Menjëherë u shfaqën një sërë komentesh përqeshëse drejtuar nga euroskeptikët, „patriotët“ dhe opozitarët, të cilët tentuan në çdo mënyrë të nënçmojnë ndihmën të cilën vendi e ftion nga Bashkimi Europian. Gjithë kjo është bërë për të “shmangur” informatën se Maqedonia e Veriut nga BE do të fitojë 66 milionë euro për luftën kundër koronavirusit, të cilat të lartëpërmendurit asqë i përmendin, vetëm i injorojnë.

Më 22 prill, Euroambasadori Samuel Zhbogar në tviter profilin e tij publikoi se Republika e Maqedonisë së Veriut do të fitojë ndihmë nëpërmjet Mekanizmave për mbrojtje civile të BE-së, që përfshin 5 gjeneratorë, 25 tenda familjare, 200 dyshekë dhe 1.000 batanije. Austria, mes tjerash, dërgon dorëza dhe mjete për dezinfektim.

Pas këtij njoftimi, menjëherë filloi fushata anti BE, përndryshe në publik u lëshua slogani „Batanije për ty“ si përkujtim ironik i fushatës „BE për ty“.

Menjëherë u shfaqën një sërë komentesh përqeshëse drejtuar nga euroskeptikët, „patriotët“ dhe opozitarët, të cilët tentuan në çdo mënyrë të nënçmojnë ndihmën të cilën vendi e ftion nga Bashkimi Europian. Gjithë kjo është bërë për të “shmangur” informatën se Maqedonia e Veriut nga BE do të fitojë 66 milionë euro për luftën kundër koronavirusit, të cilat të lartëpërmendurit asqë i përmendin, vetëm i injorojnë.

Që situata të jetë më tragjike, ndikim të madh kanë dhe një pjesë e mediave të cilat me fushatat e tyre propagandiste anti BE që vite me radhë kontribojnë të harohen veprat e vendeve europiane për ne. Punët shkuan deri atje, që një nga liderët e partive më të vogla opozitare shkruajti kolumnë në një nga portalet e angazhuara për luftë kundër BE-së dhe ndihmës së tyre, duke pretenduar se BE edhe pos asaj që ka qënë e obliguar të investojë 30 miliardë euro për „mobilitet ushtarak“ ariti të ndajë mjete të „konsiderueshme“ për të ndihmuar Maqedoninë me 5 gjeneratorë, 25 tenda, 200 dyshekë, 1.000 batanie, të cilat për fat të keq, siç shkruan autori, ashtu si në Serbi do të përdoren për mijëra migrantë të cilët ndërkohë hynë në shtet.
Kaq shumë është zhvilluar makineria propagandiste te ne…

Mes propagandistëve kryesorë është dhe një profesoreshë, e cila që vite me radhë shkruan kundër Bashkimit Europian dhe regullisht reagon me komente ironike në kolumnat e saj për ndihmën e cila vjen nga BE. Kolumna e saj nuk kalon pa përmendur anti BE fushatën, duke filluar që nga ndryshimi i emrit, e deri te komentet e fundit për dhurimin e batanijeve. Por, prandaj edhe ajo vazhdon të heshtë për 66 milionë euro.

Në gjithë këtë makineri propagandiste, përveç mediave, këtu janë dhe fan faqet si MisijaCirkuz PolitikPavell ShatevVidi vidiMAJ TAP, Nalet u bëfshiMaqedonia dhe Rusia † Aleanca Ortodokse, Bojkotiram – BojkotiramSekula Vojvoda  Fan Club, të cilët së bashku me mijëra ndjekës janë të angazhuar që më shumë të shpërndajnë dhe përhapin lajmin. Në fakt, këtë punë e kanë.

Në një nga fan faqet „Bojkotiram“ shkruan   „Le të qëndrojë në histori se për 25 EU batanije ndryshuam emrin“, ku mund të hasen më shumë se 300 pëlqime dhe komente, nga të cilat çdo e dyta fjalë është „Severxhanë“.., e të mos flasim për gjuhën e cila përdoret, çfarë ofendimesh shkruhen, dhe ajo që është më tragjike është se punët shkojnë deri në atë nivel që përfundojnë me kërcënime për ata „të cilët ndryshuan emrin“.

Secili për vete, kush për përfitim, kush për „arsye patriotike”, por duhet të pranojmë se numri i predikuesve të cilëve euroskepticizmi u ka “hyrë në gjak” dhe urrejnë gjithëçka që ka të bëjë me Bashkimin Europian, është i madh. Ata gjithëmonë gjejnë mënyra që të vërtetën ta kthejnë në gënjeshtër. Ajo që është akoma më tragjike, është se kanë një numër të madh të ndjekësve të cilët verbërisht besojnë në gjithëçka, kështu “gënjeshtra e përsëritur njëqind herë bëhet e vërtetë”. Gjërat shkojnë deri atje, që madje dhe koronavirusi i rrezikshëm është përdorur me qëllim që, një pjesë e intelektualëve të pretendojnë se prapavija e gjithë kësaj, gjoja se është që të fshihen migrantët të cilët hyjnë në vend. Megjithatë, fotografia reale në teren tregon diçka tjetër, prandaj më shumë informata për ndihmën që Maqedonia e Veriut e fiton nga Bashkimi Europian vetëm në disa vitet e fundit mund të lexoni në linkun në vijim.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.