Kurdoherë që Maqedonia e Veriut lavdërohet, diçka ndodh që padyshim synon të zhvendos vëmendjen e publikut nga anëtarësia e saj historike me të drejta të plota në Aleancën e NATO-s. Pasi narracioni dezinformues i 27 marsit (dita kur Republika e Maqedonisë së Veriut u bë anëtare e plotë e NATO-s) i cili përbëhej nga gënjeshtrat se zogjtë në Maqedoninë e Veriut po vdesin nga 5G – u demaskua, në vend të kësaj shohim postim në Twitter nga Ambasada Ruse në Shkup me dezinformatë të re në ditën kur aeroplanët amerikanë fluturuan mbi Shkup për të përshëndetur anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Vetëm rastësi…?

Titulli origjinal BOMBË! SHIHNI REAGIMIN E PUTINIT! AEROPLANËT E NATOS TË CILËT PO FLUTURONIN MBI VENDIN TONË JANË PËRPJEKUR TË AFROHEN NË TERRITORIN RUS!

Screenshot nga artikulli i publikuar në mkdpress.site, web-faqe anonime e regjistruar që nuk ka domen MK, dhe që rregullisht publikon dezinformata dhe madhëron Putinin.

Më 29 maj të vitit 2020, Agjensia shtetërore ruse e lajmeve TASS, duke cituar zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes Ruse, ka publikuar artikull me titull “Aeroplanët luftarakë rus u mobilizuan me shpejtësi (scrambled) për t’ua zënë rrugën bombarduesve amerikanë mbi Detin e Zi“. Në tekst thuhet se “aeroplanët luftarakë Su-27P dhe Su-30SM nga njësitë e aviacionit për përgjigje të shpejtë të Qarkut Ushtarak Jugor janë mobilizuar me shpejtësi për t’ua zënë rrugën bombarduesve” mbi ujërat neutrale të Detit të Zi, të cilët kinse kanë lëvizur drejt kufirit rus.  Video se si aeroplani rus ia zë rrugën bombarduesit B-1B, e publikuar nga Ministra e Mbrojtjes Ruse, u përdor për t’a promovuar këtë ngjarje. Ky lajm është marrë nga Russia Today dhe u publikua në Twitter si informacion nga ana e Ambasadës Ruse në Shkup.

 

Aktorët dhe dezinformatat e Kremlinit

 

Më 29 maj, agjensia ruse e lajmeve Russia Today publikoi artikull me “videon” e zënies së rrugës, duke pretenduar se “aeroplanët ua kanë zënë rrugën bombarduesve amerikanë në një ‘distancë të sigurtë’, e cila rezultoi me ndryshim të trajektores (kursit) të bombarduesve”. Në të njëjtën ditë, agjensia shtetërore ruse e lajmeve TASS publikoi artikull ku i shpjegon “detajet” e zënies së rrugës (kapjes) që ka ndodhur gjatë misionit Forca Speciale Bombarduese Evropë (Bomber Task Force Europe), e drejtuar nga forcat amerikane dhe aleate. TASS citon zyrtar të lartë anonim të Ministrisë së Mbrojtjes Ruse si burim të informacionit. Pas një kohe të shkurtë, Ambasada Ruse në Shkup postoi në llogarinë e saj zyrtare në Twitter për ngjarjen.

Vetëm disa minuta pas postimit në Twitter, titulli i artikullit “bombastik” flet për reagimin e supozuar të presidentit rus Vladimir Putin ndaj “aeroplanëve të NATO-s që fluturojnë mbi vendin tonë” sepse gjoja “u përpoqën të afroheshin në territorin rus”. Ky artikull është një nga të paktët pa tekst dhe përmban screenshot (17:41) nga postimi në Twitter i Ambasadës Ruse në Maqedoninë e Veriut. Web-faqja mkdpress.site është web-faqe anonime e regjistruar që nuk ka domen MK, dhe që rregullisht publikon dezinformata dhe madhëron Putinin.

 

Në lidhje me misionin me varg të gjatë të bombarderëve B-1B

 

Sipas komunikatës për shtyp të Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, më 29 maj të vitit 2020, “dy bombardues B-1 Lanser, nga baza e aviacionit Ellsworth në Dakotën e Jugut, ishin në mision strategjik në Evropë dhe në rajonin e Detit të Zi”. Gjenerali Jeff Harrigan, Komandant i Forcave Ajrore të SHBA në Evropë dhe Afrikë, theksoi se “prania e integruar e bombarduesve tanë në Evropë dëshmon se SHBA, së bashku me aleatët ose partnerët e tjerë, janë të gatshëm për përgjigje dhe nëse është e nevojshme, mund t’i përdorin bashkarisht këto kapacitete”. Sipas Gjeneralit Tod D. Wolters, Komandant i Komandës Evropiane të SHBA, misionet e bombarduesve “u demonstrojnë aleatëve tanë të NATO-s, përfshirë edhe anëtarit më të ri – Maqedonia e Veriut – që këto misione strategjike përmirësojnë gatishmërinë dhe stërvitjen e nevojshme për t’iu përgjigjur çdo krize potenciale apo sfide në botë “.

Kjo është hera e parë që një mision i bombarduesve të integrohet me aeroplanët ukrainas Su-27 dhe MiG-29, si dhe KC-135 të Turqisë. Fluturimi gjithashtu përfshinte integrim dhe stërvitje për ndërveprim me aeroplanët polak F-16 dhe MiG-29, si dhe aeroplanët rumunë F-16 dhe MiG-21, të cilat ishin shoqërues dhe bënin patrullimin në rajonin e Detit të Zi. Për më tepër, bombarduesit B-1 u integruan me aeroplanët grek F-16 për një fluturim mbi Shkup, Maqedonia e Veriut.

