Portali Magazin publikoi një artikull duke iu referuar portalit serb Kurir.rs  në të cilin thuhet se miliarderi Bill Gates është “truri që qëndron pas krizës më të madhe në botë” me koronavirusin.

Edhe pse portali nuk jep një mendim subjektiv ose një koment mbi këtë temë, për ta mohuar ose mbështetur këtë tezë, teksti është botuar aq i thatë, duke lënë hapësirë për interpretimin vetëm kundër Bill Gates-it. Dhe nuk ka ndonjë kufi të qartë se ku portali i referohet Kurir.rs dhe ku jep një interpretim.

Sidomos nëse e lexoni vetëm titullin, arrini në përfundimin se filantropisti është me të vërtetë fajtor për përhapjen e virusit, megjithëse nuk ka asnjë të vërtetë në këtë teori.

Lajmet për Bill Gates-in nuk janë e vetmja teori konspirative që ky portal e ka transmetuar nga portali serb Kurir.rs, i njohur për propagandat dhe lajmet e rreme.

Ekzistojnë disa artikuj si ai që thotë se koronavirusi mund të shkatërrohet vetëm nga një virus tjetër, se Donald Trump është i tërpuar nga shqiptarët në Kosovë, se Kim Jong-un nuk paraqitet në publik për shkak të frikës nga koronavirusi, se epidemia në Serbi po merr fund dhe se shkencëtarët kinezë parashikojnë që koronavirusi nuk do të kalojë, por vetëm se do të zmbrapset herë pas here.

Këto janë vetëm disa nga artikujt që shërbejnë si një shembull se portali Magazin.mk vazhdimisht transmeton lajme nga profilet tabloidë që përdoren për përhapjen e panikut, pakënaqësisë dhe frikës mes njerëzit. Prandaj ata duhet të jenë të kujdesshëm me lajmet që duken “shokante nga titulli”.

 

Merrni informacione nga më shumë burime  shumë kujdes.

Kontrolloni përpara se të ndani.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.