PËRSHKRIMI I DIZINFORMIMIT

Titulli origjinal: (Video) Korona është frut i mashtrimit mafioz, pretendon mjeku gjerman

 

Më 3 qershor portali Reporter.mk publikoi tekst me titull (Video) Korona është frut i mashtrimit mafioz, pretendon mjeku gjerman, në të cilin si burim qëndron portali serb Kurir.rs.

Në tekst shkruhet se sipas një grup mjekësh gjermanë koronavirusi është frut i mashtrimit mafioz. Ata kanë formuar shoqatë, qëllimi i së cilës është të njoftojnë botën për të vërtetën në lidhje me virusin e rrezikshëm.

Përkatësisht, në konferencën për gazetarë mjeku Hajko Shoning, një nga themeluesit e shoqatës, ka deklaruar se korona është vetëm një lloj gripi, i cili çdo vit shfaqet në një periudhë të caktuar, kurse masat të cilat u vendosën, gjoja se nuk kanë lidhje me virusin por vetëm kanë shkaktuar panik. Sipas tij korona paniku është mashtrim i thjeshtë, trik mafioz dhe krim.

FAKT/E

Teksti paraqet transmetim të qëndrimeve dhe opinioneve të personave të caktuar, në këtë rast të mjekut gjerman. Këto qëndrime dhe opinione prezantohen si pretendime për të cilat nuk ofrohet dëshmi.

Në vijim të tekstit qëndron video nga konferenca, por e njëjta është në gjuhën gjermane, pa përkthim në gjuhën maqedonase. Si e tillë është ndërmarrë nga portali serb, i cili gjithashtu e ka lënë pa përkthim, por si gjoja se dëshmi. Kështu shumica e publikut lexues nuk mund të bindet në atë që flitet në konferencë dhe atë që e shkruan në tekst. Ky është vetëm një tentim për të manipuluar publikun dhe në asnjë rast nuk paraqet dëshmi.

Për atë se kush është mjeku dhe çka saktë flet në videon nga konferenca e gazetarëve, ka hulumtuar Qendra vojvodinase analitike-hulumtuese, Voice.org.rs, kështu në kategorinë e kontrollimit të fakteve ka publikuar artikull me titull  Izgubljeni u prevodu ili kako antivakseri u Srbiji promovišu nemačke „kolege“. Në storjen e tyre hulumtuese lexuesit mund të lexojnë shumë për këtë mjek dhe aktivitetet e tij. Ne do të fokusohemi vetëm në pjesën e videos nga konferenca me përkthim në gjuhën serbe. Nga përkthimi është e dukshme se pikërisht kjo pjesë është lëndë e teksteve të kurir.rs dhe reporter.mk.

Ajo që duhet të merret parasysh është se bëhet fjalë për mjek të marginalizuar në Gjermani  i cili kryesisht është aktivist i njohur kundër vaksinimit, kurse gjatë kësaj pandemie shfaqet si organizator i protestave dhe folës i zëshëm kundër masave të rrepta që i ndërmorrën thuajse gjithë vendet në betejën me koronavirusin.

Pretendimet e tij se korona është vetëm grip i zakonshëm, kurse korona paniku është trik mafioz dhe krim janë të rreme dhe nuk guxojmë të vihemi në hutim.

Është fakt që nëse vendet nuk ndërmerrnin masa radikale, numri i të vdekurve nga koronavirusi do të ishte shumë më i lartë, jo vetëm në Gjermani por në gjithë botën.

 

Domethënë shkëmbimi më i madh i tezave që bëhet nga ana e këtyre “ekspertëve“ dhe atyre që kundërshtojnë vaksinimin, është krahasimi i numrave në rast karantini dhe ndalime të ndryshme të cilat ndodhin në situatën konkrete të pandemisë globale me numrat që shfaqen atëherë kur nuk vendosen asnjëfarë masash ndalimi dhe prevenimi.

 

Sipas hulumtimit të fundit të publikuar nga revista Nature.com thuhet se karantini dhe masat e rrepta të ndërmarra nga vendet europiane kanë shpëtuar 3.1 milionë raste vdekjesh në Europë.

Gjermania si vend ka regjistruar rreth 190 mijë raste me Kovid-19 por nëse shihet numri i personave të vdekur i cili është afër 9 mijë,  mund të thuhet se shkëlqyeshëm menaxhon me pandeminë e Kovid-19.

 

Në këtë kohë pandemie kur gjithë shtetet me institucionet e tyre luftojnë në çdo mënyrë të mundshme të menaxhojnë sa më mirë që munden, mediat janë stërmbushur me “ekspertë” dhe mjekë me teoritë, pretendimet, qëndrimet dhe mendimet e tyre. Ekipi i F2N2 veçmë ka shkruar rast të ngjajshëm si ky, gjithashtu mjek gjerman me emrin Klaus Knelajn.

 

Përfundimisht, me të vërtetë është e kotë të argumentohet rreth asaj vallë koronavirusi ekziston apo jo, dhe vallë është shumë më i rrezikshëm nga gripi sezonal, dëshmi për këtë është sipërfaqja, përhapja dhe vdekshmëria e këtij virusi.

 

Me këto publikime të pretendimeve të padëshmuara, vetëm hutohet publiku, nxitet jokënaqësi dhe mosbesim në institucionet e sistemit sa i përket masave, që mund të rezultojë me mosrespektimin e të njëjtave. Kurse në këto momente respektimi i masave është kontributi më i madh i çdo individi në betejën për menaxhim me koronavirusin.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.