Propagandistët e aftë dijnë se plasimi i dezinformatave është më i mirë kur ato janë të paketuara me informata të tjera të cilat janë të bindëshme dhe në të cilat nuk dyshojmë. Në paket me to shumë më lehtë gëlltisim edhe dezinformatat, sepse shqisat tona kritike dobësohen kur dallojnë ndonjë informatë faktike të vërtetuar dhe e pranojnë thuajse automatikisht. Njeriu modern vetëm gjatë një dite pranon informata të cilat të parët tanë i kanë pranuar gjatë disa viteve.Vigjilenca e mprehtë dhe shqyrtimet kritike të gjithçka që lexojmë dhe shohim bëhet me të vërtetë e rëndë. Në këtë mënyrë manipulatorët shumë shpesh na kapin në kondicion dhe keqpërdorin mekanizmat e percepcionit dhe vetëdijes tonë.

 

Sigurimi i kontekstit për dezinformatat është një nga hapat kryesorë për përhapjen e tyre të suksesshme. Këtë kontekst shpesh herë mund ta krijojë mjedisi ku jetojmë, kultura të cilës i përkasim ose pra grupacionet politike për të cilat kemi afinitet dhe u besojmë. Nëse në këto grupe shoqërore gradualisht ndërtohen stereotipe të caktuara, paragjykime ose teori konspiracioni, atëherë në një tokë pjellore të tillë dezinformatat shumë më lehtë rriten dhe përhapen. Pikërisht për këtë arsye, ndërtimi i kontekstit, ose kultivimi i tokës pjellore për fushata dezinformative, është hap kryesor në gjithë procesin e veprimtarisë propagandiste. Qëllimi i këtij procesi është dobësimi i vetëdijes kritike, racionalizimit dhe besimit në normat pozitive të shoqërisë në të cilën jetojmë. Individ i frikësuar dhe i pasigurtë, i cili ndjen se është i rrezikuar nga Të tjerët dhe se e ndjekin rreziqe në çdo hap, është shumë më i prekshëm nga manipulimet dhe propaganda. Për të bota është e pasigurtë dhe e mbushur me rreziqe të tmerrshme dhe fuqi mbinatyrore të cilat na ndjekin në çdo hap. Individ i tillë me çdo kusht dhe dëshpërimisht kërkon grup ose kolektiv i cili do ta mbrojë.

 

Historia na mëson se krijimi i individëve të këtillë është pjesë e strategjive propagandiste.

 

Në mars të vitit 1475 në qytetin Trento në Italinë veriore klerik lokal me emrin Bernardin ka mbajtur disa mesha fetare në të cilat ka pretenduar se bashkësia lokale e hebrenjëve qëndron pas vrasjes së një fëmije nga qytetit i tyre i cili ishte zhdukur. Sipas tij, kjo është kryer gjatë festimeve të Pashkëve (pasqua) nga ana e bashkësisë së hebrenjëve për të cilën është flijuar fëmijë gjaku i së cilit më tej është pirë. Ky thashethem i kombshëm shumë shpejt u përhap mes banorëve, kurse kryeprifti lokal në Trento, Johanes Hinderbah, këtë e ka parë si rast të përshtatshëm për të përfocuar autoritetin e tij dhe pozitën e pushtetit. Ai ka vendosur që fëmija i zhdukur të shpallet si i shenjtë, Shën Simoni nga Trento, duke i shtuar dhjetëra fuqi mrekullibërëse, kurse për vrasjen e tij ka akuzuar gjithë bashkësinë e hebrenjëve.  Pas kësaj në persekutimet kundër hebrenjëve lokal dhjetëra prej tyre janë djegur të gjallë, kurse këto ndodhi kanë nxitur persekutime të ngjajshme edhe në pjesë të tjera të Italisë. Papa Sikstus IV ka vërejtur prapavijën e këtyre ndodhive tragjike dhe ka tentuar të intervenojë te Hinderbah, mirëpo ka qënë i refuzuar. Fushatat kundër bashkësisë së hebrenjëve kanë vazhduar madje me rritëm të përshpejtuar. Përhapja e antisemitizmit ka flakëruar në gjithë rajonin, kurse ka qënë i ndihmuar në mënyrë të konsiderueshme nga paragjykimet ekzistuese për hebrenjtë. Ky rast është një nga shembujt e parë për keqpërdorim politik të dezinformatave në kombinim me teori konspiracioni për gjojase kaniablizëm hebrejsh. Pushteti politik i Hinderbah është rritur deri në një shkallë ku ai jo vetëm që shpesh ka kundërshtuar Papën por edhe ka punuar tërësisht në mënyrë të panvarur nga ai.

 

Pas shfaqjes së vulës në Europë në shekullin XVII përhapja e dezinformatave nëpërmjet gazetave ka qënë taktikë e shpeshtë në luftën politike, sidomos në qytetet e zhvilluara tregëtare në Itali. Mirëpo, forma shumë më e rrezikshme e përhapjes së dezinformatave dhe teorive të konspiracionit kanë qënë „pamfletat“. Zakonisht, këto kanë qënë letra të shkruara me dorë ose të shtypura të cilat janë varur ose hedhur nëpër vende publike me frekuencë më të madhe të njerëzve. Pamfletat kanë qënë shqetësuese dhe të mbushura me përmbajtje të tmerrshme, storje dhe „lajme“ për shfaqjen e shrigave, përbindëshave të detit dhe fenomenë të tjerë mbinatyrorë. Përhapja e frikës, panikut dhe dezinformatash konspiracioni të tjera  është kryer shpesh për shkak të motiveve politike dhe për qëllime të kontrollimit të masave.

