Të jesh objektiv i seksizmit, sjellë pasoja: emocionale, kognitive, bihejviorale dhe psikologjike. Këto lloj problemesh nuk janë të shkaktuara vetëm nga profesionet gjinore jotradicionale por edhe nga qëndrimet e bashkëpuntorëve të individit. Është e pakëndshme të gjendesh në situate ku të tjerët janë skeptic në lidhje me kualifikacionet tona ose presin nga ne performansë të keqe në punë. Nuk habit fakti që njerëzit kanë tendencë të mos e kryejnë më së miri punën e tyre në vendin e punës kur bashkëpuntorët e tyre dyshojnë në aftësitë e tyrem duke formuar stereotipe për ta. Kur janë objektiv i seksizmit, njerëzit manifestojnë reagime fiziologjike siç janë: puls të përshpejtuar, tension të lartë, force kontraktile të zemrës dhe reagime të ndryshme të dukshme siç është irritimi i lëkurës.

Jemi dëshmitarë se mediat i përforcojnë stereotipet gjinore, gjithashtu në mënyrë direkte vijnë deri në seksizëm. Sidoqoftë, ekzistojnë dëshmi të qarta se mediat gjithashtu promovojnë seksizëm. Mizogjinia e paturpshme është e zakonshme ne komentet e autorëve dhe komentatorët medial si dhe gjatë tregimit të grave në televizione, filme, muzikë dhe media të tjera. Një nga vendet më të dukshme për shfaqjen e seksizmit në mediat janë kërkimet në Internet, ku rezultatet nga kërkimet që tregohen si rezultate të para shpesh tregojnë seksizëm dhe racizëm. Për shembul gjatë kërkimit për sportistet më të mira, rezultate ndryshojnë duke filluar nga „gra të mbrekullueshme sportiste“ deri në „grate më seksi sportiste“, duke krijuar kështu mjaft paragjykime.

Shumë lehtë mund të themi se seksizmi „lulëzon“ në media kur bëhet fjalë për gra politikane. Ekzistojnë disa shembuj për atë se si televizionet ose radio komentatorët përdorin fjalë të rrepta, madje edhe të ndyra kur përshkruajnë pamjen e jashtme e jo arritshmëritë e grave në botën politike. Gjatë garrave presidenciale në SHBA në vitin 2016, komentatorët shpesh përqeshnin Hilari Klinton edhe për atë se nuk qesh fare, edhe për atë se qesh më shumë se duhet. Madje edhe ish zonja e pare e SHBA-ve, Mishell Obama, ishte objektiv i zakonshëm i vërrejtjeve raciste dhe seksiste përderisa jetonte në Shtëpinë e bardhë. As Maqedonia e Veriut nuk është immune në këto lloj komentesh; për shembull, pasi që u bë zëvendës kryeministre e Qeverisë dhe Ministre e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska ishte e kritikuar për atë se gruaja nuk duhet të ketë pozitë aq të lartë në fushën e mbrojtjes, kurse mediat dhe rrjetet sociale tentuan ta shfaqin si jokompetente, duke u bazuar pikërisht në gjininë e saj. Merrni si shembull edhe Prokurorinë special, e përbërë nga Katica Janeva, Fatime Fetai dhe Lençe Ristovska, të cilat vazhdueshëm ishin objektiv i mediave për shkak të pamjes së tyre fizike dhe çfarë veshje blejnë dhe ku blejnë. Mediat sociale, gjithashtu, nuk janë ambient i këndshëm për gratë e zakonshme; për shembull, nëse gruaja e shpreh mendimin e saj politik në „Fejsbuk“ ose „Tviter“, ajo gjithashtu do jetë e përqeshur për shkak të pamjes së saj, me çka publikisht do të deligitimohet opinion i saj.

Mbulimi medial i grave politikane shpesh përdor gjuhë seksistike dhe ka tendencë të fokusohet më shumë në rolin familjar, pamjen dhe percepcionin e  „pyetjeve politike të grave“ kur flet për grate politikane. Gratë  çdo ditë ballafaqohen me pyetje të cilat politikanët burra thuajse asnjëher nuk ballafaqohen, për shmebull, të luten të qeshin ose të përgjigjen në pyetje për balans mes punës dhe jetës private. Politikanet kanë qenë të stereotipizuara në media si „mbretëresha të akullta“ ose „gjyshe“ dhe historikisht kategorizohen në një nga katër rolet: flertuese, nënë, kafshë shtëpiake dhe luftëtare.[1] Domethënë, seksizmi suptil i lajmeve politike mund të ketë ndikim real mbi kandidatët.[2]

 

Meral Musli Tajroska – një psikolog, një ekspert për ekstremizmin dhe radikalizmin e dhunshëm dhe një aktiviste për të drejtat e gruas

 

[1] https://www.cjr.org/analysis/pink-wave-candidates.php

[2] https://www.cjr.org/analysis/pink-wave-candidates.php

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.