Mësimi 3: KU MUND TË DENONCOSH MANIPULIM?Në qoftë se keni dyshim në aspekt të informatës të cilën e keni dëgjuar ose lexuar në media, mund ta kontrolloni. Nëse vërtetoni se bëhet fjalë për manipulim, mund të dërgoni reagimin tuaj si  ankesë te Këshilli për etikë në media. Ankesë mund të dërgoni në afat prej një muaj prej kur është publikuar teksti/artikulli. Komisioni për ankesa i shqyrton të gjitha ankesat e dërguara lidhur me shkeljen e standardeve profesionale dhe etike në mediat e shkruara (shtyp dhe agjensionet e lajmeve), elektronike (TV dhe radio) dhe në internet mediat në Maqedoni. Ankesat anonime nuk shqyrtohen. Ankesë lidhur me përmbajtje të publikuara në formë të shtypit, elektornike dhe onlajn media mund të dërgojë çdo qytetar, persona juridik, organizata qytetare dhe organizata ndërkombëtare. Ankesa mund të dërgohet kundër mediave të caktuara. Ankesa kundër gazetarëve konkretë nuk mund të dërgohen.Mjeti  i cili drejtohet nga ana e Asociacionit Qytetar MOST, i cili është në dispozicion të qytetarëve, personave juridik dhe organizatave ndërkombëtare është portali F2N2  ose Luftë me naracionet e rreme (Fighting Fake News Narratives ) i cili punon në zbulimin e lajmeve dhe naracioneve të rreme. Portali ofron format të lehtë  për denoncim të manipulimeve ose tentimeve për manipulim nëpërmjet të cilit çdokush mund të denoncojë. Ekipi i F2N2 do të shqyrtojë raportin dhe do të tentojë të zbulojë lajmin e rremë me qëllim që tu tregojë lexuesve se ekziston tentim për manipulimin e tyre.Në nivel global, platforma Gugëll ka paket të regullave sipas të cilave onlajn portalet duhet të drejtohen. Qëllimi i platformës me këto regulla është që të theksohet sinqeriteti kundrejt publikut dhe të prevenohet manipulimi i publikut. Gugëll nuk lejon faqe të cilat nuk kanë mjaftueshëm ose aspak përmbajtje origjinale, pastaj nuk lejon faqe me qëllim të keq të cilat përdoren për vjedhje të identiteteve ose shpërndarjen e viruese, si dhe portaleve të rreme. Në qoftë se hasni se është shkelur ndonjë regull nga regullat e lartpërmendura mund ti raportoni në këtë link.Pasi që keni raportuar, Gugëll i tërheq vëmendjen pronarit të portalit. Në qoftë se vazhdon me praktitën e papranuar, do të mbetet pa të drejtën e përdorimit të Gugëll Adsens reklamave, të cilat janë arsyeja kryesore për funksionim e portaleve, në fakt pa përfitimin nga reklamat.Në lojën për shpërndarje të lajmeve manipulative, nuk mund të lëmë anash rrjetin social Fejsbuk, i cili shumë shpesh përdoret si mjet për shpërndarje. Fejsbuk akoma është në kërkim të formulës adekuate për tu përballuar me lajmet e rreme, mirëpo nuk mund ti lëmë anash hapat që ndërmorri. Rrjeti social vendosi opsion për të raportuar lajmet e rreme, me qëllim që të zvogëlohet shpërndarja e tyre. Nëse raportohet lajm i rremë, Fejsbuk do të zvogëlojë vizibilitetin e lajmit, por edhe të përmbajtjeve të tjera të publikuara nga faqja e cila ka publikuar lajmin e rremë. Përveç lajmeve të rreme, Fejsbuk mundëson edhe denoncimin e gjuhës së urrejtjes, diskriminim, si dhe lojrat shpërblyese të rreme.Në rast se doni të raportoni faqe të rreme ose lajm të rremë në Fejsbuk, ja dhe udhëzimi se si duhet ta bëni atë:1.Klikoni në lajmin ose fotografinë, do të fitoni opsion për zgjidhje nga:
  • Kopjoni kodin

  • Jep mendim ose denonco keqpërdorim

  • Hap në të gjithë ekranin

  1. Pasi që të keni zgjedhur opsionin e dytë dhe denonconi keqpërdorimin, do të fitoni opsion për të konkretizuar raportin tuaj:

  1. Kur të bëni vendimin tuaj, klikoni në opsionin „Denonco“.

Do të theksojmë se lajmet e rreme, Fejsbuk nuk i fshin menjëherë pas denoncimit. Mirëpo, atë do të bëjë nëse rritet numri i denoncimeve. Për faqet ose portalet për të cilat analiza e tyre tregon se gënjejnë përdoruesit ose merren me promovim dhe shitje të palejuar, fillimisht do të bllokohen dhe pas një kohe do të fshihen nga rrjeti social.
logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.