Raporti „Rreziqet dhe vulnerabiliteti në Ballkanin Perëndimor“ është i bazuar në studimin një vjeçar të zhvilluar nga Qendra Fokusi Global –„Propagandë me masë: Dimenzionet e rrezikut dhe kapaciteti i Ballkanit Perëndimor“. Studimi i identifikon dobësitë të cilat mund të shfrytëzohen nga aktorë të caktuar të cilët janë armiqësorë, që më vonë të njëjtit të kenë mundësi të imponojnë ndikimin e tyre në rajon.

Raporti fillimisht fokusohet në dobësitë për të cilat Rusia demonstron gatishmëri ti shfrytëzojë, me qëllim që të aktivizojë aftësinë e saj për ndërhyrje në rajon. Metodat e Kremlinit hasen në narracionet që përdorin për tu imponuar si „Mbrojtës të sllavizmit dhe vlerave tradicionale njëkohësisht duke vënë në kornizë Perëndimin agresiv si kundër balans për tezat e tyre“. Këto janë politikat të cilat Moska veçmë ka demonstruar me qëllim që të imponojë inferioritetin e saj në rajon, thuhet në raport.

„Vallë ky angazhim është vetëm oportunist apo është pjesë e strategjisë së pregatitur mirë, duhet me kujdes të hulumtohet“- qëndron në raport. Analiza detal shpesh vërren se shumë nga situatat problematike në Ballkanin Perëndimor përshtaten me taktikat e preferuara sulmuese të Rusisë.

Raporti përfundon se:

  • Tentimet për promovimin e sundimit të ligjit dhe lirisë së mediave në vendet e Ballkanit Perëndimor gjeneralisht rezultojnë me rezultate të dobëta, kurse përqindja e korupsionit dhe krimit mbetet e lartë;

  • Ekonomitë në këto vende mbeten të nvarura nga investimet e huaja, përderisa shoqëria qytetare bëhet objektiv i lehtë për narracione të ndryshme informative, sidomos kur në klimën aktuale ka mungesë të besimit mes qeverisë dhe publikut.

Të gjithë faktorët e cekur kontribojnë për krijimin e mjedisit i cili është i ndjeshëm në ndikim të jashtëm armiqësor.

Si rezultat i kësaj, një pjesë e madhe e aktivitet subverziv në Ballkanin Perëndimor, ka për qëllim të minojë agjendën e Perëndimit për rajonin. Në fokusin e kësaj kornize teorike, duket se karakteristika të caktuara të Ballkanit Perëndimor, siç janë nvarësia e madhe ekonomike nga fuqitë të cilat nuk gravitojnë me Perëndimit, përshtatja strategjike me agjendat politike të cilat nuk përmbajnë vlerat Euroatlantike dhe interaksioni i kufizuar me Perëndimin, kontribojnë në vulnerabilitetin. Sidoqoftë, këto karakteristika dalin nga përdorimi i lirë i sovranitetit të shtetit.

 

Indeksi i depërtueshmërisë/ndjeshmërisë – në shkallë prej (zero) deri në 3 (tre)

Indeksi i depërtueshmërisë si tregues llogaritën ndjeshmërinë e një vendi, përndryshe dobësitë dhe vulnerabilitetin, të cilat mund të përdoren nga ana e aktorëve të caktuar të cilët janë armiqësorë, kurse në atë rast mund të imponojnë ndikimin e tyre mbi publik të targetuar. Në këtë drejtim, llogaritja e këtij treguesi, mund të kontribojë në zbulime të rëndësishme të cilat mund të përdoren për krijim e një strategjie specifike dhe të suksesshme, në drejtim të përballimit të ndikimit armiqësor, i cili shkaktonë atmosferë konfrontuese në vend.

Fotografia 1: Indeksi i depërtueshmërisë/ndjeshmërisë.

Kur rezultati i indeksit të depërtueshmërisë te një vend në domen të caktuar është më i vogël se 1,5, kjo tregon se kjo ndjeshmëri nuk është shfytëzuar lehtë nga armiqtë. Vendet të cilat kanë rezultat mbi 2, duhet menjëherë të ndërmarrin kundër masa. Nota prej 2,25 tregon në dobësi sistematike, të cilat shkaktojnë shqetësim të madh.

Indeksi i depërtueshmërisë në Maqedoninë e Veriut ka arrirë nivel më të ulët në aspekt të indeksit të depërtueshmërisë totale, siç mund të haset në tabelën më lartë. Disa ndjeshmëri të cilat janë shqetësuese, janë indentifikuar. Ato janë koncentrimi i pushtetit dhe institucione të dobëta, të plotësuara me nivel të vogël të besimit publik dhe favorizimit politik.

