Me 27 prill, në rrjetin social Facebook, përmes faqes Македонија и Русија  † Православен Сојуз (Maqedonia dhe Rusia † Bashkimi Ortodoks), u shpërnda tekst me titull “Nostradamusi e ka përmendur edhe Zoran Zaevin” … #Humor politik, me ç’rast u shpërnda artikull që daton nga tetori i vitit 2018 dhe i cili thotë se: “Në kohët moderne, Maqedonia do të sundohet nga një sundimtar i pamëshirshëm i cili do të përpiqet të shkatërrojë emrin e Maqedonisë dhe maqedonasve në përgjithësi vetëm për t’i bërë mirë sundimtarëve të tjerë. Por nuk do të ketë sukses sepse populli, gjegjësisht maqedonasit, do ta heqin këtë sundimtar nga froni, pas ardhjes së mbretit të ri në Maqedoni, gjërat do të normalizohen dhe mbreti i ri i Maqedonisë do të jetë besnik i popullit dhe nuk do lejojë që dikush të luajë me emrin e Maqedonisë.

I njëjti tekst me të njëjtën përmbajtje u publikua edhe në vitin 2018, pak para nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës Nostradamus – një njeri do të sundojë Maqedoninë për një kohë të shkurtër dhe do të përpiqet t’a shkatërrojë po populli do ta shpëtojë atë

Mund të shihet se profecia e pretenduar e Nostradamusit në këtë rast u përdor për propagandë dhe përkon me momentin aktual politik, pak para nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës, ku në mënyrë specifike përmendet Maqedonia dhe ndryshimi i emrit, i bërë nga një “sundimtar i pamëshirshëm”. Teksti përmend “një mbret që dëshiron të ndryshojë emrin e Maqedonisë” dhe megjithëse emri i kryeministrit Zoran Zaev nuk është përmendur, është shumë e qartë se bëhet fjalë për të. Edhe pse këto tekste nuk kanë pothuajse asnjë qëndrueshmëri gazetareske dhe transmetohen si një profeci dhe legjendë e errët, ato megjithatë synojnë ndjeshmërinë e lexuesve që kërkojnë një sens mbihistorik ose një kontekst mbinatyror për ngjarjet. Në tekst thuhet “në kohët moderne”, që është pengesa e parë për vërtetësinë e tekstit. Nostradamus asnjëherë nuk ka shkruar për një kohë të veçantë, dhe vargjet e tij mund të interpretohen ndryshe. Ai gjithashtu rrallë ka shkruar emra të shteteve, dhe më shpesh i ka përshkruar lokacionet sipas vendndodhjes gjeografike. Nuk ka asnjë provë që ai në librat e tij përmend shumë herë Maqedoninë. Nëse me të vërtetë ekziston një pjesë e tillë për Maqedoninë, është e paqartë pse ajo nuk është në vargje. Profecitë e tij u shkruan si katrene, gjegjësisht strofa me katër rreshta në formë vargjesh dhe gjëegjëzash. Në tekstin ku thuhet se Nostradamusi ka shkruar për Maqedoninë, teksti të cilin gjoja e ka shkruar Nostradamusi nuk është në vargje, por është tekst në formë të prozës, gjë që nuk ka ndodhur në krijimtarinë e parashikuesit crithink.mk.

Ekipi F2N2 veçmë ka shkruar për këtë temë. Më shumë informacione në këtë vegëz.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.