MOSKA – Presidenti rus Vladimir Putin thotë se votimet mbarëkombëtare mbi ndryshimet kushtetuese që mund t’i lejojnë atij ta zgjasë më tej sundimin e tij do të mbahet më 1 korrik.

Duke folur gjatë një takimi televiziv të hënën me zyrtarët, Putin tha se ritmi i shpërthimit të koronavirusit në Rusi është ngadalësuar. Sipas tij, zyrtarët e zgjedhjeve do të mund të mbajnë votime të sigurta. Nëse miratohen, ndryshimet kushtetuese do t’i mundësonin Putinit të qëndrojë në pushtet deri në vitin 2036, nëse ai zgjedhet përsëri.

Votimi për ndryshimet kushtetuese u shty në prill të këtij viti për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Zyrtarët thonë se votuesit do të kenë mundësi të votojnë gjatë gjashtë ditëve para 1 korrikut për t’i shmangur bllokimet dhe për ta rritur sigurinë gjatë pandemisë.

 

Burim: nytimes.com

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.