PËRSHKRIMI I DIZINFORMIMIT

Titulli origjinal: Profecia e lashtë e një prifti gjerman të shekullit 17: Të gjithë do të mundohen t’a shkatërrojnë një vend të vogël, por në të do të zbresë ZOTI!Sipas ekran.mk, prifti misterioz gjerman, emri i të cilit nuk përmendet askund, parashikoi që “Edhe një pjesë tjetër shumë e rëndësishme, dhe për ne veçanërisht interesante e profecisë, i referohet një vendi të vogël në Evropën Jugore, i cili do të jetë jashtëzakonisht i rëndësishëm kur të vijnë ditët e fundit.” Dhe siç thuhet në titull, atë vend të vogël kinse të gjithë do të mundohen ta shkatërrojnë, por në të do të zbresë ZOTI.

 Vegëzën deri te artikulli origjinal mund ta gjeni këtu.

FAKT/E

Rreziqet nga dëmet dhe ndikimi negativ i teorive konspirative në botën moderne të digjitalizuar dhe të rrjetëzuar janë nënvlerësuar dhe përgjithësisht shihen si relapsa të parëndësishme dhe ripunime të miteve dhe legjendave. Nënvlerësimi i tyre shkon aq larg sa që rrjetet e njohura sociale, të tilla si YouTube dhe Facebook, përmes algoritmeve të tyre nxisin përhapjen e tyre vetëm sepse sjellin numër të madh të vizitave dhe klikimeve në platformat e tyre.

Në portalet serbe përhapej lajm i rremë për “profeci të botuar në librin”Sekretet e Profetëve” dhe përshkruan shekullin XXI në mënyrën më mbresëlënëse, duke e quajtur atë më të devijuarin nga të gjitha”. Ndër ata që kanë shpërndarë këtë lajm janë portalet e zakonshme pro-ruse si Kurir.rsPressonline.rsTelegraf.rs, ndërsa deklarojnë se e kanë marrë lajmin nga dnevnik.hrFatkeqësisht, Maqedonia e Veriut nuk ishte imune, dhe më 11 korrik 2020, portali ekran.mk iu bashkangjit propagandës.

Përveç faktit se është artikull pa asnjë provë dhe që është shkruar jashtë gjitha standardeve, është e qartë se ky është një artikull që shërben si një mjet për propagandë dhe përhapje të lajmeve të rreme.

Është interesante që në fakt ky lajm është mjaft i vjetër, si p.sh. Telegraf.rs, Pressonline.rs dhe Kurir.rs kanë publikuar lajmin për herë të parë në 17 dhjetor të vitit 2014, ndërsa markukule.mk ka publikuar lajmin më 23 prill të vitit 2018. Duket se ekran.mk janë “vonuar në aktualitetin” e këtij lajmi, kështu që ata vendosën të riciklojnë këtë lajm të rremë të vjetër.

 

Ekipi i F2N2 konsideron se megjithëse këto artikuj nuk kanë pothuajse asnjë qëndrueshmëri gazetareske dhe transmetohen si një profeci dhe legjendë e errët, gjithsesi këto synojnë sensibilitetin e lexuesve, të cilët kërkojnë një kuptim mbihistorik ose një kontekst mbinatyror për ngjarjet.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.