 Indeksi i depërtueshmërisë/ndjeshmërisë në shoqëri

Në aspekt të Indeksit të depërtueshmërisë në shoqëri, Maqedonia e Veriut ka rezultat relativisht të vogël prej 1,4, për të cilën ka interpretim pak më të ndryshëm. Hulumtimi është zhvilluar në kontekst të ndodhive politike të atëhershme, sidomos për marrëveshjen e Prespës, që ndikoi në zhbllokimin e integrimit të Maqedonisë së Veriut në NATO, si dhe për vendimin në aspekt të hapjes së dyerve për negociata me BE-në. Edhe pse nuk është në nivel të njëjtë me Shqipërinë, Maqedonia e Veriut gëzon kohezion të brendshëm kur ajo vjen nga orientimi perëndimor i vendit, që kontribon në zmadhimin e elasticitetit/rezistencës së shoqërisë drejt agjendave dhe narracioneve anti-perëndimore. Prap së prap, mediat e koruptuara shpesh sigurojnë kanale për narracione të tilla. Fushat me shqetësim më të madh (mbi 2,25 për indeks të depërtueshmërisë/ndjeshmërisë) përfshijnë:

  • Favorizim politik

  • Pabarazi sociale

  • Besim i ulët në institucione publike

 

Indeksi i depërtueshmërisë/ndjeshmërisë ekonomike

Fotografia 2: indeksi i depërtueshmërisë ekonomike.

Në shumë askpekte, Maqedonia e Veriut ka përqindje të ulët prej 1,5 që kontribon për rezultat të përgjithshëm të Indeksit për depërtueshmëri ekonomike prej 1,41. Gjithësesi, politikat makroekonomike tregohen si joefikase, kurse biznes modeli medial si i paqëndrueshëm. Kjo çon drejt mediave të koruptuara dhe njoftimit të njëanshëm. Mungesa e konkurencës dhe transparencës, ndikojnë drejt krijimit të përçarjes në Maqedoninë e Veriut. Favorizimi politik, kartelizimi dhe kronizmi politik, kontribojnë në koncentrimin e pasurisë në sektorë të caktuar strategjik. Indeksi prej 2,25 i cili mund të shihet në tabelë, tregon për shfrytëzimin e favorizimit politik me qëllim të akumulimit të pasurisë, që shkakton shqetësim të madh.

 

Indeksi i depërtueshmërisë politike

Fotografia 3: Tabela për indeks të depërtueshmërisë/ndjeshmërisë politike.

Treguesi për Maqedoninë e Veriut në këtë domen është relativisht i ulët (1,79). Gjithësesi, është e patjetërsueshme që problemet të adresohen në kohë, përfshirë shtetin e robëruar, sundimin e së drejtës dhe nacionalizmin. Të gjithë këto faktorë ndikojnë në erodimin e sistemit politik dhe krijimin e atmosferës së ndjeshme në ndikim armiqësor. Gjeneralisht, vendi gëzon përqindje politike të konsiderueshme, edhe pse mbeten dobësitë në administratën publike. Besohet se krijimi i politikave bazohet në interese grupore dhe individuale dhe ideologji, kurse shërbyesit shtetërorë nuk ndjehen si të pavarur. Pushteti i partive politike është i koncentruar në duar e një personi ose një grupi të vogël. Pavarësia e institucioneve demokratike gjeneralisht është sfide e madhe. Duket se sistemi i drejtësisë është i nvarur nga faktorë të jashtëm, më shumë nga sundimi i së drejtës. Fushat me shqetësim të madh (indeks të depëtueshmërisë/ndjeshmërisë mbi 2,25) janë:

  • Koncentrimi i pushtetit në partitë politike

  • Sistemi i drejtësisë i robëruar nga interesa politike

 

Politika e jashtme dhe Indeksi i depërtueshmërisë/ndjeshmërisë të sigurisë

Fotografia 4: Tabela për politikë të jashtme dhe indeks i depërtueshmërisë për siguri.

