PËRSHKRIMI I DIZINFORMIMIT

Titulli origjinal: Vendi do të fitojë si donacion teste të shpejta, kurse qytetarët do t’i paguajnë nga 1.000 denarë!

 

Me kombinimin e dy deklaratave të ndryshme për dy evente të ndryshme, portali i dezinformon qytetarët se testet falas do të paguhen nga 1.000 denarë, kurse në fakt ato do të jenë falas për ta.Më 2 nëntor portali Kurir publikoi tekst me titull: Vendi do të fitojë si donacion teste falas, kurse qytetarët do t’i paguajnë nga 1.000 denarë!. Përmbajtjen e njëjtë me titull identik e publikoi dhe portali Netpres. Përmbajtja e tekstit paraqet kombinimin e dy deklaratave të ministrit të shëndetësisë, Venko Filipçe, në TV Sitell, dhe deklaratës së drejtorit të Shtëpisë së shëndetit, Viktor Isjanovski, në lidhje me testet e shpejta që do të fillojnë të përdoren. Këto deklarata portali i’a plason publikut të “paketuara” së bashku, në formë dezinformate. Kështu, shpreh përfundim/pretendim se 13.000 testet e dhuruara do të paguhen nga 1.000 denarë, me çka testimi do i kushtojë qytetarëve gjithsej 13 milionë denarë ose 210 mijë euro.

FAKT/E

Portali gabueshëm i informon qytetarët. Deklarata e ministrit Filipçe nga pjesëmarrja në TV Sitell se në Ministrinë e shëndetësisë do të arijë donacion prej 13.000 testeve javën e ardhëshme ndërlidhet me  deklaratën e mëhershme të drejtorit të Shtëpisë së shëndetit, Viktor Isjanovski, nga 29 tetori, kur deklaroi se testet e shpejta të blera nga kompania “Abot” do të kushtojnë 1.000 denarë. Atë që portali ka shfrytëzuar për të hutuar qytetarët është se Isjanovski flet për 4.000 teste të blera nga ana e Shtëpisë së shëndetit Shkup, në koordinim me Ministrinë e shëndetësisë, e jo për testet e fituara si donacion.

Gjegjësisht, veçmë më 3 nëntor Ministria e shëndetësisë publikoi njoftim zyrtar për donacion prej 13.000 testesh nga dy kompani, të cilat nëpërmjet algoritmeve të mjekëve amë do të jenë në falas për gjithë ata pacientë të cilëve u nevojitet testim i shpejtë. Shtëpia e shëndetit veçmë ka kryer marrëveshje me furnizuesin që të tërheqë testet e blera mëherët dhe të përdoren vetëm testet falas. Personave të cilët janë testuar gjatë ditës së mëhershme do t’u refundohen mjetet.

Transmetimi i informatave të pakontrolluara dhe paverifikuara, si dhe përfundimet dhe supozimet e parakohshme, sjellin deri te hutimi i publikut. Në këtë rast me këto shkrime dezinformative nxitet pakënaqësi dhe mosbesim në sistemin shëndetësor në vend.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.