PËRSHKRIMI I DIZINFORMIMIT

Titulli origjinal: Shuplakë për NATO-n dhe Amerikën. Supertanku rus pregatitet për eksportim: Shumë vende duan të përforcojnë armatat e tyre me këtë mrekulli ushtarake.

 

Më 9 qershor të vitit 2020, në web portalin index24.mk u publikua artikull me titull „Shuplakë për NATO-n dhe Amerikën! Supertanku rus pregatitet për eksportim: Shumë vende duan të përforcojnë armatat e tyre me këtë mrekulli ushtarake.“ Në artikullin e lëndës bëhet fjalë për, siç thotë autori, tankun rus “revolucionar” T-14 Armata i cili është “mrekulli ushtarake“. I njëjti do të fillojë të eksportohet në vitin 2021, kurse për momentin ekspertët gjoja shqyrtojnë se „cilat teknologji do të mund tu shiten të huajve, kurse cilat teknologji të përparuara do të vendosen në tank.“ Së tejmi në tekst numërohen gjithë shtet potenciale të cilat mund të jenë blerës të tankut.Link nga lajmi origjinal këtu.

FAKT/E

Tanku T-14 Armata paraqet tankun më të rri ushtarak të Federatës Ruse. Bëhet fjalë për tank modern mjaft të sofistikuar, i cili pritet në jetë e ardhmja e Armatës Ruse në pjesën e tanqeve për beteja kryesore. Të paktën kështu qëndron në njoftimin e Kremlinit zyrtar. Megjithatë, sa dhe të tingëllojë senzacionalisht titulli i artikullit lëndë, një sërë faktesh tregojnë se nuk është gjithçka ashtu ‘rozë’.

Në vitin 2015, gjatë zhvillimit të paradës ushtarake në Ditën e fitores (9 maj) në Moskë, tanku ka shfaqur probleme të caktuara teknike dhe nuk ka mundur të lëvizë. Pas lëvizjes së tankut, udhëheqësi i paradës ka deklaruar se nuk bëhet fjalë për defekt, por gjoja se për ‘’event të planifikuar’’ dhe se qëllimi ka qënë të tregohet evakuimi eventual i tankut. Duke marrë parasysh se tanku ka shfaqur probleme teknike në kushte të aktiviteteve joluftarake, mund vetëm të imagjinojmë se çfarë rezultate ky tank do të shfaqë në kushte luftarake.

 

Për shkak të kohës së nevojshme për testim dhe operacionalizim të suksesshëm të pajisjeve mjaftë të sofistikuara të vendosura në tank, si dhe çmimit të lartë për prodhim, Federata Ruse vendosi të fokusohet në përmirësimin e modeleve më të vjetra të tanqeve si Т-72, Т-80 dhe Т-90. Mirëpo, e vërteta është se deri më tani janë shfaqur disa probleme me pjesë të ndryshme të tankut: (1) motorin, (2) ndryshimin e shpejtësive dhe (3) vizioni ntermal, ejt.

Për shkak të çmimit të tij gjigand vonohet shumë me prodhimin e planifikuar, për këtë arsye afati u vazhdua për 5 vite, deri në vitin 2025, kurse deri më tani janë prodhuar vetëm disa tanqe të tilla. Për ilustrim, ky tank akoma nuk është në përdorim zyrtar, kurse prova e parë është bërë në Siri. Së këtejmi, 2,300 tanqet e njoftuara fillimisht deri në vitin 2025 paraqesin mision të pamundur financiar dhe teknik. Madje dhe kryetari i komitetit për mbrojtje të Domës, Aleksander Sherin, pranon se tanku është shumë i shtrenjtë.

Në vitin 2015 – 2016 vlerësimet kanë qënë se një tank i këtillë kushtron mes $5.38 milonë dhe $9.42 milionë. Në të duhet të shtohet dhe pandemia e koronavirusit, e cila plotësuesisht do të vështirësojë arritjen e afateve të caktuar në lidhje me tankun. Është me rëndësi të theksohet se tanku rus T-14 Armata akoma nuk ka filluar të eksportohet, edhe pse siç thotë ministri rus për industri dhe tregëti Denis Manturov, Federata Ruse veçmë ka porosi preliminare për këtë tankt.

Т-14 Armata akoma nuk ka garuar në garat ndërkombëtare të tanqeve, ku tanku gjerman Leopard është më dominanti në vitet e fundit. Përveç kësaj, tanku gjerman Leopard dhe përmirësimet e tij janë lloji më i përdorur i tanqeve për beteja kryesore në mbarë botën. Së këtejmi, është i pasaktë konstatimi se T-14 Armata është superior në çfarëdo aspekti kur këtë nuk e ka dëshmuar në kushte luftërash ose ushtrime ushtarake në teren me tanqe konkurente.Kur jemi te kapacitetet ushtarake dhe superioritetin e NATO-s, SHBA-ve dhe Rusisë, ekipi i F2N2.mk veçmë ka hulumtuar për këtë temë. „Aleanca veriore atlantike posedon kapacitete mbrojtëse ushtarako-teknologjike për tu përgjigjur në çfarëdo lloji kërcënimi ose agresioni eventual nga ana e Rusisë mbi cilin do vend-antar të NATO-s. Më saktë, proporcioni i forcave mes NATO Aleancës dhe Rusisë llogarit 3,44 : 1“.

 

Si përfundim, ekipi i F2N2 e vlerëson këtë tekst si shembull klasik për propagandë ruse dhe dezinformatë e cila ka për qëllim diskreditimin e NATO aleatëve. Autori përdor burim selektiv i cili përhap anti-NATO narracione, kurse nëpërmjet shtrembërimit të fakteve, këmbëngul të paraqesë Rusinë si superforcë ushtarake e cila ka superioritet ushtarak mbi NATO Aleancën.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.