Në fillim të marsit të vitit 2020, disa media të huaja përhapën lajmet se Papa kishte COVID-19. Ky lajm u mohua shpejt dhe u konfirmua si i rremë. Cili është qëllimi I dezinformatave të këtilla?

 

Pas devijimeve të tilla në informim, ekzistojnë dy arsye kryesore:

 

а) Dramatizimi dhe ngjallja e papërgjegjshme e frikës

 

Mediat janë të vetëdijshme se lajmet shqetësuese që shkaktojnë ankth janë përmbajtja më e shikuar dhe e klikuar. Dhe në rrethana të rregullta, gazetarët shpesh përdorin triqe për të dramatizuar lajmet (e ashtuquajtur scaremongering, anglisht) në mënyrë që të shkaktojnë frikë dhe lexim të shtuar të postimeve të tyre. Temat si pandemiа dhe korona virusi për mediat janë një minierë ari për clickbait. Rastet e tilla tregojnë papërgjegjësi sociale dhe etike të gazetarëve dhe mediave, të cilët sakrifikojnë rendin dhe interesin publik për përfitime personale. Një nga pasojat e një informimi të tillë të papërgjegjshëm të mediave ishte paniku i blerjes së sendeve ushqimore në tregjet në të gjitha vendet me raste të COVID-19.

 

  1. b) Shpërndarja e planifikuar e dezinformatave

 

Një problem shumë më serioz nga lloji i mëparshëm janë fushatat e shpërndarjes së organizuar. Ato shpesh mbivendosen me llojin e parë dhe në konfuzionin e krijuar, fshihen pas tyre, gjegjësisht te ta gjoja se bëhet fjalë për raste incidente, papërgjegjësi të individëve, dukuri të izoluara dhe të ngjashme. Për shkak të dëmit të tyre shumë më të madh, ne do të përqendrohemi para së gjithash te ta.

 

Situatat e krizës kërkojnë një përgjegjësi më të madhe nga të gjithë aktorët e shoqërisë. Bartësit e pushtetit dhe institucioneve duhet të përqendrohen në punën e tyre në trajtimin e krizës dhe zgjidhjen e problemeve. Shërbimet profesionale duhet të përmbushin detyrimet e tyre nën presion të shtuar, dhe qytetarët duhet të ndjekin rekomandimet e institucioneve të menaxhimit të krizave në një mënyrë më të disiplinuar.

 

 

Çfarë ndodh me mediat?

 

Mediat, të cilat kanë një rol shumë të përgjegjshëm në shoqëri në situata krize dhe duhet të përqendrojë më shumë punën e tyre në interes të publikut. Këtë duhet ta realizojnë me informacion të saktë, në kohë dhe me përgjegjësi. Mediat duhet të vazhdojnë me ndjekje në mënyrë kritike të ngjarjeve në shoqëri dhe në situata krize, ndërsa fokusi kyç në punën e tyre duhet të jetë mbrojtja e interesit publik.

 

 

Ajo që mund të rrezikojë më shumë interesin publik në situata krize mund të bëhet në tre (3) fusha kryesore:

 

  • Shpërndarja e dezinformatave

 

Anëtarët e BE-së nuk kanë ndaluar fluturimin e aeroplanit humanitar rus

Ministri i shëndetësisë nuk operon natën gjatë pandemisë

 

  • Shkaktimi I panikut dhe rrëmujës

 

BE: Rusija shpërndan dezinformata për koronavirusin që të shkaktojë panikë në BE

Lajm i rrejshëm shkaktoi panikë te një grup më i madh i qytetarëve

 

  • Minimi i institucioneve dhe besimit ndaj tyre

 

Nuk është e vërtetë se qytetarët e Italisë heqin masivisht flamurin e BE-së

Dezinformatë për virusin korona në burgje

 

Motivet për një ndikim kaq të dëmshëm janë zakonisht politike, ekonomike ose ideologjike, por në të gjitha mënyrat e mundshme dëmet janë shumë serioze dhe lehtësisht mund të dalin jashtë kontrolle.

