Thuajse një e katërta e popullatës ruse (23,2%) vlerësojnë se pandemia e Kovid-19 është trillim, i krijuar nga „palët e interesuara“, transmetojnë mediat ruse. Plostësuesisht 9% nga popullata ruse besojnë se rreziku nga pandemia është ekzagjëruar.

Këto janë zbulimet nga onlajn hulumtimi në mbarë vendin, i zhvilluar nga Drejtoria për Analiza Eksperte e Shkollës së Lartë Ekonomike – një nga univerzitetet udhëheqëse në Rusi. Anketa është zhvilluar në pesë faza mes Marsit dhe Majit dhe morrën pjesë mbi 30.000 njerëz nga gjithë rajonet e Rusisë. Rezultatet nga hulumtimi u publikuan në disa media ruse, përfshirë dhe RBK dhe Vedomsti.

 

Dezinformatë e dëmshme

Hulumtimi gjithashtu zbuloi se sjellja e rusëve të cilët vlerësojnë se pandemia është trillim, konsiderueshëm dallon nga ajo e atyre që e pranojnë si fakt. 43% nga popullata ruse e cila nuk beson në pandeminë thonë se kanë vizituar familjarët e tyre, në krahasim me 18% nga popullata që beson në pandeminë.

Edhe pse është sfidë të ndiqet origjina e besimeve personale në lidhje me pandeminë, haset se termi „plandemia“, pretendim se shpërthimi i Kovid-19 është mashtrim ose të paktën ekzagjërim, është përhapur nga ana e mediave pro-Kremlinase. Më shumë portale të cilat përhapin dezinformata pretendojnë se Kovid-19 është trik i „Industrisë së Madhe Farmaceutike“ ose „Mashtrim i madh“ i elitave sekrete.

Teoritë e konspiracionit për Kovid-19 nuk janë as unikate e as të kufizuara vetëm në Rusi ose në mediat pro-Kremlinase (që vazhdimisht lëshojnë dezinformatat në anglisht, gjermanisht dhe disa gjuhë të tjera). Ato u shfaqën edhe në media të tjera të njohura, duke krijuar hutim dhe mjegullim të rrethit informativ.

Të gjithë artikullin mund ta lexoni këtu.

 

Burim: EUvsDisinfo

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.