PËRSHKRIMI I DIZINFORMIMIT

Më 22 mars të vitit 2020, portali Lider publikoi një lajm me të cilin shpreh bindjen se në aeroportin e Shkupit, ndonjë aeroplan “misterioz” ka sjellë ndonjë dërgesë, dhe se pas gjysmë orësh, e ka lëshuar aeroportin. Në tekst thuhet se dërgesat që janë sjellë me këtë avion askush nuk tregon se çfarë janë dhe prej ku janë, dhe shtrohet pyetja se si në kohë kur aeroporti në Shkup është i mbyllur për shkak të virusit Korona, në pistë ende aterojnë avionë të shteteve të tjera.Portali ka publikuar edhe fotografi nga avioni i cili ka ardhur nëpërmjet Anglisë dhe Austrisë.

Dy ditë pas tekstit të publikuar në portalin Liderë, më 24.03.2020, portali  makedonskivesnik.mk ka publikuar një postim të profesoreshës Tanja Karakamisheva, e cila pyet “çfarë u sollën “miqtë” tuaj?”.

FAKT/E

Është fakt se më 19 mars të vitit 2020, në aeroportin e Shkupit, ka ateruar një aeroplan për transport mallrash, diçka që nuk është e ndaluar, pasi sipas vendimit të Qeverisë, aeroporti është i mbyllur vetëm për udhëtarë, e jo edhe për dërgesa të ilaçeve, ushqimit dhe produkteve të tjera të nevojshme për jetesën e qytetarëve.

Në një përgjigje për F2N2, nga TAV Maqedoni thonë se aeroporti është i mbyllur vetëm për fluturime me udhëtarë. Duke iu referuar vendimit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut nga 16.03.2020 rikujtojnë se ekzistojnë disa fluturime që përjashtohen nga ndalesa për ardhje në aeroport siç janë fluturimet për nevoja mjekësore, ushtarake e të tjerë.

 

Përgjigje e TAV Maqedoni për F2N2

“Në pajtueshmëri me vendimin e Qeverisë, Aeroporti ndërkombëtar i Shkupit është i mbyllur për fluturimet me udhëtarë. Prandaj, për të gjitha informatat lidhur me llojet e fluturimeve që janë të përjashtuara, siç janë : ato kargo, shtetërore, ushtarake, mjekësore, sanitare dhe humanitare, ju lutem që të kontaktoni autoritetet kompetente shtetërore”

 

Edhe pse një numër i madh i shteteve evropiane i kanë mbyllur aeroportet dhe kufijtë, në ueb faqen e    flightradar  ku paraqitet i gjithë komunikacioni ajror nëpër botë, shihet se rreth Evropës ka një lëvizje të madhe, për dallim prej Maqedonisë së Veriut ku duket vetëm një aeroplan.Fotografia e vendosur më lartë është shkrepur më 26 mars të vitit 2020, në orën 16:00.

 

Këtu mund të gjeni një analizë të pothuajse të gjitha vendeve në botë që kanë vendosur të mbyllin aeroportet për pasagjerë, por të hapur për aeroplanët e ngarkesave për të parë që Maqedonia e Veriut nuk është përjashtim

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.