Në gusht të këtij viti, Qendra për angazhim global e Stejt departamentit lëshoi raport në të cilin analizohet ekosistemi rus i dezinformatave dhe propagandës. Raporti përmban shqyrtim të pesë shtyllave të këtij sistemi, duke treguar sistematizimin e tyre në krijimin e efektit të multiplikuar në media. Më konkretisht, detalisht është përshkruar se si taktikat e njërës shtyllë, proksi-burimet, veprojnë së bashku në intensifikimin e përmbajtjeve qëllimkeqe dhe në krijimin e iluzionit për kredibilitet. Stejt departamenti thekson se operativët rusë përdorën pesë shtyllat onlajn për t’u dhënë intenzitet narrativeve të rreme dhe teorive të konspiracionit, me qëllim që të manipulojnë publikun dhe të krijojnë hutim dhe frikë. Qendra për angazhim global (Global Engagement Center – GEC) i udhëheq dhe koordinon përpjekjet e Qeverisë së SHBA-ve në njoftimin, kuptimin dhe kundërshtimin e propagandës së huaj dhe dezinformatave.

Raporti thekson se ekosistemi për dezinformata dhe propaganda në Rusi është sistem kanalesh zyrtare, ndërmjetësuese (proxy) dhe të padeklaruara për komunikim dhe plaftorma të cilat Rusia i përdor për krijim dhe përhapje të narrativeve të rreme. Suksesi i këtij sistemi mund të shihet në faktin që një person i zakonshëm i cili ndjek përmbajtje nëpërmjet internetit shumë vështirë mund të kuptojë se bëhet fjalë për dezinformata.

Ekosistemi rus i dezinformatave dhe propagandës përbëhet nga pesë shtylla kryesore, thuhet në raport, në të cilin shtohet se Rusia ka përgjegjësi të drejtpërdrejtë në përdorimin e taktikave dhe platformave, si pjesë e qasjes së saj në përdorimin e informatave si armë. Në vazhdim vijon grafik me pesë shtyllat e ekosistemit:

Burim i fotografisë: Raporti i GEC.

 Pesë shtyllat e ekosistemit për dezinformata dhe propagandë të Rusisë

Pesë shtyllat e ekosistemit për dezinformata dhe propaganda të Rusisë sipas raportit të GEC janë:

  • Komunikimi zyrtar i shtetit

  • Mesazhet globale të financuara nga shteti

  • Kultivimi i proksi-burimeve

  • Përdorimi i mediave sociale si armë

  • Dezinformata të mbështetura nga sajber-teknikat

Gjithë këto pesë shtylla koordinohen mes veti në drejtim të krijimit sistematik të efektit të multiplikuar në media. Proksi-burime veprojnë së bashku në intensifikimin e përmbajtjeve qëllimkeqe dhe krijimin e iluzionit të kredibilitetit.

 

Shtylla e parë në këtë ekosistem përbëhet nga komunikimi zyrtar i shtetit, dhe atë:

  • Deklaratat nga Kremlini ose nga ministritë;

  • Komunikimi zyrtar në rrjetet sociale;

  • Deklarata dhe citate nga funksionerë.

 

Shtyllën e dytë e përbëjnë kanalet globale të financuara nga shteti, qëllimi i së cilave është përhapja e mesazheve me narrativ të caktuar, si dhe institucionet ndërkombëtare socio-kulturore. Qëllimi i tyre është auditoriumi vendas dhe i huaj. Në këtë shtyllë janë:

  • Mediat e financuara nga shteti për publikun ndërkombëtar, siç është Agjencia ndërkombëtare gazetareske Sputnik;

  • Mediat e financuara nga shteti për publikun ndërkombëtar, siç është Agjencia ruse RIA;

  • Media të huaja të financuara nga Rusia;

  • Institucionet ruse ndërkombëtare socio-kulturore.

Shtylla e tretë i përfshin proksi-burimet. Kjo shtyllë fokusohet në zhvillimin e proksi resurseve në qendrat gjuhësore të cilat do të kontribojnë në distribuimin e narrativeve propagandiste. Operacionet kineze, iraniane dhe ruse për dezinformata, shpesh përputhen njëra me tjetrën dhe përdorin taktika të njëjta. Këtu bëjnë pjesë mediat ose elementet në vijim:

  • Mediat globale të cilat përfaqësojnë linjën e Rusisë;

  • Mediat lokale;

  • Media të cilat në mënyrë të vetëdijshme përhapin propagandë ruse;

  • Media të cilat në mënyrë të pavetëdijshme përhapin propagandë ruse;

  • Përforcim i jashtëm i narrativëve.

