I ashtuajturi “Plan i Dales”

F2N2 ishin kureshtar dhe vendosën të bëjnë një hulumtim më të detajuar mbi një nga dezinformatat e analizuara që ndërlidhen me të ashtuquajturin “Plani i Dales”. Ishte interesante të hulumtohet narracioni në aspekt kohor, në rajonin më të ngushtë. F2N2 arriti të gjej tekst nga janari i vitit 2013, fillimisht i publikuar në një portal serb për lajme. Më vonë, në formë të ngjashme është publikuar nga disa portale serbe në vitin 20152017 dhe 2018.

Artikulli i parë i publikuar në Mal të Zi (që F2N2 arriti ta gjejë) është dy javë pas artikullit të alo.rs në vitin 2018, duke e transmetuar “Planin e Dales” thuaja se në mënyrë identike.

Duke e parë kontekstin rajonal të kësaj teorie konspiracioni – Plani i Dales, i cili do t’i shkatërrojë sllovenët dhe ortodoksët, ka arritur në Maqedoni në shtator të vitit 2018. Përkatësisht, ky narracion dezinformues, ka arritur në kohën e ngjarjeve më të rëndësishme në vend që nga pavarësia e saj, përkatësisht disa javë para ditës së Referendumit për ndryshimin e emrit, me të cilin hapet çështja e anëtarësimit në NATO dhe në kohën e pritshmërive për negociata me BE.

Video-ja u shpërnda më shumë se 1.100 herë në Maqedoni, me të njejtën përmbajtje, por me titra serbisht. Gjatë janarit të vitit 2019, përveç asaj që kjo video u reciklua, në Facebook u shpërnda edhe video tjetër me të njejtën përmbajtje, por me titra në gjuhën maqedonase.

Çka në të vërtetë paraqet është “Plani i Dales”?

I ashtuquajturi “Plani i Dales” është kinse një dokument i përgatitur nga Alan Dales në periudhën pas Luftës së Dytë Botërore, i fokusuar në kombin rus dhe kombet e tjera sllave. Në përputhje me planin në fjalë, SHBA përmes CIA duhej të ndikonin mbi shoqërinë ruse përmes shkatërrimit të vlerave, duke u fokusuar mbi qytetarët përmes kanaleve të ndryshme, në këtë mënyrë duke i bërë amoral. Me fjalë të tjera, duke u imputuar vlera të cilat do të kontribuonin në rrënimin e shoqërisë dhe pastaj edhe të shtetit. Është më se evidente se ky tregim është lansuar nga një novel me përmbajtje fiktive, të cilin e ka shfrytëzuar propaganda ruse në fillimin e shkatërrimit të BRSS, duke shërbyer si narracion për shtetin e rrënuar në atë moment. Serghei Golunov and Vera Smirnovain në kuadër të konkluzioneve të tyre pranojnë se gjuha në të cilën është shkruar dokumenti, korrespondon me stilin e shkrimit që përdoret në gjuhën ruse,  edhe atë shumë më shumë nga stili që përdoret në gjuhën angleze. Një tjetër konkludim interesant sjell Xhuli Fedor. Derisa ka qenë në investigues-bashkëpunues post-doktorik në Universitetin e Kembrixhit, ka bërë hulumtim të këtij plani mistik, dhe përveç tjerave, ka vërtetuar se Plani i Dales është në majën e teorive të konspiracionit, dhe se është e pamundur të gjindet një dokument zyrtar për të njejtin.

Kur dhe ku për herë të parë përmendet “Plani i Dales”?

Shkencëtarët rus, Sergej Golunov dhe Vera Smirnovian, kanë publikuar studim për “Planin e Dules”, si një nga teoritë e konspiracionit që paraqitet në Rusi. Analiza e tekstit që prezantohet si i ashtuquajturi Plani i Dules, tregon se në fakt, paragrafi i parë dhe i fundit i tekstit janë pothuajse identike dhe janë marrë nga novela me përmbajtje fiktive “Thirrja e përjetshme” e Anatoly Ivanov që daton nga viti 1981.

Në vitin 1992, “Plani i Dules”, si term, u paraqit në librin e poetit ukrainas Boris Oljinik “Princi im, dy vite në Kremlin”. Në vitin 1993, Boris Olijinik punon në zhurnalin “Molodaja Gvvardija”, redaktor i të cilit ishte Anatoly Ivanov. “Plani i Dules” gjen vend në këtë zhurnal, ndërsa me këtë, për herë të parë paraqitet në mediat ruse në vitin 1993, në tekst të shkruar nga Boris Oljinik.

Kjo sjell deri në konkludimin se narracionet e propagandës dhe dezinformatat nuk kanë afat të skadimit, as përkufizime gjeografike, ndërsa teoritë e konspiracionit janë mjetet e përhershme që shfrytëzohen për propagandë.

Nëse kultura shkatërrohet, atëherë mos ia drejto sytë asnjërit që është në pushtet në Rusi. Me sa duket bëhet fjalë për konspiracion të CIA që ta shkatërroj zemrën e fuqisë ruse – Pançenko

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.