(Reuters) – Twitter prezanton etiketa dhe mesazhe paralajmëruese në disa tweet me informacione të pakonfirmuara ose të pasakta në lidhje me COVID-19, kumtoi kompania. Kjo është pjesë e qasjes së re drejt dezinformatave. Qëllimi i këtij hapi është që t’u sigurojë njerëzve më shumë informacion, në rastet kur ekziston rreziku që tweet-i mund të shkaktojë konfuzion ose të çojë në përfundime të gabuara dhe nuk mund të hiqet vetvetiu, njoftojnë nga Twitter.

 

Kompania njofton se në varësi të prirjes për dëm dhe llojit të informatave të gabuara në tweet, mund të shtohen edhe paralajmërime, me qëllim që të tregojë se tweet-i është në kundërshtim me udhëzimet e ekspertëve të shëndetit publik, përpara se një përdorues ta regjistrojë atë.

 

Platformat digjitale janë nën presion të fortë për kërcënimet që i shkaktojnë dezinformatat në lidhje me pandeminë e KOVID-19, të cilat përhapen nëpërmjet rrjeteve të tyre. Pretendime të tilla të rreme qarkullonin nga trajtime të rreme deri në dezinformata që lidhnin virusin me teori konspirative, në të cilat përfshiheshin figura publike, siç është bashkëthemeluesi i Microsoft –  Bill Gates ose lidheshin me teknologjinë 5G.

 

Burim: Reuters.com

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.