 

Tërmeti i madh në Lisabon në vitin 1755, i cili ndodhi në festë fetare, ka nxitur stuhi të vërtetë jo vetëm në bashkësinë lokale, mirëpo edhe në rajon për shkak të konotacioneve fetare të cilat kanë qënë dominante gjatë njoftimeve në lidhje me tërmetin. Liderët fetarë të atjeshëm kanë imponuar interpretimin se tërmeti ka qënë dënim për banorët lokalë të cilët kanë jetuar në mënyrë të shthurrur dhe kanë lënë pas fenë e tyre. Sipas tyre, të mbijetuar kanë qënë të shpëtuar sepse regullisht janë lutur në ndonjë nga shenjtëritë e tyre, mirëpo konflikti serioz ka ndodhur për atë se cili nga shenjtëritë ka qënë përgjegjës për shpëtimin e të mbijetuarëve. Konflikti i liderëve fetarë në rajon është përhapur aq shumë saqë në të është përfshirë edhe Volter, një nga udhëheqësit e lëvizjes ilumniste të asaj kohe.

 

Para sfidave në luftën me dezinformatat konspirative nuk kanë mbetur imune as shoqëritë me traditë të gjatë demokrate, e as persona të njohur historikisht. Hulumtuesi i famshëm, burrështetas inovator dhe ambasador, Benjamin Franklin, përderisa është marrë me gazetari në Boston, Masaçusets, në gazetën „Independent Chronicle“ ka fabrikuar lajm nga rrethina e Njujorkut. Gazeta ka publikuar se ushtarët amerikanë kanë zbuluar thasë me mbi 700 skalpe të banorëve lokalë, të bardhë, mes së cilëve gra dhe fëmijë. Ata, gjojase, kanë qënë të masakruar nga Indianët, të cilët madje kanë lënë dhe mesazh me përshëndetje për mbretin britanik Xhorxh për të cilin „këto thasë me skalpe janë kushtuar si dhuratë“. Kjo dezinfinformatë ka ndikuar mjaft fuqishëm në ndodhitë e mëtutjeshme të luftës amerikane për panvarësi nga Britania, mirëpo edhe në persekutimin e përgjithshëm të popullatës autoktone nga bregu lindor i Amerikës veriore.

 

Teoritë e konspiracionit për qëllime politike dhe ushtarake kanë vazhduar edhe në shekullin XIX edhe në shekullin XX. Persekutimet antisemitike në Ukrainë dhe Rusi në fund të shekullit XIX dhe fillim e shekullit XX kanë qënë të nxitura nga përhapja masive e shkrimeve të njohura si  „Protokolet e të urtëve të Sionit“ (Протоколы сионских мудрецов, rus.)në të cilat është shkruar për planin e sundimit hebre të botës. Sidomos të njohura janë dhe storjet propagandiste të shtypit britanik gjatë Luftës së parë botërore për të ashtuquajturat „corpse utilization factories“, përndryshe fabrika ushtarake në të cilat gjojase gjermanët nga ushtarët e rrënë të armiqëve të tyre kanë prodhuar mjete kimike për armët dhe makineritë e tyre. Sipas dëshmive të mëtutjeshme të shefit të zbulimeve britanike të asaj kohe, Xhon Çarters, pikërisht ai ka imponuar këtë storje dhe teori konspiracioni nëpër gazeta me qëllim që të tërheqë edhe Kinën në luftën kundër Gjermanisë. Për fat të keq, ndikimi tragjik i kësaj storje ka vazhduar gjatë pas luftës. Udhëheqësit nazistë në fjalimet e tyre shpesh kanë përdorur këtë rast për të nxitur urrejtjen drejt Britanisë në Luftën e dytë botërore.

 

Nga ky shqyrtim historik është e qartë se keqpërdorimi i dezinformatave konspirative dhe teorive të ndryshme të konspiracionit në mënyrë serioze ka ndikuar gjatë historisë dhe mbi nxitjen e një numri të madh të konflikteve të armatosura në mbarë botën. Rreziku nga to sot është akoma më i madh, sidomos në erën e botës së lidhur digjitalisht ku çdo informatë mund të arrijë në afat prej disa sekondash deri te rreth 5 miliardë qytetarë në planet të cilët janë të lidhur në internet. Dezinformatat, për fat të keq, sot kanë potencial shkatërrues, thuajse nuklear, ngjajshëm me armët konvencionale dhe jokonvencionale. Vallë hyjmë në ero ku edhe për dezinformatat njerëzimi do të duhet të diskutojë dhe miratojë konventa të ndryshme botërore për mbrojtje nga to, mbetet të shohim.

 

Sead Xhigal, dhjetor 2019.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.