Presidenti amerikan Donald Trump sot deklaroi se kishte urdhëruar administratën e tij që të pezullojë përkohësisht finansimin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për shkak të mënyrës se si ajo ka menaxhuar me pandeminë e koronavirusit – njofton Rojters.

“OBSH nuk e ka përmbushur detyrën e saj themelore dhe për këtë arsye duhet të përgjigjet,” deklaroi Presidenti Trump në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë. Ai shtoi se OBSH kishte promovuar “dezinformatat” kineze lidhur me koronavirusin, duke e sjellë kështu në përhapje më të gjërë të infeksionit.

Vetëm dy ditë më parë, Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Gebresius, i pyetur nga një gazetar amerikan në lidhje me njoftimet e Trump se ai mund të “ndërpresë” finansimin këtë javë, ai deklaroi se kishte folur me të dy javë më parë.

“Ajo që di është se ai ka shprehur mbështetje dhe shpresoj se finansimi do të vazhdojë.”Marrëdhënia jonë është shumë e mirë dhe shpresojmë se ashtu do të vazhdojë”- deklaroi Gebresius.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë donatori më i madh i OBSH-së me qendër në Gjenevë, duke kontribuar më shumë se 400 milion dollarë në vitin 2019, ose rreth 15 përqind e buxhetit të kësaj organizate.

Artikullin origjinal mund ta lexoni këtu.

 

Tërësisht e ndërmarrë nga Rojters.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.