap së prap edhe sot janë të nevojshme. Filtra të cilat do të ndajnë mbeturinat e dezinformatave nga informatat e vërteta. Pasi që kemi humbur besimin në media, e lamë veten në duart e filtrave të asaj që mbështesin miqtë tanë dhe ata të cilët kanë mendime të ngjajshme me ne, si dhe në filtrat të cilat u shërbejnë algoritmeve në rrjetet sociale. Në të dy rastet kjo sjell deri në mbyllje në botë të kufizuar dhe të mbyllur, në të cilën nuk duam të na shqetësojë asgje që është e ndryshme nga ne. Mbyllja e tillë sjell deri në rritjen e jotolerancës, polarizimit dhe konflikteve. Informatat në vend që të zgjerojnë botën dhe diturinë për të, në fakt na mbyllin në qeli të kufizimit tonë dhe shëndrohemi në „idiotë funksionalë“ (termin i V.I. Lenin) për interesat e atyre që i krijojnë dhe mbështesin fushatat dhe përmbajtjet polarizuese.

 

Hapin e parë në kthimin e besimit në informata duhet ta bëjnë vetë mediat dhe gazetarët. Kjo gjithsesi nënkupton heqjen dorë nga manipulimet e ndryshme për tërheqje afatshkurte të publikut dhe sponzorëve dhe përkushtimit drejt zhvillimit të besimit afatgjatë nga ana e përdoruesve dhe publikut.

 

Sead Xhigal

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.