PËRSHKRIMI I DIZINFORMIMIT

Titulli origjinal: BE ka Planifikuar “Pasaportë për Vaksinim” Pa Të Cilën Nuk Ka Lëvizje Të Lirë Që në Vitin 2018 – Dokument nga BE!

 

Më 07.06.2020 portali Kollozheg.info transmetoi tekst në të cilin pretendohet se: BE dhe Gejts, nëpërmjet politikanëve vendas dhe ministrit të shëndetësisë angazhohen për vendosjen e vaksinimit të obligueshëm dhe pasaportave të cilat do jenë të lidhura me vaksinat. Sipas pretendimeve të tyre, ekziston lidhshmëri mes çipimit, vaksinimit të obligueshëm, „Eventit 201“ dhe „lëshimin e koronavirusit“.Link nga artikulli origjinal këtu.

FAKT/E

Teksti i publikuar është dezinformatë, e cila është plotësuar me elemente të teorisë së konspiracionit.

Në tekts qëndron se: „ Vaksinatorët e dhunshëm për hendikepimin e njerëzimit, BE dhe Bill Gejts, nëpërmjet politikanëve vendas të koruptuar dhe kuislingëve si Mengele vaksinatori-profiteri Filipçe ose me blerjen e ligjeve për vaksinim të obligueshëm në Nigeri, veçmë kanë planifikuar jo vetëm që të ndjekin evidencat për vaksinim por edhe të lidhin ato me pasaportën tuaj, të vendosin vaksinim të obligueshëm dhe të rrisin „betejën dezinformative“. Por nuk patën mbështetje të gjerë dhe u duhej panik me pandemi artificiale që vetë të vraponi të çipoheni për pasurimin e tyre dhe kontrollimin e tyre mbi ju kurse robërimin dhe hendikepimin tonë përgjithmonë. Shikoni çfarë rastësie, së shpejti pas këtij dokumenti të BE-së dhe simulimit të Gejtsit për koronavirusin me “thirje globale për veprim” për vaksinim, virusi u lëshua mbi njerëzimin. Rastësi, apo?“

Shkenca nuk ka dyshime në lidhje me efikasitetin e vaksinave. Por, ekzistojnë grupe interesi të cilat përhapin narracion dezinformativ për dobishmëritë nga vaksinat.

Vaksinat dhe Bill Gejts u bënë sfidë komunikative, të cilat distributorët e narracioneve dezinformative i lidhën me Kovid-19, duke e përhapur në platformat sociale dhe në portale të caktuara.платформи и на одредени портали.

Bill Gejts dhe fondacioni i tij vazhdimisht përdoren si pjesë e teorive të konspiracionit lidhur me vaksinat, sidomos pas shfaqjes së Kovid-19. Për teoritë e konspiracionit lidhur me Bill Gejts, hulumtoi dhe ekipi i F2N2.

Teoritë të cilat rrejshëm lidhin Bill Gejts me koronavirusin janë përmendur 1,2 milionë herë në televizion ose në media sociale mes shkrutit dhe prillit, sipas hulumtimit të „Njujork tajms“ dhe „Zignal labs“.

Akuzimet se Bill Gejts ka inicuar shfaqjen e koronavirusit që nga viti 2019, veçmë janë të njohura dhe të detektuara si të rreme. Shumë kontrollues faktesh kanë demaskuar këtë teori, mes tyre dhe EUVSDISINFO.EU

Komisioni i BE-së për vaksinim shpjegon se:„ Vaksinimi parandalon rreth 2.5 milionë raste vdekjesh në mbarë botën çdo vit dhe zvogëlon shpenzimet për mjekimin e sëmundjeve specifike, përfshirë dhe trajtimet antimikrobe (të shkruara për infeksionet virusale).

Vaksinimi është mjeti kryesor për prevenimin primar të sëmundjeve dhe një nga masat më ekonomike në dispozicion për shëndetin publik.”

