Shumica parlamentare shqiptare sugjeroi projekt-rezolutë për të luftuar lajmet e rreme të cilat ndikojnë në proceset zgjedhore dhe proceset demokrate të shtetit në përgjithësi. Në këtë dokument të cilin kryetari i shumicës parlamentare e dorëzoi në Kuvend më 29-të tetor të këtij viti, në mënyrë eksplicite ceket se Rusia është burim i lajmeve të rreme dhe propagandave në Shqipëri, dhe se ndikon edhe në proceset zgjedhore.

“Duhet të rritet vetëdija për fushatat për dezinformata nga Rusia, sepse ky shtet është burimi kryesor i dezinformatave në rajon, Europë dhe më gjerë„ – qëndron në një pjesë të projekt – rezolutës.

Deputetët shqiptarë në këtë dokument kanë renditur disa sugjerime me anë të së cilave lufta kundër ndikimeve të huaja do të ngrihet në nivel institucional. Një nga sugjerimet është të kryhet kontrollim më detal i finansimit të organizatave joqeveritare dhe partive politike.

“Instucionet të cilat janë kompetente, të hartojnë masat përkatëse për transparencën dhe auditimin e financimit të partive politike dhe organizatave politike, përshirë financimet e huaja. Dhe të marrin nisma për ndryshimet ligjore në këtë drejtim„ – thuhet në dokumentin e nënshkruar nga shumica parlamentare.

Sugjerimet e tjera janë për të punuar në edukimin e të rinjëve nëpër shkolla për dallimin e lajmeve të rreme dhe kundërshtimin e tyre. Mirëpo edhe arsimim medial për popullatën në përgjithësi.

Sugjerohet ligj i veçantë për të trajtuar kërcënimet hibride, përfshirë edhe sulmet në internet dhe dezinformimin. Kërkohet të mbyllen portalet dhe profilet në rrjetet sociale që kanë për qëllim shkatërrimin e proceseve demokratike dhe nxitjen e urrejtjes dhe jotorelancës.

Sugjerohet edhe sistem më modern për të luftuar lajmet e rreme, ose „Task Force“ , ose pra përforcimin e mundësive informatike në institucionet ekzistuese për luftë me lajmet e rreme.

Ambasadori rus në Tiranë: Akuzat drejtuar Rusisë janë të rreme

Ambasadori rus në Shqipëri, Aleksandar Karpushin gjithë këto pretendime të shumicës parlamentare i vlerëson si të rreme dhe kërkon dëshmi për pretendimet se Rusia ndërhyn në ndodhitë në Shqipëri.

„Gjithmonë na keni akuzuar për ndërhyrje në punët e brendshme të Tiranës dhe ne kemi pritur me padurim të shohim dëshmitë. Mirëpo, miqtë tanë shqiptarë asnjëherë nuk shpallën dëshmi. Është për të ardhur keq që qeveria shqiptare shpik histori mitologjike për të arsyetuar „zënkat“ momentale në politikën e brendshme, nga e cila ne rrimë shumë larg„ – ka shkruar ambasadori rus në Tiranë.

 

Ferikan Iljazi

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.