Përveç masave të ashpra në vend, një banor i Aktau dyshohet se u hodh nga një dritare e katit të tretë dhe theu kurrizin derisa po përpiqej të ikë nga një ndërtesë, ku ai u ngujua përderisa po vizitonte familjarët. E gjithë ndërtesa u stampua pasi një çift i moshës së mesme të një prej apartamenteve rezultoi pozitiv për KOVID-19, sipas raportimeve të mediave. Por, e vërteta është se një video tjetër ka dalë në sipërfaqe që konfirmon se administrata e qytetit Aktau me të vërtetë ka mbyllur dyert hyrëse të apartamenteve nga jashtë.

Besoj se shumë njerëz kanë dëgjuar për librin “Shkronja e Kuqe” të Nathaniel Hawthorne. Nëse jo, më lejoni t’ju jap një përshkrim të shkurtër të asaj se për çka bëhet fjalë; Në Shkronjën e Kuqe, ideja e mëkatit dhe ndëshkimit është tema kryesore e romanit, dhe Hester Prin është personazhi kryesor, dhe ajo ndëshkohet për mëkatin e saj të tradhëtisë, kështu që ajo është e markuar me shkronjën e kuqe A, të cilën duhet ta mbajë gjatë gjithë kohës. Përkufizimi i shkronjës së kuqe është një shenjë identifikimi ose shenjë e vendosur për dikë që ka kryer tradhëti.

Ju mund të pyesni veten se përse po e përmend këtë libër, gjegjësisht në disa pjesë të Kazakistanit, autoritetet kanë vendosur masa karantine në një “nivel më të lartë”, duke mbyllur qindra banorë në shtëpitë e tyre. Një gazetar lokal në Kazakistan, Petr Trotsenko deklaroi për Shiu (Rain), kanalin e pavarur televiziv dhe Radio Azatik, i cili është pjesë e Radio Evropa e Lirë / Radio Liberty, për këtë ngjarje. Fotografitë dhe videot e shpërndara përmes mediave sociale treguan dyert hyrëse të ndërtesës të mbyllura nga jashtë. Në këto dyer u shtuan hapje të vogla drejtkëndëshe, të ngjashme me ato në qelitë e burgut, përmes të cilave mund të kalojnë ushqimet dhe lëndët e tjera bazike.

(Fotografi nga publikimi në Facebook ku tregohen dyert e mbyllura të ndërtesave në Kazakistan, si pjesë e masës kundër KOVID-19).

Kazakistani, ish republikë sovjetike në Azinë Qendrore, ishte vendi i parë në rajon që u prek nga pandemia e koronavirusit, ndërsa tre rastet e para u konfirmuan në 13 mars. Tani, më shumë se një muaj më vonë, statistikat e koronavirusit në vend kanë mbetur relativisht të ulëta: Që nga 17 prilli, Kazakistani, me një popullsi totale prej 18.7 milion, kanë raportuar 1.498 raste pozitive të KOVID-19 dhe 17 raste vdekjesh.

Vendi ndërmorri masa restriktive për luftë kundër përhapjes së KOVID-19. Qeveria ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme dhe në nivel nacional ka t’u futur masa për mbylljen dhe qëndrimin në shtëpi nga mesi i marsit, kjo ishte madje edhe përpara se vendi të regjistronte viktimën e parë të koronavirusit.

I vendosur në brigjet e Detit Kaspik dhe dikur një qytet “sekret” sovjetik për minierat e uraniumit, Aktau tani është një qendër nafte në Kazakistan. Revista “Forbes” e përshkroi qytetin si “një korridor të shkëlqyeshëm për Rrugën e Re të Mëndafshit”.

Përveç masave të ashpra në vend, një banor i Aktau dyshohet se u hodh nga një dritare e katit të tretë dhe theu kurrizin derisa po përpiqej të ikë nga një ndërtesë, ku ai u ngujua përderisa po vizitonte familjarët. E gjithë ndërtesa u stampua pasi një çift i moshës së mesme të një prej apartamenteve rezultoi pozitiv për KOVID-19, sipas raportimeve të mediave.

Më 4 prill, administrata e qytetit Aktau u përpoq të mohojë pretendimet në mediat sociale, duke thënë në faqen e zyrtare të Instagramit se këto ishin “të pasakta”. “Kishte shumë informacione të pasakta që qarkullonin në mediat sociale nga njerëz që pretendonin se dyert janë të mbyllura, me vetëm një vrimë të vogël në to,” tha udhëheqësi i qytetit Aktau në një deklaratë në gjuhën ruse.

Sipas agjencisë online të lajmeve “Nur.kz“, udhëheqësi i qytetit të Aktau në postimin e tij në Instagram pretendon se dera e hyrjes së njërës prej ndërtesave, fotografia e së cilës u publikua në internet, nuk ishte e mbyllur nga jashtë. Në vend të kësaj, ai thotë, “vetëm se mekanizmi për mbyllje (brava) është vendosur nga jashtë”.

Administrata e qytetit Aktau publikoi një video ku shihet një person që mban pajisje mbrojtëse se si e hap derën e rëndë metalike nga jashtë. Një person tjetër është filmuar se si tundte bravën e e derës së saposalduar për të dëshmuar se mund të hapet. Por, e vërteta është se një video tjetër ka dalë në sipërfaqe që konfirmon se administrata e qytetit Aktau me të vërtetë ka mbyllur dhe stamposur dyert hyrëse të apartamenteve nga jashtë.

Sikur të mos mjaftonte ajo që njerëzit po përpiqen të bëjnë gjithçka që munden për t’i përmbahen situatës së re të krijuar, administrata në Kazakistan po i keqëson gjërat duke shkelur të drejtat e njeriut dhe duke gënjyer publikun për masat e ashpra.

 

Meral Musli Tajroska – psikologe, konsultate për ekstremizmin e dhunshëm dhe radikalizmin, aktiviste për barazi gjinore.

 

Burime: Polygraph.info

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.