Lufta kundër lajmeve të rreme duhej të ishte detyrë e lehtë. Franca do ligje të rreja të cilat do t’u lejojnë prokurorive të vendosin për saktësinë e onaljn njoftimit në prag të zgjedhjeve nacionale. Shtetet e Bashkuara sugjeruan legjislacion me të cilin do të rritet transparenca se kush bën blerjen e reklamave (politike) në mediat sociale. Komisioni Europian, kah fundi i muajit do të paraqesë kodeksin e praktikave kundër dezinformatave qëllimi i së cilit është zbulimi i të pavërtetave digjitale para zgjedhjeve parlamentare europiane në vitin e ardhshëm.

Mirëpo, ashtu siç votuesit nga Bavarija dhe Gruzija vrapojnë në vendet e votimit, tentimet e politikanëve për zbulimin e lajmeve të rreme ballafaqohen me realitetin e pakëndshëm: tregëtarët me lajmet e rreme janë një hap para, falë teknikave që u mundësuan të fshehin lokacionin e tyre, të kamuflohen si aktivistë lokalë dhe të blejnë reklama politike në valutat e vendeve lokale për të shmangur regullat kundër ndikimit të huaj.

Dredhitë e rreja të cilat, gjithashtu përfshijnë dhe transmetimin e dezinformimit nëpërmjet fotografive, përdorimin e aplikacioneve për internet mesazhe si WhatsApp, janë dizajnuar për të mposhtur definicionin tonë të vjetëruar për atë se çka paraqet lajm i rremë – i blerë nga jashtë, lehtësisht e dallueshme dhe e pavërtetë e pamatur.

Arsyeja për këtë mossukses në një pjesë të madhe është për shkak të mënyrës se si politikanët i qasen problemit. Legjislacionet në Europë, SHBA dhe gjithëkund në botë fokusohen në betejat e luftës së fundit – ajo e cila filloi pas zgjedhjeve presidenciale në SHBA në vitin 2016, kur grupe të përkrahura nga Rusia blenin reklama në mediat sociale (shumë shpesh në rubla) me qëllim të mbjelljes së dyshimit në mesin e votuesve perëndimorë dhe të promovojnë ttvite dhe Fejsbuk grupe me gjuhë angleze të dobët për të polarizuar debatin politik.

„Në nivel politik, bisedat të cilat themelohen në zhvillimet e vitit 2016. Sfida përbëhet nga ajo se politikanët thuajse nuk dinë aspak për atë se si funksionojnë këto platforma.“ thotë Kler Vardl, drejtoresha ekzekutive e „First Draft“, organizatë joprofitabile e cila lufton kundër dezinformatave mbarë botës e me seli në Shkollën për menaxhim „Xhon F. Kenedi“ në Univerzitetin Harvard.

Mirëpo, kjo nuk domethënë se përgjigja globale për dezinformatat është tërësisht humbje kohe. Kaloi koha kur Mark Cukerberg mrolej nga ideja se gënjeshtrat të cilat përhapeshin në mënyrë virale nëpërmjet rrjetit social të tij ndikonin mbi votuesit në zgjedhjet amerikane në vitin 2016. Pas shumë rishikimeve dhe frigës te investitorët, kompanitë teknologjikë si Fejsbuk, më në fund kuptuan se ato janë pjesë e problemit, duke vendosur pengesë për mashtruesit digjital të cilët tentojnë të blejnë reklama për përhapjen e dezinformatave, si dhe duke tërhequr me mijëra profile në mediat sociale të sponzoruara nga shteti të cilat promovonin mesazhi polarizuese politike.

Për votuesin mesatar akoma është e rëndë për të dalluar dezinformatë. Mirëpo, tani kur termini „lajme të rreme“ veçmë është pjesë e fjalorit të përditshëm, ekziston të paktën vetëdije më e madhe se njerëzit nuk lexojnë cfarë do qoftë dhe atë që e shohin në internet nuk duhet të merret seriozisht gjithmonë. Prap së prap zbulimi i lajmeve të rreme është proces i cili zgjat.

Katër nga pesë profile në Tviter të cilat përhapnin lajme të rreme gjatë zgjedhjeve amerikane në vitin 2016, për shembull, sot janë akoma aktive, sipas studimit të fundit të akademikëve nga Univerziteti „Xhorxh Uashington“. Një pjesë e madhe e univerzit digjital të Fejsbuk, edhe më tej platforma  më e madhe për lajme të rreme – mbetet i pakapshëm për hulumtuesit, edhe pos premtimeve të kompanisë se do të mundësojë qasje në të dhëna për faqe të huaja të cilat gjuajnë dezinformata.