Në këtë domen, treguesi për Maqedoninë e Veriut është 1,42 që nuk paraqet dobësi të konsiderueshme. Shikuar gjeneralisht, vendi ka orientim të fortë euroatlantik, pregatitet për hyrje në NATO, investon në përpjekje politike për zhbllokim të rrugës së saj për qasje në BE. Gjithësesi, elasticiteti/rezistenca nacionale nuk është tërësisht e zhvilluar, kurse dobësitë tregojnë prezencën e kërcënimeve hibride së bashku me elasticitetin e pazhvilluar shoqëror. Edhe pos ndjeshmërisë së ulët, agjenda për politikë të jashtme dhe siguri e Maqedonisë së Veriut duhet të japë prioritet në ndërtimin e elasticitetit dhe zhvillimit të strategjive afatgjate. Fushat të cilat përfshijnë shqetësim të madh (Indeks i depërtueshmërisë mbi 2,25) janë:

Përfundime:

  • Tentimet për promovim të sundimit të së drejtës dhe lirisë mediale në vendet e Ballkanit Perëndimor gjeneralisht rezulton me rezultate të dobëta, kurse përqindja e korupsionit dhe krimit qëndron e lartë;

  • Ekonomitë në këto vende mbeten të nvarura nga investimet e huaja, përderisa shoqëria qytetare mbetet objektiv i lehtë i narracioneve të ndryshme informative, sidomos kur në klimën aktuale ekziston mungesë e besimit mes qeverisë dhe publikut.

Të gjithë faktorët e cekur kontribojnë në krijimin e mjedisit i cili është i ndjeshëm në ndikim të huaj armiqësor. Si rezultat i kësaj, një pjesë e madhe e aktivitetit subverziv në Ballkanin Perëndimor, ka për qëllim të minojë agjendën e Perëndimir për rajonin. Në fokusin e kësaj kornize teorike, duket se karakteristika të caktuara të Ballkanit Perëndimor siç janë nvarësia e lartë ekonomike nga fuqitë që nuk gravitojnë me Perëndimin, dakordimi strategjim i agjendave politike të cilat nuk përmbajnë vlerat Euroatlantike dhe interaksioni i kufizuar me Perëndimin, kontribojnë në vulnerabilitetin. Sidoqoftë. Këto karakteristike dalin nga përdorimi i lirë i sovranitetit të shtetit.

Rekomandime:

Me qëllim që të eliminohen kërcënimet dhe të zbuten efektet nga potencialet e tyre, janë pregatitur rekomandime të caktuara:

  • Nuk ekziston zgjidhje univerzale që do të përshtatet për implementim në çdo shtet. Çdo shtet duhet të kuptojë ndjeshmërinë e vetë, të identifikojë mangësitë institucionale dhe të krijojë strategji të përshtatshme me të cilët do të kundërvihet, për të eliminuar dobësitë e identifikuara.

  • Kundërshtimi i ndikimeve armiqësore. Vendet duhet të miratojnë qasje sipas së cilët e gjithë shoqëria do të drejtohet të mendojë në mënyrë strategjike, Afatshkurtë, kundër masat do të jenë hap për targetim të përgjigjes e cila do të kontribojë në prevenimin e aktiviteteve armiqësore. Afatgjatë, duhet të ndërmerren masa për ndërtim të elasticitetit në afat më të gjatë.

  • Investimi në shoqërinë qytetare dhe përforcimin e saj, edukim qytetar, mendim kritik dhe edukim medial – gjithë kjo është bazë për ndërtimin e elasticitetit, sidomos në mjedis të ekspozuar në shumë rrjete.

  • Bashkëpunimi, shpërndarja e praktikave të mira dhe leksioneve të mësuara është thelbi i suksesit. Çdo vend ka mjedisin e vetë specifik, kurse Ballkani Perëndimor ndan shumë sfida dhe kërcënime të përbashkëta. Çdo vend mund të ketë dobi nga eksperiencat e të tjerëve. Qeveritë nacionale të këtyre shteteve duhet të jenë të afta të mundësojnë qasje në profesionalitetin e BE-së dhe/ose vendeve të cilat janë antare në NATO në përgatitjen e elasticitetit dhe strategjive të tyre për përgjigje, si dhe në ndërtimin e institucioneve dhe përparimin e ekspertizës së tyre gjatë hulumtimeve dhe menaxhimit me fenomenin.

Rekomandimet nuk janë kufizuar vetëm në qeveritë e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Bashkësia ndërkombëtare, përfshirë BE dhe NATO, duhet të kyçen në krijimin e strategjisë së përgjithshme për përforcimin e elasticitetit në rajon drejt ndikimeve armiqësore. Proceset do të nxjerrin rezultate më të mira për të dy anët, vetëm nëse me të vërtetë këmbëngulet që përballimi me këto sfida të jetë i përbashkët.

 

Burim: Stratcomcoe.org

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.