Portali relativisht i panjohur Njuz.info publikoi artikull të nënshkruar nga Dik Çejni titulli i të cilit thotë: (FOTOGRAFI) TAKIM MES SASHO MIJALLKOV DHE ZORAN ZAEV NË MERIOT? Vallë po nënshkruhet koalicion i rri zgjedhor???.  I njëjti tekst u transmetua edhe nga portali Analitikum.mk. Në tekst thuhet se gjoja kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev ka qënë në një restorant të caktuar në qendër të Shkupit në shoqërinë e ish drejtorit të DZK-së, Sasho Mijallkov. I gjithë teksti është shkruar në formë pyetësore. Hapen një sërë teorish konspiracioni: vallë bëhet fjalë për ndonjëfarë pajtimi, vallë është bërë pazar zgjedhor për vota, vallë është nënshkruar koalicion zgjedhor dhe ngjajshëm. Është publikuar fotografi nga automobil Porshe me targa regjistrimi të Strumicës, për të cilin pretendohet se është në pronësi të Zaevit.

Për pronësinë nuk do të polemizojmë, por nuk mund të shmanget fakti që askush nuk mban maskë mbrojtëse në këtë kohë të koronës, asnjë nga personat të fotografuar së bashku me automobilin. Ky fakt vetëm vërteton se fotografia nuk është bërë në këtë periudhë. Fotografia e publikuar në vijim paraqet kolazh prej 3 fotografish në të cilat shihet restoran në qendër të Shkupit, brendësia e një kafeneje/restorani në të cilën është vendosur dhe fotomontimi nga takimi i Zoran Zaevit me Sasho Mijallkovin.

Nuk duhet njeriu të ketë njohuri të mëdha forenzike për të hasur se enterieri përndryshe tavolina në të cilën janë ulur dy persona në fotografinë e madhe dallon nga ajo e fotomontimit nga takimi fiktiv për të cilin tregohet me shigjetë. Fakte të tjera të cilat dëshmojnë se bëhet fjalë për lajm të rremë është ajo që personat që gjenden në lokal janë relativisht të veshur mirë për këto ditë të nxehta, në asnjë tavolinë nuk ka mjete antibakteriale gjë që është e detyrueshme gjatë pandemisë botërore të koronavirusit. Brendësia e lokalit nga fotografia dallon nga brendësia e lokalit për të cilin pretendohet se ka ndodhur takimi. Si përfundim, ju prezantojmë fotografinë origjinale dhe atë të fotomontuar, kështu vlerësoni vetë se cili takim me të vërtetë ka ndodhur.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.