PËRSHKRIMI I DIZINFORMIMIT

Titulli origjinal: GORDANA GOXHO : VALLË TË QESH APO TË QAJ? OSHB MBËSHTET ,,PROTESTAT KUNDËR RACIZMIT”!Sipas Facebook profilit të Goxho, askush nuk mund të shpëtojnë nga „ekspertiza detektive“ e saj në zbulimin e „Globalistëve“ të cilët angazhohen për shkatërimin e njerëzimit. Këtu janë përfshirë Hilari Klinton, OSHB, Soros, Mbretëresha Elizabeta, Satanizmi, si dhe fajtori kujdestar i gjithë teoricientëve të konspiracionit, Bill Gejts.

Ajo në Facebook profilin e saj shpërndau fotografinë në vijim me status në të cilin thotë „Vallë të qaj apo të qesh? SHIKONI JU LUTEM OSHB, i njëjti trup kontroverz dhe gjykues, të cilit disa shtet i ndaluan financimin për shkak të veprimit të pandërgjegjshëm, atë të cilën e ndjekim si të verbër në masat për mbajtjen e maskave dhe në numërimin e viktimave NGA ose ME të ashtuquajturin KOVID, I MBËSHTET PROTESTAT KUNDËR RACIZMIT! Cilin racizëm bre, alo? Me protestat e ANTIFA-s fashiste, Tramp vetëm fitoi më shumë votues nga popullata afroamerikane, flet dikush për këtë?…“

Linkun nga artikulli origjinal mund ta gjeni këtu.

FAKT/E

Fillimisht, bëhet fjalë për onlajn portal i cili regullisht publikon teori konspiracioni dhe përmbajtje anti-perëndimore, Botë e Lirëkurse gjithashtu shpesh shpërndan Facebook statuse të personave të njohur dhe të panjohur për publikun. Publikimi i tyre i fundit është statusi i Gordana Goxho, e cila dominonte në protestin kundër 5G, koronavirusit dhe vaksinimit të obligueshëm, i cili u mbajt më 31 maj para ndërtesës qeveritare.

Drejtori gjeneral i Organizatës shëndetësore botërore d-r Tedros Adhanom Geberejesus në selinë e organizatës në Gjenevë në Zvicër mbajti konferencë në të cilën u shpreh se mbështetet lëvizja globale kundër racizmit dhe mohoet çdo formë diskriminimi.

Duke u bazuar në protestat që filluan në mbarë botën, pas vdekjes së afroamerikanit Xhorxh Flojd si rezultat i dhunës policore më 25 maj në qytetin Mineapolis në SHBA, Gebrejesus shprehu konstatimin në vijim:

“Organizata shëndetësore botërore (OSHB) tërësisht mbështet lëvizjen globale për barazi dhe kundër racizmit. Mohojmë çdo formë diskriminimi.”

Gebrejesus bëri thirrje për zhvillimin e protestave në mbarë botën në mënyrë të sigurtë dhe shtoi se: “Sa më shumë të mundeni mbani distancë prej një metër nga të tjerë, pastroni duart tuaja, mbuloni kollin dhe nëse merrni pjesë në protesta mbani maska.”

Ekipi i F2N2 vlerëson se është ironike ajo që Goxho revoltohet për mbështetjen e OSHB-së për të drejtën e çdo qytetari për protestim, duke marrë parasysh që ajo vetë gëzoi të drejtën e protestimit më 31 Maj para Qeverisë. Ekipi i F2N2 e vlerëson këtë tekst si lajm të rremë i cili ka për qëllim të krijojë hutim te populli dhe rekomandon që të dhënat që përmban teksti të merren me dozë të rezerve.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.