Sipas OBSH (Organizata Botërore e Shëndetit), në vitin 1980 kanë vuajtuar 108 milionë njerëz nga sëmundja e sheqerit (Diabetes Mellitus), në 2013 numri i të sëmurëve ka arritur në 382 milionë përderisa në vitin 2017 numri i të sëmurëve arriti deri në 425 milionë njerëz mbarë botës.

OBSH vlerëson se diabeti ka qënë arsyeja për 1.5 milion raste vdekjesh në vitin 2012 që bën të jetë faktori i 8-të më vdekjeprurës në botë.

Numrat e larta të të sëmurëve të mos të na mbajnë në padijeni për shfaqjen e kësaj sëmundje edhe në kohën para erës sonë. Edhe pse shpesh i referohet kësaj sëmundje si sëmundje moderne në botën e civilizuar, shfaqja e saj është përshkruar edhe në shkrimet antike nga ana  e mjekëve të Egjiptit, Indisë dhe Greqisë.

Në kohën e Perandorisë Romake sëmundja e sheqerit vlersohej si shumë e rallë, në kohën kur Galen (mjek grek, hirurg dhe filozof) komentoi se ka hasur dy situata të tilla gjatë karierës së tij.

Çka paraqet Diabetes Mellitus (Sëmundja e Sheqerit)?

Sëmundja e sheqerit i takon grupit të sëmundjeve të cilat ndikojnë në atë se si trupi juaj përdor sheqer në gjak (glikozë). Glikoza ka domethënie vitale për shëndetin tuaj sepse është burim i rëndësishëm i energjisë për qelizat të cilat përbëjnë muskujt dhe indet tuaja. Ajo gjithashtu është burimi kryesor për furnizim të trurit.

Arsyeja themelore për diabetin nvaret nga tipi, mirëpo pa marrë parasysh se çfarë tipi të diabetit keni, kjo mund të sjellë deri te koncentrimi i lartë i sheqerit në gjak. Niveli i lartë i sheqerit në gjak mund të shkaktojë sëmundje shëndetësore serioze.

Ça është diabeti tip 1?

Arsyeja për shfaqjen e këtij tipi është e panjohur. Ajo që është e njohur është se sistemi jual imunitar – i cili normalisht lufton me bakteriet e dëmshme dhe viruset, i sulmon dhe shkatërron qelizat tuaja të cilat prodhojnë insulin në pankreas. Kjo ju lë me pak ose pa insulin fare. Në vend që të transportohet në qelizat tuaja, sheqeri akumulohet në  gjak.

Diabeti tip 1 vlerësohet se është i shkaktuar nga kombinimi i faktorëve gjenetik dhe faktorëve të ambientit të jetesës, edhe pse cilët janë ata faktorë akoma nuk është e qartë.

Arsyeja për shfaqjen e paradiabetit dhe diabetit tip 2?

Te paradiabeti i cili mund të shkaktojë diabet të tipit 2, qelizat tuaja bëhen rezistente në veprimin e insulinit, kurse pankreasi nuk është në gjendje të prodhojë mjaftueshëm insulin për të tejkaluar këtë rezistencë. Sheqeri në vend që të kalojë në qelizat tuaja ku ka nevojë për energji, ai akumulohet në gjak.

Faktorët gjenetikë dhe ekologjikë luajnë rol në zhvillimin e diabetit tip 1 dhe tip 2. Të jesh me mbipeshë është fortë e lidhur me zhvillimin e diabetit tip 2 por jo të gjithë me 2 kanë mbipeshë.

Çfarë duhet të dini për trajtimin e kësaj sëmundje?

Sipas portalit Infomaks pretendohet se një mjek nga Filipinet Dr. XHEIM Di Lako ka gjetur ilaçin për diabet përndryshe ka bërë përzierje e cila përmban mineralet të cilat janë të nevojshme për të luftuar këtë sëmundje. Edhe pse kjo përzierje nuk është e dëmshme për shëndetin, të pretendohet se është kurë kundër kësaj sëmundje kaq serioze është mjaftë e rrezikshme.

Kjo nga fakti se, siç shpjeguam nga dy tipet e diabetit më së shumti vuajnë pacientët, te tipi 1 duhet të jepet insulin kurse te tipi 2 jepen medikamente siç është metfromini (Glukofazh) dhe pos këtyre sugjerohet dhe aktivitet fizik te të dy tipet e diabetit, si dhe ushqim të shëndetshëm.

Si përfundim ju këshillojmë që nëse vendosni të përdorni terapi alternative siç ofron Portali Infomaks, të mos ndaloni të merni ilaçet që ju shkruan mjeku juaj. Ju lusim të konsultoheni me mjekun tuaj që të jeni të sigurtë se këto terapi alternative nuk do të shkaktojnë reagime të pakëndshme në organizmin tuaj. Pos kësaj nuk ekzistojnë trajtime alternative ose konvencionale të cilat mund të shërojnë diabetin, kështuqë është kritike që njerëzit që marrin terapi insulini për diabet të ndalojnë me përdorimin e insulimit përveç nëse këshillohen ta bëjnë këtë nga ana e mjekëve të tyre.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.