 

Profilet e disa prej proksi-burimeve

  • Fondacioni për kulturë strategjike (The Strategic Culture Foundation) – onlajn revistë, e regjistruar në Rusi, e përdorur nga Shërbimi për kundërzbulim të jashtëm (SVR) dhe lidhur ngushtë me ministrinë ruse për punë të jashtme. Një nga detyrat e saj është të publikojë autorë perëndimorë marginalë dhe teoricientë konspiracioni, me çka i mundëson platformë të gjerë ndërkombëtare qëndrimeve të tyre virale antiperëndimore dhe antiamerikane.

  • Hulumtimi global (Global Research) – Bëhet fjalë për web faqe kanadeze e cila është pjesë e rëndësishme e ekosistemit. Ajo dispozicionon me një listë të madhe të autorëve marginalë dhe teoricientë konspiracionesh, kurse përdoret dhe si databazë e web faqeve nga Rusia dhe Kina. Është interesante që kjo web faqe është përpjekur ta prezantojë pandeminë e koronavirusit si komplot të Perëndimit, duke publikuar artikuj në të cilët pretendohet se virusi origjinon nga SHBA-të dhe është zhvilluar me qëllim që elita globale të kontrollojë botën. Sipas raportit, një nga artikujt për koronavirusin është publikuar ose është lidhur me më shumë se 70 web faqe dhe publikime.

  • Shikimi i rri lindor (New Eastern Outlook) – Ky është një botim pseudoshkencor elektronik i cili përdoret për publikime të Institutit për studime orientale pranë Akademisë shkencore ruse, i cili promovon dezinformata dhe propagandë të fokusuar në Lindjen e Mesme, Azinë dhe Afrikë. Në thelb bëhet fjalë për ndërlidhjen e qëndrimeve proruse të akademikëve rusë me qëndrimet antiperëndimore të autorëve marginalë perëndimore dhe teoricientët e konspiracioneve. Ky botim përpiqet të shfrytëzojë dobishmëritë nga ajo që është i lidhur me akademinë, kurse njëkohësisht të fshehë lidhjet e saj me institucionet të cilat janë të financuara nga Rusia.

  • Njuz front (News Front) – Ky është medium në Kremlin i cili përdoret për dezinformim dhe propagandë, kurse sidomos për të mbështetur forcat e mbështetura nga Rusia në Ukrainë. Është i lidhur me shëbrimet e sigurisë ruse dhe është i financuar nga Kremlini.

  • Fronti jugor (SouthFront) – Kjo është web faqe shumëgjuhësore e regjistruar në Rusi. Ajo përdoret për dezinformata të fokusuara në çështjet ushtarake dhe ato të sigurisë. Përdoren infografikë të veçantë, harta dhe video, kurse qëndrimet e Kremlinit kombinohen me njohje detale të sistemeve për armatim ose të konflikteve aktuele.

  • Kejthon (Katehon) – Kjo është kuazi tink-tenk me seli në Moskë, e cila përhap dezinformata dhe propaganda virale antiperëndimore nëpërmjet web faqes së tyre e cila është në dispozicion në pesë gjuhë. Njerëzit të cilët udhëheqin me të, dukshëm kanë lidhje me Rusinë dhe shërbimet kundërzbuluese ruse. Ky tink-tenk ka për detyrë të sigurojë gjoja se material analizues të pavarur, fokusuar kryesisht drejt publikut europian, me përmbajtje të cilat gjoja se janë të kushtuara në „krijimin dhe mbrojtjen e sistemit ndërkombëtar të siguritë, demokrat dhe të drejtë“.

  • ru – shërben si platformë e ultranacionalistëve rusë për të përhapur dezinformata dhe propagandë drejtuar publikut europian dhe publikut tjetër. E inspiruar nga ideologjia euroaziatike e Aleksandar Dugin, qëllimi i saj është të kryejë luftë informative kundër idealeve perëndimore të demokracisë dhe liberalizmit. Bashkëpunimi i saj me mediat të tjera në ekosistemin për dezinformim dhe propagandë e zgjeron vargun e publikimeve të tyre, qëllimi i së cilave është destabilizimi dhe dobësimi i institucioneve perëndimore.

Shtylla e katërt përbëhet nga përdorimi i mediave sociale si armë dhe përmban këto elemente:

  • Përhapje e propagandës nëpërmjet mediave sociale;

  • Fushata aktive me të cilat rënohet kredibiliteti dhe besimi në institucione;

  • Protesta të cilat inicohen ose mbështeten nga Rusia.

 

Shtylla e pestë përfshin dezinformatat e ndihmuara nga sajber-teknikat, siç janë:

  • hakimi;

  • ndërmarrja dhe klonimi i web faqeve;

  • falsifikimi;

  • rënimi i kredibilitetit të burimeve zyrtare ose mediave objektive.

 

Ky shqyrtim i shkurtër i raportit të GEC është pregatitur nga ekipi i F2N2, kurse gjithë raportin mund ta gjeni në këtë link.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.