TESTET (COVID-19) IGM/IGG RAPID TEST KIT OSE ÇFARË THUHET NË LEJEN NGA AGJENSIA FEDERALE E BARNAVE DHE USHQIMEVE NË SHBA?

Pas reagimit të ministrit të shëndetësisë Venko Filipçe në lidhje me mbi 50 raste pozitive të diagnostifikuar në spitalin privat “Sistina, për të cilat that se nuk janë të besueshme, me reagim doli edhe “Sistina

Në reagimin e spitalit thuhet se testet e tyre po përdoren në shumë vende të zhvilluara dhe se janë mjet kryesor për detektim të virusit. Thonë se testet janë blerë në Holandë, qeveria e së cilës i ka miratuar këto teste. Paralajmëruan kallëzime penale kundër kujtdo që publikisht frenojnë qytetarët nga testimi në “Sistina” për “rrezikimin e shëndetit publik përmes informacionit të pavërtetë që ata I plasojn; në publik dhe përhapjes së panikut duke përhapur lajme të rreme”.

Sistina njoftoi gjithashtu se “në lidhje me dezinformatat që po përhapen në publik dhe që kanë të bëjnë me këto testime që prodhohen në Holandë dhe që përdoren nga KB Acibadem Sistina, “Spitali gjithashtu do ta informojë Ambasadën holandeze në vendin tonë “.

Sidoqoftë, Ambasada holandeze, pavarësisht nga ky debat në shoqëri, u drejtua me një lajm të shkëlqyeshëm duke njoftuar një donacion të testeve të reja, teste cilësore molekulare për Maqedoninë e Veriut.

Holanda do ta mbështesë Maqedoninë e Veriut me furnizimin e testeve për koronavirus bazuar në teknologjinë bërthamore dhe të zhvilluara nga Agjensia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë. Testet pritet të mbërrijnë në vend brenda disa ditësh “, thuhet në kumtesën e Ambasadës së Holandës në Maqedoninë e Veriut.

 

Testet që i promovoi Sistina

 

Testet e përdorura nga Sistina, nëse hulumtohet në internet, lehtësisht mund të konkludohet se ata që i ofrojnë testet e këtilla në treg me shumë kujdes i theksojnë edhe faktet që lidhen me këtë produkt. Ndër të tjera, si funksionojnë testet, si përdoren, por edhe sa të kontrolluara dhe të sigurta janë. Ja një shembull i një kompanie që shet të njëjtin lloj të testit si ai i Sistinës, i cili periudhën e kaluar ka qenë subjekt i debatit të ndezur dhe madje edhe kërcënimeve të kallëzimeve penale. Bëhet fjalë për kompaninë RayBiotech, që në faqen e tyre zyrtare theksojnë se “rezultatet e testimit të antitrupthave nuk duhet të përdoren si bazë e vetme për diagnostikimin ose përjashtimin e infeksionit SARS-CoV-2 ose konstatimin e statusit të infeksionit.” Vetëm si informacion, kjo kompani ka filiala të saj në 41 vende të botës.

Për më tepër, nëse përpiqemi të kërkojmë nëse edhe kompani të tjera e ndjekin këtë shembull kur bëhet fjalë për Koronavirus (COVID-19) IgM / IgG Quick Test Kit, do të vërejmë se edhe kompania CellexCovid përdor gjithashtu tekst identik në faqen e tij zyrtare.

Siç është theksuar: “qSARS-CoV-2 IgG / IgM Rapid Test është pajisje gjatë diagnostifikimit të pacientëve të dyshuar se kanë infeksion SARS-CoV-2 në lidhje me pasqyrën klinike dhe rezultatet e testeve të tjera laboratorike. Rezultatet e qSARS-CoV-2 IgG / IgM Rapid Test nuk mund të përdoren si baza e vetme për diagnostifikim “.

 

Pse në të vërtetë shumica e kompanive e shkruajnë këtë?

 

Nëse vizitoni faqen zyrtare të Agjencisë Federale të Barnave dhe Ushqimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shumë lehtë mund të vërehet se testi konkret lejohet të përdoret, por, jo për shkak të përmbushjes së standardeve dhe analizave të përfunduara klinike, por sepse bëhet fjalë për pandemi dhe siç theksohet në vendimin për lëshimin e licencës për përdorimin e saj, në momentin e caktuar më 1 Prill, i referohet aktit të ashtuquajtur  “Emergency Use Authorization (EUA)” – “Leje për përdorim në raste emergjente” –  Në lejen e çdo kompanie që do ta prodhon, paketon dhe shpërndan këtë pajisje janë të obliguar që qartë t’i shënojnë faktet siç përcaktohen në të. Ndër faktet e përmendura më lart, që është se nuk mund të përdoret si bazë e vetme për diagnostikim, Agjensia Federale udhëzon që pacientëve t’ua tregojnë edhe këtë:

 

– Ky test nuk është verifikuar dhe aprovuar nga FDA

– Ky test është i lejuar për përdorim nga FDA sipas EUA – Leje për përdorim në raste emergjente nga ana e laboratoreve të autorizuara

Që në fund të theksojë: Asnjë përshkrim ose material i shkruar për çfarëdo lloj promovimi për përdorimin e këtij testi nuk mund të potencojë ose të thotë se ky test është i sigurt dhe efektiv në përcaktimin e SARS-CoV-2.

Shpresojmë që me këtë tekst të kemi arritur sado pak t’i sqarojmë gjërat, dhe të kontribuojmë në këtë debat nga një këndvështrim paksa tjetër.

Leave a Reply

Share via
Copy link
Powered by Social Snap