Internet opservatoria në Stenford analizon përmbajtjet lidhur me Kovid-19 në gjuhën angleze në RT dhe zbuloi se SHBA-të kanë qënë lëndë e rreth 50% nga „përmbajtja negative“. Sa i përket temave, u tregua se përmbajtja „negative“ vë theks në disfunksionimin politik, konfliktet diplomatike dhe teoritë e konspiracionit në SHBA, Britani të Madhe, Francë dhe BE.

Analiza ka përfshirë rreth 1.900 publikime që përmbajnë terme lidhur me koronavirusin, të cilat janë shfaqur në Facebook faqen në gjuhën angleze të RT nga 1 janari deri më 1 qershor të vitit 2020.

Më shumë se gjysma e kësaj përmbajtje është kushtuar në katër tema: përhapja e virusit, karantina, përgjigje politike ndaj pandemisë dhe storje të interesit njerëzor. „Përderisa përafërsisht 68% nga kjo përmbajtje ka qënë neutrale – përndryshe, ajo nuk tregon qëndrim të qartë që nënçmon apo lavdëron lëndën e përmbajtjes, rreth 80% të pjesëve që shfaqen në gjuhën angleze në RT ishin dukshëm negative në ton, dhe vetëm 3% ishin pozitive“, qëndron në raport.

Sa i përket qëllimit kryesor të përmbajtjes me konotacion negativ, SHBA ishin të parët me 50%, pastaj vijon Britania e Madhe me (10%), Franca (6%), Italia (2%) dhe Gjermania (2%). Edhe pos asaj që shumica e përmbajtjeve janë neutrale, përmbajtja negative qartë i tejkalon ato pozitive, siç është treguar në fotografinë më poshtë. Gjithashtu, duhet të theksohet se në shumë raste elementi negativ ka pasur të bëjë me Perëndimin, kurse jo me ndonjë vend tjetër konkret.

Source: Stanford Internet Observatory.

„Nëse i filtrojmë përmbajtjet sipas „temave negative“ më të përfshira, siç janë politika, tensione, media, panik, reagim i tepërt dhe diplomaci – është e qartë se ato janë në korelacion me vetën disa vende dhe një blok: SHBA, Britani e Madhe, Francë dhe BE“, thuhet në raportin e Internet Opservatorisë në Stenford.

RT gjithashtu pretendon se reagimi i këtyre vendeve ndaj pandemisë ka qënë i tepërt, edhe pos asaj që shumë vende të tjera përdorin masa të ngjajshme qasëse. Hulumtuesit gjithashtu kanë hasur se RT i lavdëron Rusinë dhe Kinën për masat e njëjta.

Krahasimi për atë se si janë prezantuar vendet e ndryshme, tregon se Rusia dhe Kina janë favorizuar nga ana e RT, përderisa vendet e tjera kanë fituar sentiment pozitiv relativisht të vogël.

Source: Stanford Internet Observatory.

Qëllimi kryesor i raportit është se përmbajtja e RT ka treguar disfunksionim politik, tensione të rritura dhe auritarizëm në SHBA, Britani të Madhe dhe BE. Sa i përket Rusisë dhe Kinës, përmbajtja kryesisht ka të bëjë me përhapjen e virusit, pajisjet, karantinën dhe temat me interes njerëzor. Siç veçmë përmendëm, Rusia dhe Kina gjithashtu fituan shumë përmbajtje pozitive, kurse Internet opservatoria e Stenford gjithashtu thekson se kjo përmbajtje pozitive gjeneron më shumë angazhime në rrjetet sociale si përmbajtje negative.

 

Burim: EUvsDisinfo

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.