 

 

Nga ana tjetër, mediat përveç që duhet të jenë të kujdesshme që të mos dëmtojë funksionimin e sistemit në kohë krize, ato në të njëjtën kohë duhet të jenë të kujdesshëm që të mos bëhen mjet manipulimi nga autoritetet. Problemet më të zakonshme të këtij lloji mund të jenë fenomenet e mëposhtme:

 

 

  • Shtypje e informacioneve ose fshehja e së vërtetës

 

SHBA: Kina ka fshehur nivelin e përhapjes së virusit

 

  • Mbështetja e privimit të lirive të qytetarëve përmes informimit të njëanshëm dhe selektiv

 

Orban e shfrytëzon pandeminë që ta rrezikojë demokracinë

 

  • Gazetari pasive ose regjistruese që nuk i kontrollon informacionet

 

Dibra nuk ka mbetur pa epidemiolog

 

 

Pikërisht, në kohë krize, arritja e këtij ekuilibri në punën e mediave është shumë delikate dhe hijezon më tej linjën midis gazetarisë së përgjegjshme dhe të papërgjegjshme. Shtyllat kryesore që duhet të udhëheqin median për të arritur këtë ekuilibër duhet të jenë:

 

  • respektimi i parimit të së vërtetës

  • respektimi i parimeve të drejtësisë dhe përgjegjësisë

  • respektimi I ligjeve dhe kodet e etikës

 

Te online mediat, problemet janë edhe më të ndërlikuara.

 

Përveç dezinformimit të planifikuar për arsye politike ose të tjera, metoda e tyre e zakonshme e tërheqjes së vëmendjes dhe vizitorëve në web faqet e tyre në kohë krize, mund të jetë shumë e dëmshme. Pavarësisht nëse janë qëllimkeqe ose jo, media në internet mund të rrezikojë rendin dhe interesin publik kur nxitojnë të publikojnë informacione të paverifikuara, ndajnë përmbajtje të pabazuar mjaftueshëm me fakte ose vazhdojnë të përdorin “hile” siç janë publikime me tituj manipulueskomente joprofesionale në lidhje me krizën dhe teori të ndryshme të konspiracionit.

 

Fatkeqësisht, mënyra më e zakonshme për t’u ballafaquar me këto probleme është përmes përvojave të këqija: kur ndodh diçka shumë e padëshiruar, media mëson se ku janë linjat e kuqe të përgjegjësisë së tyre, gjegjësisht deri ku mund të shkojnë me papërgjegjshmërinë e tyre.

 

Si ta dimë kur përhapja e panikut dhe dezinformatave është e organizuar?

 

Një nga treguesit më të sigurtë për këtë është rritja e tyre e menjëhershme. Kur numri dhe vëllimi i dezinformatave rritet papritur, me këtë edhe efekti i tyre, është më se e sigurt se një shpeshtësi e tillë ka pas vetes diçka më shumë sesa përhapje spontane të spekulimeve dhe thashethemeve.

-Llojet e dezinformatave përsëriten. Edhe pse numri i tyre mund të jetë jashtëzakonisht i madh, ata në thelb janë të përqendruar në rritjen e intolerancës në shoqëri, përhapjen e panikut dhe minimin e institucioneve. Ky është qëllimi kryesor i tyre, dhe kur efekti i dezinformatave është pikërisht I tillë, dhe atë në pjesën më të madhe të këtyre fushave, ka shumë të ngjarë që kjo të mos jetë rastësi dhe që sistemi nuk destabilizohet i pakordinuar.

– Eskalim i polarizimit dhe krizës. Fushatat dezinformuese me shpeshtësinë, koordinimin dhe kontinuitetin e tyre synojnë të rrisin ndarjet sociale dhe të krijojnë konflikte. Krizat janë të mundshme në të gjitha shoqëritë, por kur media është përgjegjëse për vetë krizat, për krizat e tilla kryesisht ekziston dyshimi I bazuar se ato nxiten nga dezinformimi i organizuar.

 

 

Në fund vetëm të theksojmë se nuk ka ndonjë imperativ moral që do të lejonte përdorimin e dezinformatave për çfarëdo qëllimi. Përpjekjet për të krijuar një perceptim se ekziston “dezinformim i bardhë”, si ndonjë homolog i gënjeshtrave të bardha është plotësisht i gabuar. Dezinformatat do të jenë gjithmonë të zeza dhe negative, dhe sigurisht, shumë mjete të dëmshme, shpesh edhe për ata që i përdorin ato si armë për ndonjë luftë.

 

Sead Xhigal,

prill 2020

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.