PËRSHKRIMI I DIZINFORMIMIT

Titulli origjinal: Profecia e Tarabiq: Lufta ballkanike do të jetë me shqiptarët, kurse Kosova përsëri do të jetë serbeSipas artikullit të Mkd Press; Hyrjet teroriste në Maqedoni janë hyrje në luftën që gjithë Ballkani do ta udhëheqë kundër Shqiptarëve, kurse pas kësaj Kosova përsëri do të jetë serbe, pretendon Dragan Pjeviq, promotori më emocionues i misticizmit të fshatit Krem dhe i „profecisë për Kreman“.

Bashkëfolësi në „Blic“, i cili publikoi librin „Profecia e Kremenit“ në vitin 2005, fjalët e tij i bazon në parashikimet e Tarabiqit të famshëm. Përveç profecisë origjinale, ka edhe kapitull „Shiko mileniumin e rri“ në të cilën d-r Todor Jovanoviq, imunolog, pretendon se në vitin 2000 profeti Millosh „është shfaqur para tij“.  Lufta Ballkanike do të jetë me shqiptarët. Gjithë Ballkani kundër Shqipërisë, që është mizeri dhe mjerim. Kosova do të kthehet. Shqiptarët do të mposhten dhe do u lejohet të shkojnë në Australi, Amerikë ose ndonjë vend tjetër. Serbia do kthehet në këmbë dhe do të jetë si më herët – qëndron në deklaratën e Tarabiqit drejt Jovanoviqit.

 

Link nga artikulli origjinal mund të gjeni këtu.

FAKT/E

Profecitë për Krem ose profecitë nga Krem janë përmbledhje profecish për të cilat pretendohet se janë shkruar para ndodhive të shekullit njëzet që përshkruajnë të njëjtat.

Profecitë për Krem origjinojnë nga fshati Krem, në Serbi. Fshatarët analfabetë Millosh Tarabiq (Милош Тарабиќ) dhe nipi i tij Mitar Tarabiq (Митар Тарабић, 1829-1899) ndërtuan reputacion për parashikimin e të ardhmes. Thuhet se shenjëtori i tyre fshatar ortodoks serb Zaharieje Zahariq (Захарије Захарић, 1836-1918) ka inçizuar parashikimet e tij. Që të dy Tarabishët kanë vdekur para vitit 1900.

Voja Antoniq është mendimtar, gazetar dhe shkrimtar serb. Në kornizë të skepticizmit të tij për profecitë, ndërmorri aksion kundër profecive të famshme në Serbi, vëmendje të veçantë u kushtoi profetëve të vetëemëruar Millosh dhe Mitar Tarabiq nga fshati Kremna në anën e qytetit Ushice. Gjatë hulumtimit të tij, ai ka vizituar Kremnën ku i janë ofruar „shkrimet origjinale“ të Mitar Tarabiqit, i cili ka qënë analfabet. Ai ka zbuluar se dymbëdhjetë botimet e librit „Profecitë nga Krem“ kanë qënë jokonzistente dhe të ndryshuara me kalimin e kohës. Ai gjithashtu ka publikuar libër kundër këtyre profecive të Tarabiq të quajtuar “Kremansko neproročanstvo: studija jedné obmane” (Joprofecitë nga Krem: Studim për një mashtrim).

Profecitë e Tarabiq janë të njohura në Ballkan dhe shpesh të shfrytëzuara nga portalet pro-Ruse si mjete për përhapjen e teorive të konspiracionit ose si mjet për propagandë me qëllim që të mbjellë frikë dhe hutim në popull pa asnjëfarë faktesh.

Çdo rastësi e ndodhive nuk domethënë dhe përshtatje me profecitë.

Nuk ka dëshmi se ato kanë qënë të shkruara kur pretendohet dhe ekzistojnë dyshime serioze për besueshmërinë e tyre. Ekipi F2N2 vlerëson se edhe pse këto shkrime nuk kanë asnjëfarë mbështetje gazetareske dhe transmetohen si profeci e errët dhe legjendë, gjithsesi ato kanë për qëllim senzibilitetin e lexuesve që kërkojnë kuptim mbihistorik ose kontekst mbinatyror për ndodhitë.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.