Pandemia e koronavirusit do të përkeqësohet edhe më shumë. nëse qeveritë dështojnë të ndërmarrin veprime më vendimtare, paralajmëroi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

“Shumë shtete po lëvizin në drejtimin e gabuar,” tha Dr. Tedros Adanom Gabriezus, Drejtori i përgjithshëm.

Numri i të infektuarve po rritet në vendet ku nuk janë marrë masat e duhura ose nuk janë ndjekur masat, shtoi ai.

 

Në konferencën në Gjenevë të hënën, 13.07.2020, Dr. Tedros deklaroi se “mesazhet e përziera të udhëheqësve” minuan besimin e publikut në përpjekjet për të vënë pandeminë nën kontroll.

“Virusi mbetet armiku publik numër një, megjithëse veprimet e shumë qeverive dhe njerëzve nuk e tregojnë këtë,” tha ai.

 

Dr. Tedros theksoi se masa të tilla si distanca sociale, larja e duarve dhe mbajtja e maskave në situata të përshtatshme duhet të merren seriozisht, duke paralajmëruar se nuk do të ketë “kthim në normalitetin e vjetër në të ardhmen e afërt”.

 

Burim: BBC.com

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.