Gjatë thirrjes globale që kompanitë teknologjike të bëjnë më shumë, këto kompani private ndërmarrin më shumë përgjegjësi për të kontrolluar gjuhën në internet, diçka që zakonisht është punë e regullatorëve publik. Fakti që platformat tashmë duhet të veprojnë si kuazi-regullatorë me të vërtetë i vë në konflikt me politikanët të cilët regullisht përdorin këto platforma për të publikuar përmbajtjen e tyre të njëanshme që sjell deri në akuzim se „Big Tech“ po kufizon gjuhën politike legjitime.

„Më parë do të kisha dashur të shoh se si funkcionerët e zgjedhur demokratë sjellin vendime në vend që të hedhin këtë përgjegjësi mbi kompanitë private. Vallë me të vërtetë duam të inkurajojmë kompanitë private të kufizojnë gjuhë e cila ndoshta është legale? Thotë Razmus Kleis Nilsen, drejtor i Rojters Institutit për studime gazetarie në Univerzitetin Oksford.

Marija Gabriel, eurokomesare për ekonomi digjitale, do të prezantojë kodeksin e rri kundër dezinformatave më 16 tetor. Kodeksi është përmbledhje  nga drejtime të padetyrueshme të cilat nxitin kompanitë si Google, Facebook dhe Twitter të rrisin transparencën për reklamim politik në internet dhe të zvogëlojnë numrin e profileve të rrejshme në mediat sociale. Kodeksi u përgatit në konsultime të ngushta me vetë kompanitë teknologjike. Prap së prap, grupi për monitorimin e punës që është i përbërë nga kompanitë mediale, mes tjerash – kritikuan përgjigjen e BE-së për lajmet e rreme, duke pretenduar se ai nuk përmban „mjete për pajtim dhe zhvillim, kurse me këtë as mundësi për monitorim të procesit të implementimit“.

Edhe pos kritikës, vende të tjera që nga Brazili e deri në Indi mendojnë për kodekse të  ngjajshme për sjelljen e Big Tech të ngajshme me europianin. Mirëpo, ata nuk mbajnë hapin me taktikat e gjeneratës së rre të mashtruesve dhe subjekteve të sponzoruara nga shteti. Përderisa më herët grupe përhapnin lajme të rreme në rrjetet sociale nga kompjuterë të cilët lehtë identifikoheshin se janë të vendosur në Rusi, sot këtë e bijnë individë të cilët në rutinë maskojnë aktivitetet e tyre, duke u shtirur se janë të vendosur në SHBA ose pjesë të Europës. Ata gjithashtu blejnë reklama politike në valuta lokale dhe jo në rubla, sipas hulumtuesve të cilët locojnë dezinformata në internet.

Kjo bën që të jetë thuajse e pamundur të verifikohet kush është në të vërtetë, e kush jo në këtë lojë interneti të lajmeve të rreme, madje edhe kur kompanitë teknologjike angazhojnë ekipe të tëra të inzhinjerëve dhe intelegjincë artificiale të sofistikuar për të zbuluar krimbërësit.

„Taktika është zhvendosur. Njerëzit sa më shumë po mundohen të mbulojnë gjurmët“, thonë Ben Nimo nga Laboratorija digjitale për hulumtim teknologjik në Këshillin Atlantik i cili locon internet fushata dhe dezinformim.

Lufta gjithashtu u zhvendos nga fjalë në fotografi, trend që shumë pak sugjerime legjislative e kanë marrë parasysh. Një pjesë e ndryshimit është praktik. Për ata të cilët duan të përhapin dezinformata gjatë fushatave zgjedhore në shtete gjuha e së cilëve nuk është gjuha amë e tyre, memet virale mund shumë më lehtë të shmangin detektimin në krahasim me publikim të përkthyer keq në Facebook. Përparësia? – Dezinformatat e tilla mbeten mjaft të vështira për cenzurim ose regullim sepse fotografia e njëjtë mund të përdoret edhe për satirë edhe për lajm të rremë.

Rritja e aplikacioneve për internet mesazhe si WhatsApp të cilat janë thuajse të pamundura për regullim për shkak të niveleve të larta të enkripsionit në vendet e pazhvilluara mjaftueshëm si Indija ndodh paralelisht me gjeneratat e rreja të dezinformatave,, të cilat mund të përhapen mes grupesh me mijëra përdorues.

Kështu qëndron gjendja me lajmet e rreme në fund të vitit 2018, botë e ndryshme prej dy viteve më herët. Për ti’u kundërvënë kërcënimit, politikanët patjetër duhet të revidojnë taktikat e tyre ose të ngelin prapa kohës.

Burim: novatv.mk

09.06.2019

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.