Manipulimi i publikut nga ana e portalit Infomax vazhdon

Portali infomax edhe më tej vazdhon me manipulimin e publikut, këtë herë në lidhje me vaksinimin si një nga mënyrat e marrjes së sëmundjeve tek fëmijët, me titull se vaksinat nuk janë të sigurta dhe se gjyqi evropian ka marrë vendim ku vërtetohet se vaksinat shkaktojnë sëmundje.

Si në fillim, vet titulli është tendencioz dhe paraqet një gënjeshtër të zakonshme sepse nuk është i përshtatshëm me tekstin nga Komisioni i BE-së për vaksinimin ku thuhet:“Vaksinimi është mjeti primar për parandalimin e sëmundjeve dhe një nga mjetet më ekonomike të disponueshme për shëndetin publik. Imunizimi përmes vaksinimit është mbrojtja më e mirë që e kemi për parandalimin kundër sëmundjeve serioze, dhe ndonjëher edhe vdekjeprurëse. Falë përhapjes së gjerë të vaksinimit, fruthi është çrrënjosur, evropa u çlirua nga nga paraliza e fëmijëve (poiomelitis),  dhe shumë sëmundje të tjera pothuajse janë eliminuar.

Në vazhdim të artikullit thuhet: Sot, më shumë se 100 milion fëmijë vaksinohen nga sëmundjet siç janë difteria, tetanusi, pertusis, tuberkulozi, polio, fruthi dhe hepatiti B. Vaksinimi parandalon rreth 2.5 milion raste të vdekjes rreth botës çdo vit dhe i zvoglon harxhimet për shërimin e sëmundjeve specifike, përfshirë edhe trajtimeve antimikrobe (infektime virusale).  Pavarësisht nga rekordi i saj i shkëlqyer, disa vende të EU dhe vende fqinje momentalisht po përballen sëmundje epidemike të papara për shkak të mbulimit të pamjaftueshëm të vaksinimit kurse të njëjtat mund të parandaloen me vaksinim.  Qasja e pabarabartë e vaksinimit dhe zvogëlimi i besimit nga ana e publikut tek vaksinimi është shkak i shqetësimit dhe sfidë e madhe për ekspertët e shëndetit publik.

 

Si manipulon Infomax me publikun?

Me citimin e rastit të vërtet në Francë, ku një pacient një vit pas marrjes së një vaksine kundër hepatitit B mori një sëmundje të quajtur skleroza e shumëfishtë, me qëllim mashtron publikun se edhe institucionet më të larta të drejtsisë, siç është Gjykata Evropiane e Drejtsisë,  kanë vendosur të marrin një paraljmërim kundër vaksinimit, që sështë e vërtet në këtë rast. Vet vendimi është diskutabil sepse nuk është i bazuar në kërkim shkencor dhe nuk mbështetet nga njohuritë aktuale shkencore, kurse dezinformimi më serioz është se është heshtur refuzimi i këtij vendimi nga komuniteti shkencor.

Ky lloj i propagandave që janë mosbesim ndaj sistemit shëndetsor botëror, është manifestuar edhe në tituj tjer që infomaks i ka publikuar, siç është historia se në Japoni rriten fëmijët më të shëndetshëm edhe pse numri më i madh i tyre nuk janë të vaksinuar. Pasi që sipas statistikave të fundit të cilat Universal Declaration of Human Rights i zbatuar në End of Childhood Report 2018, Singapuri është shënuar si shteti i pare në botë me populate të re më të sigurtë dhe më të shëndetshme si rezultat i pranimit të madh të vaksinimit. Vijmë në konkludim se infomaks  perhaps dezinformata të qëllimshme dhe lajme të cilat nuk janë të bazuara në fakte, me qëllim që të prish besimin në institucione.

Ky është vetëm një nga shembujt të cilat ekipi i F2N2 i paraqet, me qëllim që të pastroj këto burime të dezinformimit, dhe njëkohësisht shpreson se mediumet do të fillojnë të përdorin mënyrë profesionale dhe etike të informimit. Kurse për lexuesit sugjerojmë që jo çdo lajm të besohet, por të hetojnë para se të arrijnë në këto lloje konkludimi.

Në lidhjen e mëposhtme ju mund të lexoni pozitën zyrtare të Komisionit Evropian për vaksinimin dhe besimin e tyre në miratimin e asaj metode të parandalimit të sëmundjeve të ndryshme.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.