PËRSHKRIMI I DIZINFORMIMIT

Titulli origjinal: Shpallen publikisht: Këta janë personat që refuzojnë të pranojnë vendim për vetëizolimMë 22 qershor Dokazmakedonija.mk publikoi tekst me titull Shpallen publikisht: Këta janë personat të cilët refuzojnë të pranojnë vendim për vetëizolim. Në tekst qëndron se Ministria për punë të brendshme e publikoi listën e personave të cilët refuzojnë të pranojnë vendime për vetëizolim, kurse bashkëlidhur qëndron fotografi nga web faqja e Ministrisë për punë të brendshme me listë prej 35 personash me emër dhe mbiemër, adresë, numër vendimi dhe datë vendimi. Tekste me përmbajtje të ngjajshme u publikuan dhe më 19.06.2020 për çka F2N2 veçmë shkruante.

FAKT/E

Portali ka shfrytëzuar deklaratën e ministrit të shëndetësisë Venko Filipçe nga 19 qershori, në të cilën thuhet se do të shpallen publikisht emrat e personave të cilët nuk duan të pranojnë vendimet për vetëizolim. Më herët, në konferencë për shtyp të mbajtur më 15.06.2020 ministri për shëndetësi Venko Filipçe njoftoi se, si formë alternative ligjore, do të shpallet publikisht lista e personave që duhet të jenë në vetëizolim, kurse nuk duan të bashkëpunojnë me epidemiologët dhe Inspektoratin Sanitar.

Mirëpo, në vijim të tekstit qëndron lista me persona me emër dhe mbiemër, adresë, numër vendimi dhe datë vendimi, e publikuar në web faqen e Ministrisë për punë të brendshme. Gjithashtu qëndron dhe teksti nga vetë publikimi:

MINISTRIA PËR PUNË TË BRENDSHME
Në bazë të nenit 385 pj.3 nga Ligji për sigurinë e trafikut në rrugë, Departamenti për kundërvajtje Shkup-5, Komisioni për vendim për kundërvajtje, pranë Ministrisë së punëve të brendshme, kryen shpallje publike:

SHPALLJE PUBLIKE PËR DORËZIM
Ministria për punë të brendshme, Departamenti për kundërvajtje Shkup 5 – Komisioni për vendim për kundërvajtje, u njofton personave fizikë dhe ligjorë në vijim, se janë sjellë VENDIME të cilat nuk janë në gjendje të dorëzohen me dërgim personal…

Nga e lartëpërmendura është e qartë se nuk bëhet fjalë për personat që kanë refuzuar të pranojnë vendim për vetëizolim..

Nëse nuk lexohet përmbajtja e gjithë tekstit me kujdes, përshtypja e parë nga tituli dhe lista është se bëhet fjalë për persona që duhet të jenë në vetëizolim.

Shpallja publike si pjesë e procesit për dorëzim të vendimeve nuk është rrisi në legjislacionin tonë. “Përderisa personat e lartëpërmendur nuk lajmërohen, ky njoftim me shpallje publike do të vlerësohet si dërgim i regullit që është në dakordim me nenin 385 pj.3 nga Ligji për sigurinë e trafikur në rrugë qëndron në publikimin e Ministrisë së punëve të brendshme.

Në këtë rast shpallja publike keqpërdoret në këtë periudhë senzitive kur të gjithë frigohemi nga koronavirusi dhe gjithë përpjekjet drejtohen kah prevenimi i sëmundjes. Këta persona pa asnjë faj sa i përket masave të sjella për menaxhim me koronavirusin, janë “etiketuar” gjoja si të pandërgjegjshëm dhe përgjegjës për mosrespektimin e vetëizolimit. Tekstet e këtilla përveç stigmatizmit të këtyre personave mund edhe ti vërë në rrezik, pikërisht për shkak të senzitivitetit të publikut kur bëhet fjalë për koronavirusin.

Njoftimi i këtillë joetik vetëm huton qytetarët kurse u bën dëm individëve në drejtim të ndryshimit të sjelljes nga ana e rrethimit të tyre social të afërt dhe të largët.

 

Prandaj lexoni me kujdes dhe kontrolloni!

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.