Më 15.03.2020 në rrjetin social Fejsbuk, në grupin e Think.mk i cili paraqet blog persona, është shpërndarë postim me dezinformatë për Korona virusin.

Postimi i cili thërret në shpërndarje të kësaj dezinformate, në grupin i cili numëron 141.794 ndjekës, deri në momentin e pregatitjes së këtij teksti, ka 4.600 shpërndarje nga individë. Kjo dezinformatë është shpërndarë edhe në grupet Kurrë mos thuaj kurrë dhe Rruga e jetës të cilat së bashku numërojnë më shumë se 400 shpërndarje. Blogu Think.mk i cili qëndron pas kësaj fejsbuk faqeje, nuk ka impresium dhe as person përgjegjës të caktuar.

OSHB larjen e fytit me ujë të kripur veçmë e numëron si një ndër mitet të cilat përhapen në lidhje me COVID-19.

Pretendimet të cilat dalin nga ky postim i Think.mk, nuk janë të mbështetura me fakte shkencore.

Kontrolluesit e fakteve Snopes.com më 14.03.2020 veçmë e takuan këtë dezinformatë. Edhe kolegët nga   KriTink  më 16.03.2020 kontrolluan faktet shkencore të cilat kanë të bëjnë me këtë manipulim.

Ministria e shëndetësisë vazhdimisht thekson se qytetarët duhet të informohen nga burimet zyrtare. Në këtë drejtim, u bëjnë thirrje qytetarëve që gjithë informatat ti kërkojnë në faqen e tyre e cila është në dispozicion dhe vazhdimisht plotësohet me detajet lidhur me KOVID 19 (korona virus).

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.