Në pjesën më të madhe të teorive të konspiracionit lidhur me paraqitjen e koronavirusit ndërlidhet emri i Bill Gejts. Edhe pse tashmë pjesa më e madhe e teorive kanë rënë në ujë, megjithatë nuk ndalen publikimet përmes të cilave tentojnë që ta lidhin emrin e Bill Gejts me virusin Covid-19.

Kështu për shembull portali Popara.mk publikoi lajm me titull: Si e sheh Rusia përfshirjen e Bill Gejts dhe gjendjen e rëndë me pandeminë.

Nëse e hapni lajmin, do ta shihni se Bill Gejts përmendet vetëm në titull, ndërsa në tekst flitet për Xhorxh Sorosin.

Në tekst thuhet se presidenti i Rusisë Vlladimir Putin ka dhënë urdhër që të arrestohet Xhorxh Soros. Siç kemi shkruar tashmë, bëhet fjalë për dezinformatë e cila daton që nga viti 2015. Më shumë për këtë temë mund të lexoni në këtë lidhëze.

 

Ndërsa për Bill Gejts, një nga teoritë thotë se ai përmes vaksinave do të vendosë mikroçipa tek njerëzit që të mund t’i kontrollojë. Bëhet fjalë për dezinformatë sepse Bill Gejts deri tani asnjëherë nuk ka përmendur mikroçipat në kontekst të koronavirusit. Më shumë për këtë temë mund të lexoni në këtë lidhëze.

 

Ndërsa për mikroçipat…, për ta, akoma po hulumtojmë :).

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.