Mediat në vend transmetuan pretendimin e Ministrisë ruse për punë të jashtme, nga drejtimi i tyre zyrtar para publikut më 10 tetor 2020.

Në shkrim qëndron: „Përveç SHBA-ve, më së paku edhe 20 vende të tjera perëndimore punojnë me noviçok. Prandaj noviçoku është brend i pastër perëndimor. Ai është i sintetizuar dhe në dispozicion në këto vende në 140 versione. Ne nuk e posedojmë.”

Narrativi që përdoret nga Kremlini ngjason me propagandën e tyre, në të cilën, si më herët, ata mohojnë se prodhojnë helm nervor me të cilin u helmua kritikuesi më i madh i Putinit, opozitari rus Navalni.

 

CILA ËSHTË E VËRTETA?

Noviçoku rus ekziston. Shërbimet zbuluese britanike disponojnë me të dhëna të cilat tregojnë se Rusia edhe në periudhën e kaluar ka vazhduar të prodhojë dhe ruajë sasi të vogla noviçok, madje edhe pas nënshkrimit të Konventës për armë kimike, në të cilën bazohen në njoftimin e tyre.

Sipas ekspertit për armë kimike, Hamish de Breton-Gordon, agjensi nervor noviçok është zhvilluar dhe prodhuar në Shihani, vendi ku janë kryer hulumtime ushtarake në Rusinë qendrore. Sipas tij, këto informata qëndrojnë në raportin e dërguar nga Rusia para disa vitesh në bordin ndërkombëtar për kontrollim të armëve kimike, Organizata për ndalim të armëve kimike.

Toksini noviçok është zhvilluar në vitet e 70-ta dhe 80-ta të shekullit 20 si agjens nervor. Kimisti Vill Mirzajanov 26 vite ka punuar në Institutin shtetëror për hulumtim të kimisë organike dhe teknologjisë në Moskë – institucion i cili ka punuar në program sovjetik për armë kimike, i shënuar me kod sekret „Folijant“. Pasi që në një artikull shkencor në mënyrë implicite ka zbuluar se Rusia ka një program të tillë, ai është shkarkuar nga puna dhe është vendosur në arrestim shtëpiak më shumë se një vit. Në vitin 1995 ai ka emigruar në SHBA dhe ka shkruar librin „Sekrete shtetërore: historia e brendshme e programit rus për armë kimike“, në të cilin zbulohen detajet e programit sovjetik/rus për armë kimike.

Personat zyrtarë rusë dhe mediat propagandiste shtetërore këmbëngulin që në publik të hedhin narrativet nëpërmjet së cilave tentojnë të mohojnë përfshirje në helmimin e Navalnit, njëkohësisht duke shprehur dyshime të mëdha se ai asqë ka qënë i helmuar. Ky skenar është propagandë e njohur mirë e cila me suskes është përdorur edhe më herët.

Ministrat për punë të jashtme të BE-së në Luksemburg u dakorduan për vendosjen e sankcioneve kundër bashkëpunëtorëve të shërbimeve sekrete ruse të cilët janë të përfshirë në helmimin e opozitarit Aleksej Navalni.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.