Publiku britanik mbështet masat kufizuese dhe do të pranojë masa edhe më rigoroze të izolimit nëse ekspertët mendojnë se këto masa janë të nevojshme për të mposhtur koronavirusin. Rezultatet e një hulumtimi të opinionit publik e realizuar nga “BMG” për gazetën The Independent tregojnë se votuesit e Mbretërinë së Bashkuar janë të gatshëm t’i shohin parqet e mbyllura, si dhe masa më të rrepta në lidhje me udhëtimin e punëtorëve në punët e tyre në të ashtuquajturat biznese jo thelbësore të cilat nuk janë të domosdoshme. Ata gjithashtu do të mbështesin zgjatjen e kufizimeve deri në fillim të korrikut.

 

Sidoqoftë, nëse masat për qëndrim në shtëpi dhe shmangia e kontakteve sociale zgjat “deri në thellësi të verës ” siç është gushti, madje 41% e kanë përshkruar këtë si të paarsyeshme, ndërsa zgjatjen e këtyre masave deri në shtator 48% e të anketuarve e kanë konsideruar si të paarsyeshme. Madje, një nga tetë të anketuar (12%) kanë deklaruar se zgjatja e masave të rrepta të distancës sociale duhet të jetë aktive deri në fillim të vitit 2021.

 

Në përgjithësi, të anketuarit mbështesin qeverinë dhe masat e saj me 57%, duke thënë se administrata Boris Xhonson e menaxhoi mirë koronavirusin, kundrejt 26% të të anketuarve që thanë se administrata po e menaxhonte keq.

 

Një përqindje prej 64% vendimtare kanë deklaruar se dhënia e përparësisë nga Qeveria për shpëtim të jetës njerëzore edhe nëse është me koston e shkurtimeve të vendeve të punës dhe ekzistencës është pozitive në krahasim me vetëm 19% të cilët si prioritet kryesor të Qeverisë e potencuan kursimin e ekonomisë dhe vendeve të punës.

Raportin e plotë mund ta gjeni këtu.

 

Burim: The Independent

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.