Rregullatorët amerikan kanë konfirmuar se vaksina kundër koronavirusit e Pfizer dhe BioNtech është 95% efikase, duke hapur rrugën për miratimin e saj për përdorim emergjent.Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) e konsideron të sigurtë miratimin e vaksinës.Për herë të parë publikohen të dhëna të tilla të hollësishme për vaksinën, ndërsa Britania e Madhe tashmë ka filluar vaksinimin masiv.FDA do të takohet të enjten, 10 dhjetor, për të marrë një vendim zyrtar.Agjencia ende nuk e ka aprovuar vaksinën, por publikoi dokument ku thuhet se të dhënat e ekzaminimeve "përputhen" me rekomandimet e paraqitura në udhëzimet për përdorim në raste emergjente.Rregullatori i Britanisë së Madhe, MHRA, miratoi vaksinën javën e kaluar. Burim: BBC

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.