Tani, kur Abu Bakër al Bagdadi është i vdekur, dhe vjen një trashëgimtar i rri, kjo akoma nuk domethënë asgjë për gratë e robëruara në kampin e refugjatëve Al-Hol. Kami i refughatëve „Al-Hol“ („al-Hawl“ ose „al-Hol“) është kamp refugjatësh në rrethinën jugore të qytetit al-Hol në Sirinë veriore, afër kufirit mes Sirisë dhe Irakut, në të cilin gjenden personat e shpërngulur nga teritori i okupuar nga Shteti Islamik (ISIS). Ai është i kontrolluar nga forcat demokrate siriane të mbështetura nga SHBA (SDF). Nga prilli i vitit 2019, numri i popullsisë në kamp ka qënë 74,000, duke u rritur për 10.000 në fillim të vitit. Sipas Si-En-En rreth 50.000 të qytetarëve në kampj janë fëmijë, kurse shumica prej tyre janë gra dhe 15% prej tyre janë të huaj, mirëpo bashkësia ndërkombëtare me muaj po lë anash kampin.

Kampi përsëri tërhoqi vëmendjen e botës pasi që njftouesit e Si-En-En shkuan në kamp dhe u përballën drejt për drejt me mizerinë që po ndodh në kamp. Përderisa njoftuesit u qaseshin grave, disa prej tyre bërtisnin; „Motra, mos flisni me ta“, përderisa të tjera reagonin; „Jo motër, ne kemi të drejtë të flasim“. Ato flasin njëri pas tjetrit duke shprehur një sërë ankesash. Fëmijët fillojnë të vjedhin. Nuk kanë të holla. Kushtet janë të mjerueshme. Ato duan të kthehen në shtëpi[1]. Mirëpo, reporterët e Si-En-En nuk janë të vetmit që u qasën kampit, më 14 nëntor një ekip gazetarësht nga televizioni shqiptar A2 vizituan kampin, gjithashtu duke hasur disa gra të cilat janë shtetase të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Gazetarja pati mundësinë të bisedojë me gruan e cila i bëri thirrje qeverisë për ta ndihmuar, ajo madje zbuloi dhe emrin e saj: „Quhem Revajet Shahini, e lus (qeverinë) të më nxjerrë prej këtu, mund të shihni se sa të kqija janë kushet, gjatë dimrit kushtet janë edhe më keq“, atëherë gazetarja e pyet vallë është e rrezikshme të jetosh në kamp, në të cilën ajo përgjigjet se është rrezik i madh të jesh atje. Ajo zbulon dhe se veçmë gjashtë vite është në Siri dhe se do të kthehet në shtëpi. Në një intervistë për MIA, ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski tha se nuk ësthë në linjë të njëjtë me Stejt departamentin në lidhje me rreziqet që shkaktojnë personat e kthyer nga luftërat; „Njerëzit të cilën janë të radikalizuar janë mjaftë të rrezikshëm për sigurinë e rrethanës. Flasim për njerëz të cilët kanë fituar trajnime të posaçme për të qënë në ato zona konfliktesh. Gjithçka është çështje kontrolli që duhet të zhvillohet pas kthyerjes së tyre në vend – është njësoj pa marrë parasysh vallë kthehen nga ndonjë kamp ose vallë është kthim i tyre vullnetar në teritorin e vendit.

 

Në vitin 2014 Maqedonia e Veriut solli në fuqi kodin penal 322, „Pjesëmarrje në luftë të huaj, polici, formacione paraushtarake dhe parapolicore“. Sipas Ministrisë për punë të brendshme, ka katër gra me nënshtetësi të Maqedonisë së Veriut, së bashku me shtatë fëmijë, të cilët momentalisht janë vendosur në llogoret e refugjatëve në Siri. Ministria për punë të jashtme ka  kontaktuar me dy prej tyre dhe po u ndihmon në procesin e kthimit. Procesi përmban sigurimin e dokumentave udhëtuese dhe transportit nga Siria në Maqedoninë e Veriut.

Fqinjët tanë Bosnja dhe Hercegovina do të lejojnë kthimin e gjithë qytetarëve të tyre të cilët momentalisht gjenden në kampet e Sirisë, lidhur me organizatën teroriste të Shtetit Islamik. Këtë mundësi e shpalli ministri i mbrojtjes i BiH, Dragan Mektikj, i cili të hënën pohoi se bëhet fjalë për 260 qytetarë të Bosnjës dhe Hercegovinës. Rreth njëqind qytetarë të BiH kanë marrë pjesë në operacione ushtarake, kurse të tjerët janë bashkëshortet dhe fëmijët e tyre.

Gratë të cilat duan të kthehen në BiH do të trajtohen në dakordim me konventat ndërkombëtare, kurse ata të cilët i përkasin ISIS-it do  të mbajnë përgjegjësi, edhe pos faktit që ata kanë qënë vetëm ndihmës të kësaj organizate teroriste, njoftoi agjencioni gazetar Hina. Organizatat për ndihmë paralajmërojnë se shtetet duhet të përshpejtojnë procedurat për kthimin e qytetarëve të tyre, sepse kushtet nëpër kampe janë të padurueshme, sidomos për fëmijët. Që nga fillimi i vitit, 390 fëmijë kanë vdekur në kamp nga sëmundje shëruese.

Informatat jozyrtare thonë se gratë dhe fëmijët është dashur të arrijnë në BIH verën e kaluar, kurse dokumentet për kthimin e  30 grave, 70 fëmijëve dhe reth njëqind burrave tashmë shpejt po pregatiten. Mirëpo, ky numër gjithashtu mund që lehtë të rritet. Hetimet e BIRN zbulojnë se shërbimet e sigurisë kanë zbuluar se disa nga gratë kanë qënë të përfshira në luftime në Siri, kurse disa prej tyre kanë qënë pjestare të policisë sheriate, e cila është përgjegjëse për shumë krime kundër civilëve.

Malik Garibi, ministër për punë sociale në kantonin e Sarajevës, pretendon se gratë duhet të trajtohen vetëm si viktima, transmeton Bjesak.ba; „Ata nuk kanë marrë pjesë në luftime, ata janë gra dhe fëmijë, të cilët shpesh kanë qënë viktima të formave të ndryshme të dhunës. Vetë fakti se kanë parë krime të ndryshme ka lënë në ta trauma të konsiderueshme. Kjo tregon se ata kanë qënë viktima dhe ne si shoqëri kemi mundësi të zgjedhim. Vallë do të kishim dashur ti lëmë anash ose tu lejojmë të shkelin ligjin në mënyra të ndryshme si përgjigje e traumave të mëhershme? Apo do të japim gjithçka nga vetja që ti kthejmë sa më shpejt dhe të tregojmë se ata me të vërtet janë penduar që janë bashkangjitur Shtetit Islamik“, thotë ai.

Tre nënshtetës të BiH, të cilët duan të marrin lejë për tu kthyer në vend, veçmë kanë shkruar letër në të cilën thuhet „çdokush mund të bëjë gabime në jetëт“.

Organizatat ndërkombëtare u bënë thirrje qeverive të tyre të ndërmarin aktivitete për kthimin e grave dhe fëmijëve para se të jetë shumë vonë, faktet janë të qarta; Kampi  „Al Hol“ është bombë e kurdisur!

 

Meral Musli Tajroska – psiholog, ekspert për ekstremizëm të dhunshëm dhe radikalizëm dhe aktivist për të drejtat e grave

 

[1] https://edition.cnn.com/2019/09/12/middleeast/syria-al-hol-camp-isis-intl/index.html

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.