Nga vetëm 30 të rasteve tegjistruara të të infektuarve nga koronavirusi midis 19 janarit dhe 18 shkurtit, në Korenë e Jugut, situata ndryshoi në mënyrë dramatike më 18 shkurt, pasi u regjistrua pacienti i 31-të. Pacienti 31 ka marrë pjesë në meshë të bashkësisë fetare në Daegu dhe ka arritur të shkaktojë një shpërthim masiv të virusit gjatë vetëm dy vizitave në Kishën Shinhongji. Gjegjësisht, bëhet fjalë për një grua 61-vjeçare ose e njohur gjerësisht si “Pacient 31” ose “super-përhapësi” i infeksionit. Pasi në qytetin juglindor të Daegu u shfaq grupi më i madh i të infektuarve të vendit, qeveria e Koresë së Jugut urdhëroi testimin e më shumë se 200.000 pjesëmarrësve të kishës Shinhongji në të gjithë vendin. Vetëm një muaj më vonë, grupi i Kishës Shinhongji përfshiu 5.080 raste të konfirmuara të Covid-19, ose më shumë se gjysmën e numrit total të të infektuarve në Korenë e Jugut.

Nuk është e qartë se ku pacienti i 31-të është infektuar nga virusi, por në ditët para diagnozës së saj, ajo udhëtoi në vende të mbushura me njerëz në Daegu dhe kryeqytetin, Seul. Më 6 shkurt, ajo u përfshi në një aksident të vogël automobilistik në Daegu dhe u ekzaminua më vonë në një spital për mjekësi orientale. Derisa ishte në atë spital, ajo dy herë ka marrë pjesë në shërbimet e degës së kishës Jezus Shinhongji në Daegu.

Ndërmjet atyre vizitave, me 15 shkurt, mjekët e spitalit sugjeruan që ajo të testohej për koronavirus sepse kishte patur temperaturë të lartë. Në vend të kësaj, ajo ka shkuar në drekë me shoqen e saj. Ashtu siç përkeqësoheshin simptomat e saj, mjekët e këshilluan edhe një herë që ajo të testohej, kështu që më 17 shkurt, ajo u testua më në fund, dhe të nesërmen, autoritetet shëndetësore e shpallën zyrtarisht atë si rastin e 31-të të konfirmuar në vend. Në vetëm disa ditë, këto numra janë rritur në mënyrë dramatike, me çka qindra persona të Kishës Shinhongji dhe zonave përreth rezultuan pozitiv me virusin.

Qendrat për kontrollë dhe parandalim të sëmundjeve në Kore (KCDC) fillimisht morën një listë me 9.300 persona që kanë marrë pjesë në dy shërbimet e kishës Shinhongji, prej të cilëve rreth 1.200 u ankuan për simptoma të ngjashme me gripin. Mijëra raste u konfirmuan më vonë atje.

Një grup tjetër më i vogël u shfaq nga spitali i afërt në Çeongdo, rrethi pranë Daegu. Autoritetet ende po hetojnë lidhjet midis kishës në Daegu dhe shërbimit të varrimit të spitalit, në të cilin kanë marrë pjesë një numër i madh i anëtarëve të kishës nga 31 janari deri më 2 shkurt. Nëse konfirmohet, kjo do të thotë që Pacienti 31 mund të lidhet me të dy grupet.

Në fillim të marsit, udhëheqësi i Kishës Shinhongji, e themeluar në vitin 1984, kërkoi falje. “Po kërkoj falje nga njerëzit,” tha ai në një konference për shtyp. “Unë jam shumë mirënjohës ndaj qeverisë për përpjekjet e saj. Po kërkoj falje edhe nga qeveria “. Gjegjësisht, udhëheqësi 88-vjeçar i kishës, Li Man He, është gjithashtu presidenti i organizatës së quajtur Kultura Qiellore, Paqja Botërore, Pipërtrirja e Dritës – HWPL e cila është aktive edhe në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri dhe Kosovë. HWPL thotë se po punon për të promovuar paqen në Ballkan, në dritën e të kaluarës së trazuar të rajonit.

Që nga viti 2016, ajo ka organizuar konferenca dhe takime të shumta me organizatat e shoqërisë civile në rajon. Kisha aktualisht po përballet me disa padi dhe madje një hetim të mundshëm të vrasjeve.

Sipas kësaj, mjafton “vetëm një person” që situata të dalë jashtë kontrollit, nëse nuk respektohen rekomandimet e autoriteteve shëndetësore. Koreja e Jugut reagoi shpejt dhe arriti të ndalojë përhapjen e virusit, falë fushatës së tij të testimit masiv të koronavirusit, përcaktimit të rrugës së infeksionit dhe izolimit të personave të involvuar, por jo të gjitha vendet kanë mundësinë dhe resurset për të parandaluar përhapjen e infeksionit.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.