SKANDAL ËSHTË PUBLIKIMI I LAJMEVE PA KONTROLLUAR FAKTET

Dezinformata nr:

#143

Data:

07.06.2020

Portali:

vecer.mk

Koha për lexim:

4 мин.

Titulli origjinal: SKANDAL: 2/3 e fituesve të vauçerëve nga qeveria janë Shqiptarë, 16% Maqedonas, Romë 11%…?

 

Më 7 qershor të vitit 2020 portali Vecer.mk publikoi tekst me titull: SKANDAL: 2/3 e fituesve të vauçerëve nga qeveria janë Shqiptarë, 16% Maqedonas, Romë 11%…?.

Lajmi i njëjtë me thuajse tituj dhe përmbajtje identike, u publikua dhe nga disa portale të tjera mes së cilave dhe : Vesnik.com, Infomax.mk. , Zase.mk, Signal.mk, Magazin.mk.

Në tekst shkruan se: “afër dy të tretat ose 64 % e fituesëve të vauçerëve nga qeveria për ndihmë për shkak të koronavirusit janë Shqiptarë etnikë. Sipas infografikut të Qeverisë 16 përqind të fituesve janë Maqedonas kurse pas tyre vijojnë Romët me 11%, Turqit me 7% dhe Boshnjakët me 1%. Infografiku i publikuar tregon se asnjë Vllah ose Serb nuk do të fitojë kartelë për vauçer nga Qeveria…

Këtë tregon dokumenti (fotografia me infografikun) i cili u shfaq në rrjetet sociale, kurse gjojase ka origjinën nga data baza elektronike e qeverisë.

Sipas burimit të infografikut, gjoja se me këtë plan të Qeverisë bëhet tentim për mitosje zgjedhore nëpërmjet identifikimit të votuesve të cilët në shkëmbim për vauçerin e fituar do të japin votën për LSDM-në.

Fotografia me infografikun e cila shfaqet si “dëshmi” në të cilën janë bazuar portalet që kanë publikuar lajmin, nuk ka origjinën nga Qeveria dhe nuk paraqet dokument qeveritar ose plan nga databaza elektronike qeveritare.

Në këto informata të rreme, që atë ditë reagoi Qeveria e RMV me publikim në faqen e tyre zyrtare në facebook.

Në reagim thuhet se numrat dhe kuotat të cilat plasohen nëpërmjet portaleve të caktuara dhe rrjeteve sociale nuk janë të sakta, si dhe se as nuk është e mundur të llogariten në mënyrën që janë prezantuar.

Listat e përdoruesve të cilët do të fitojnë kartela paguese vendase „Blej vendase“ dhe vauçerë për turizëm vendas do të publikohen gjatë javës së ardhëshme”.

Të dhënat e këtilla të pasakta janë tendencizoze, manipulative dhe kanë për qëllim të dezinformojnë popullatën. Qytetarët që do të fitojnë kartela paguese vendase, si dhe vauçerë janë qytetarë të cilëve u nevojitet ndihmë për të tejkaluar krizën, si persona të papunësuar, pranues të ndihmës sociale dhe qytetarë me të ardhura mujore të ulëta”.

 

Më 10 qershor të vitit 2020 është publikuar lista finale në web faqen www.kupuvamdomasno.gov.mk, kurse veçmë po shtypen dhe kartelat e para dhe së shpejti do të fillojnë tu ndahen përdoruesve,  kështu u prezantua nga ana e ministres për financa, Nina Angellovska. në konferencën për shtyp të mbajtur më 10 qershor.

Ajo deklaroi se kartelë paguese vendase do të përdorin 324.479 persona. Kartelat do të ndahen më së voni deri më 18 korrik kurse duhet të përdoren deri më 15 gusht.

 

Duke pasur parasysh se në momentin kur është publikuar teksti, kartelat akoma nuk kanë qënë të ndara, mund të thuhet se bëhet fjalë për lajm manipulativ, i cili ka për qëllim të shkaktojë përçarje dhe jotolerancë etnike, si dhe prishje të marrëdhënieve. Njëkohësisht nxitet dhe mosbesim në institucionet e sistemit.

 

Në këtë rast gazetarët nuk janë përpjekur të kontrollojnë informatën nga burimet zyrtare, por janë shërbyer me fotografi manipulative, që është në kundërshtim me Kodeksin gazetaresk sipas të cilit saktësia e informatës duhet të kontrollohet sa të jetë e mundur.

 

Tekstet e këtilla dezinformative janë pjesë e një narracioni të rrezikshëm i cili mes tjerash ka për qëllim të nxisë jotolerancë etnike, si dhe mosbesim në sistem dhe procese.

Leave a Reply

Share via
Copy link
Powered by Social Snap