Qasja fituese e Bellorusisë ndaj shfaqjes së KOVID-19 tërhoqi vëmendjen e botës. Përderisa shumica e vendeve të tjera europiane, përfshirë edhe Rusinë, vendosën masa të rrepta, Bellorusia mbeti e hapur. Për dallim nga Rusia, Bellorusia mbajti paradën në Ditën e fitores më 9 maj, duke e shmangur distancimin social. Kjo i sfidoi mediat ruse të veprojnë, si rezultat i kësaj Minsku dhe Moska u përfshinë në shkëmbim të ashpër të fjalëve për njoftimin medial rus në lidhje me manxhimin Bellorus me epideminë.

Virus për dollarë

Një nga narracionet dezinformative, të cilat përhapen nëpërmjet disa mediave, përfshin pretendim se opozita belloruse qëllimisht dhe me instrukcione nga „Perëndimi“ tenton të përhapë virusin. Ky pretendim në databazën e EUvsDisinfo për herë të parë është hasur më 18 shkurt. Që atëherë, i njëjti përsëritet disa herë. Për shembull, Sekretari shtetëror i SHBA-ve u dhuroi “shiringa të infektuara“ opozitës belloruse sipas udhëzimeve të Sorosit (23 mars); Opozita planifikon të organizojë gjenocid të popullit bellorus (16 prill). Ky pretendim është hasur edhe këtë javë, sipas të cilit, opozita belloruse vepron sipas instrukcioneve europiane për përhapjen e virusit. Ata akuzojnë opozitën për mitosje, se gjoja kanë fituar nga një dollar amerikan për çdo qytetar të infektuar në Bellorusi. Sipas “logjikës“ së tyre, me numrin e derimëtanishëm të rasteve të infektuara me KOVID-19 në Bellorusi, kjo llogarit mbi 30.000 usd!

Në nivel global, thashethemet të lidhura me KOVID-19 kanë hasur mutacion në muajt e fundit pas shpërthimit. Pretendimet fillestare se virusi është dizajnuar që të targetojë vetëm aziatët u zhdukën pasi që sëmundja përhapej nëpër gjithë Europën, SHBA dhe Rusi. Gjithashtu, u bë e pamundur të pretendohet se Rusa dhe „shoqëritë të tjera të mbyllura“ janë më adekuate të përballen me sëmundjen për dallim nga shtet demokrate. Por, sulmet mbi opozitën belloruse janë habitshëm të vazhdueshme. Të njëjtat zëra, duket se janë të lidhura endemikisht me hapësirën mediale belloruse.

Të gjithë artikullin mund ta lexoni këtu.

 

Burim: EUvsDisinfo

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.