Aeroplanët polakë F-16 dhe MiG-29 shoqërojnë bombarduesit B-1B Lanser gjatë misionit për stërvitjen Forca Speciale Bombarduese Evropë (Bomber Task Force Europe), 29 maj 2020.
Aeroplanët ukrainas Su-27 Flanker dhe MiG-29 Fulcrum shoqërojnë dy bombardues B-1B Lanser gjatë misionit për stërvitjen Forca Speciale Bombarduese Evropë (Bomber Task Force Europe), 29 maj 2020.
Aeroplanët rumunë F-16 shoqërojnë dy bombarduesit B-1B Lanser gjatë misionit për stërvitjen Forca Speciale Bombarduese Evropë (Bomber Task Force Europe), 29 maj 2020.

Për dezinformatën

 

Siç shihet nga fotot, gjatë gjithë misionit trajnues (stërvitjes) për Forca Speciale Bombarduese Evropë (Bomber Task Force Europe), si dhe gjatë fluturimit mbi Shkup, bombarduesit B-1B janë shoqëruar vazhdimisht nga aeroplanë luftarakë të aleatëve. Gjithashtu, ajo që bie në sy nga këto foto është se bombarduesit kanë fluturuar në çift gjatë gjithë fluturimit.

Në videon e publikuar nga Ministria e Mbrojtjes Ruse, mund të shihet vetëm një bombardues B1, që I është zënë rruga nga 2 aeroplanë rusë të llojit “Sukhoi”.

Artikulli i TASS është jokonsistent. Në tekst ka disa konkludime të dukshme, si për shembull që bombarduesit amerikanë kanë fluturuar mbi ujërat ndërkombëtare, në një distancë të konsiderueshme nga kufiri rus, në një mision që u njoftua në mënyrë transparente. Që këtu, fjalori i përdorur, si “identifikimi i synimeve”, “zënie e rrugës (kapje)”, “të pazbuluar nga radari”, e bën këtë artikull manipulues, pasi shtrembëron faktet dhe e çon publikun në përfundim të gabuar. Nëse lexuesi nuk informohet për ngjarjen nga një burim i besueshëm, ai mund të marrë përshtypjen se një incident i rëndë ka ndodhur në hapësirën ajrore mbi Detin e Zi. Për të përforcuar këtë narracion dezinformues për “epërsinë ushtarake ruse”, Ministria e Mbrojtjes Ruse ka publikuar video, e cila siç duket i referohet një ngjarje tjetër të së kaluarës, sepse në të nuk janë disa nga aeroplanët që ishin pjesë e stërvitjes.

 

Provokimi

 Ambasada e Federatës Ruse në Shkup ka përdorur këtë ngjarje për t’a provokuar  Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë së Veriut, në atë mënyrë që këtë ngjarje e paraqet si incident. Në postimin e tyre në Twitter, ndër të tjera, ata kanë etiketuar edhe Ministrinë e Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut. Ky provokim ndodhi në ditën kur aleatët e NATO-s përshëndetën anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

Rusia është e njohur për provokimet e saj ndaj shteteve sovrane dhe shkeljen e hapësirave të tyre ajrore. Për shembull, në mars të vitit 2020, bombarduesit rusë u kapën nga Aviacioni Mbretëror i Britanisë së Madhe në hapësirën ajrore në Irlandë, për shkak të shkeljes së hapësirës ajrore ndërkombëtare të kontrolluar nga Aviacioni Irlandez. Sipas NATO-s, vetëm në vitin 2019, pothuajse 300 herë, aeroplanët rusë janë kapur në hapësirën ajrore evropiane.

Duke marrë në konsideratë rolin e Rusisë në periudhën para Referendumit, si dhe të gjitha deklaratat e bëra nga zyrtarët dhe diplomatët rusë në Maqedoninë e Veriut dhe në rajon, duket se anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO është diçka që e shqetëson dhe do ta shqetësojë Rusinë në të ardhmen. Përveç anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO, ekzistojnë edhe dy gjëra të tjera lidhur me këtë mision që shkaktuan reagim nga Rusia. Fluturimi i parë i rajonit në histori, ku aeroplanët luftarak ukrainas i shoqëronin bombarduesit, si dhe fakti se përkundër ftohjes së marrëdhënieve midis Uashingtonit dhe Ankarasë, aviacioni turk morri pjesë në mbushjen e aeroplanëve me karburant. Që nga krijimi dhe vendosja e kësaj stërvitjeje, kjo stërvitje paraqet unitetin e fortë të anëtarëve të NATO-s dhe lidhjen shumë të fortë me vendet që nuk janë anëtare të NATOS në Evropë dhe në botë.

Kurdoherë që Maqedonia e Veriut lavdërohet, diçka ndodh që padyshim synon të zhvendos vëmendjen e publikut nga anëtarësia e saj historike me të drejta të plota në Aleancën e NATO-s. Pasi narracioni dezinformues i 27 marsit (dita kur Republika e Maqedonisë së Veriut u bë anëtare e plotë e NATO-s) i cili përbëhej nga gënjeshtrat se zogjtë në Maqedoninë e Veriut po vdesin nga 5G u demaskua, në vend të kësaj shohim postim në Twetter nga Ambasada Ruse në Shkup me dezinformatë të re në ditën kur aeroplanët amerikanë fluturuan mbi Shkup për të përshëndetur anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Vetëm rastësi…?

Nga kjo që u përmend më sipër, mund të konkludohet se nuk ka pasur asnjë shkelje të asnjë protokolli apo norme ndërkombëtare, përveç përpjekjes së Kremlinit dhe mediave shtetërore ruse për të abuzuar dhe manipuluar këtë ngjarje.

 

Kontrolloni para se të shpërndani!

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.