 

Me vaksinim shpëtohet nga 1 deri në 3 milionë jetë në vit. Në këtë drejtim, Komisioni Europian përforcon mbështetjen e tij për përpjekjet nacionale për rritje të mbulimit të vaksinimit, përfshirë dhe nëpërmjet Aksionit të përbashkët për vaksinim, i cili është kofinancuar nga programi shëndetësor i BE-së (3,55 milionë euro). Ky aksion filloi pikërisht në vitin e përmendur, i cili përdoret për narracion dezinformativ në tekstin të cilin ekipi i F2N2 po analizon.

Dezinformatën për rastin me Nigerinë, veçmë e kemi demaskuar më herët.

Në tekstin të cilin po analizojmë qëndron se „ në tetor të vitit 2019, u mbajt eventi 201. Për ata që nuk e dijnë, eventi 201 ishte ushtrim simulativ pandemik i cili fokusohej në koronavirus me origjinë nga lakuriqët e natës. Kjo u sponzorua nga Qendra për siguri shëndetërosre Xhon Hopkins, Forumi ekonomik botëror dhe Fondacioni Bill dhe Melinda Gejts. Rezultate nga simulacioni ishin shtatë rekomandime kyçe. Në nëntor të vitit 2019, këto rekomandime u publikuan si ‘’thirje për aksion’’. Një muaj më vonë, Kina publikoi rastet e para të Kovid19.“

Eventi 201 nuk ka mundur të parashikojë pandeminë e koronavirusit. Për çka bëhet fjalë më saktë? Bill Gejts ka bërë simulacion i cili mban titullin „Eventi 201“, si plan për ndonjë pandemi të caktuar. Fondacioni i Forumit ekonomik botëror dhe Xhon Hopkins Qendra për Shëndet së bashku me fondacionin Bill dhe Melinda Gejts, më 18.10.2019, kanë mbajtur ligjëratë dhe prezantim multimedial për pandemi globale. Në event është prezantuar simulacioni. Bëhet fjalë për një nga një sërë simulacionesh të bëra në bazë të pandemive të mëhershme. Simulacioni është pregatitur me qëllim që të kuptohen dhe definohen reagimet efikase, si dhe të indentifikohen mangësitë e mundshme, për të mundësuar bota të jetë e pregatitur për çdo pandemi të radhës. Simulacioni i prezantuar paraqet koronavirus i cili është zhvilluar kohë të gjatë te derrat, për tu shfaqur përfundimisht në farmë në Brazil. Te të sëmurit shfaqen simptoma gripi dhe inflamacion virusal, me formë të lehtë dhe të rëndë. Kjo përshtatet me situatën në Kinë ku në vitin 2019 u shfaq virusi i rri koronavirus. Gjithësesi, modeli i prezantuar nuk përshtatet tërësisht me koronavirusin aktual, dhe as nuk ka ngjajshmëri me mënyrën se si virusi përhapet. Kjo dezinformatë u demaskua nga ana e kontrolluesit kroat të fakteve Faktograf.

Vaksinimi në asnjë rast nuk mund të jetë arsye për shfaqjen e koronavirusit. As Bill Gejtsi nuk mund të jetë parashikues preciz i pandemisë me të cilin po përballemi.

Hulumtimi i bërë nga Barometar, zbulon se thuajse gjysma e publikut në BE(48%) vlerëson se vaksinat shpesh mund të shkaktojnë efekte serioze të padëshiruara, 38% vlersojnë se mund të shkaktojnë sëmundjet nga të cilat mbrojnë, kurse 31% janë të bindur se vaksinat mund të dobësojnë sistemin imunitar. Këto numra janë rezultat i rritjes dhe përhapjes së dezinformatave për dobitë dhe rreziqet nga vaksinat nëpërmjet mediave digjitale dhe sociale.

Ekipi i F2N2 e vlerëson këtë test si dezinformatë dhe teori konspiracioni. Qëllimi i narracioneve të këtilla është të krijohet mosbesim në efikasitetin e vaksinave në shoqëri, sidomos në situatë kur të gjithë përballemi me pandeminë e Kovid-19, kurse gjithë përpjekjet shkencore janë kthyer drejt tentimeve për zbulim të vaksinës ose ilaçit i cili do të mundësojë në mënyrë efikase të prevenohet përhapja e koronavirusit.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.