Diku në gusht të vitit 2019 në vendin Turku të Finlandës u mbajt event partiak i partisë Socialo-demokrate finlandeze. Në këtë qytet në pjesën jugperëndimore të vendit partia shënoi 120 vjetorin e formimit të saj.

Eventi në tërësi zhvillojeh në atmosferë të këndshme dhe zyrtare me shumë fytyra të qeshura, uresa nga të gjithë anët dhe dëshira për suksese në zgjedhjet e ardhëshme. Pas fjalimit të kryeministrit të atëhershëm, Anti rine, vijoi panel diskutimi në të cilin morrën pjesë disa ministra nga qeveria e Finlandës, mes të cilëve dhe ministrja e atëherëshme për transport, Sana Marin. Edhe paneli zhvillohej në atmosferë të këndshme, në të cilën dominonte shkëmbimi i dëshirave të mira, pa fjalime serioze për politikat e ardhëshme të partisë dhe qeverisë. Pikërisht në një kontekts të tillë, Sana Marin, në një pjesë të diskutimit shpalli idenë e saj për javë pune katër ditore ose pra ditë punë gjashtë orëshe.

Pas përfundimit të këtij eventi, Marin e publikoi këtë ide të saj në Tviter më 19 gusht të vitit 2019 dhe e shpërndai me tviter ndjekësit e saj. Në të ajo shton se qëllimi i partisë së saj është që të zvogëlojë kohën e punës, mirëpo në asnjë vend nuk përmendet se bëhet fjalë për program zyrtar ose plan të qeverisë. Pas disa komenteve dhe reagimeve në media gjatë muajit gusht të vitit 2019 kjo temë u zhduk dhe u zëvendësua me aktuelitete të tjera.

Katër muaj më vonë kjo storje paraqitet në sajtin informativ austrian, Kontrast.
Në storje gazetarja shkruan se si Marin atë ditë, më 16 dhjetor, ka deklaruar:

„javë pune 4-ditëshe dhe ditë pune 6-orëshe, pse të mos jetë ky hapi ynë i ardhëshëm? Vallë me të vërtetë tetë orë pune është zgjidhja e fundit? Mendoj se njerëzit meritojnë të kalojnë më shumë kohë me familjet e tyre, me të afërmit, me hobit e tyre dhe nëpër aspekte të tjera të jetës së tyre – siç është kultura. Ky mund të ishte hapi i ardhëshëm në jetën tonë profesionale“. Citati, krahasuar me informatat në mediat finlandeze është i sakti, mirëpo data e deklaratës nuk është transmetuar në mënyrë të drejtë.

Shfaqja e ardhëshme e këtij lajmi është hasur më 02 janar të vitit 2020 në gazetën belgjike, New Europe, nën titull, „Kryeministrja finlandeze bën thirrje për javë pune 4-ditore dhe ditë pune 6-orëshe në vend“. Nga këto media lajmi është transmetuar edhe në shtypin britanik, kurse më vonë edhe në një sërë mediash të tjera.

Pas demantimit të qeverisë finlandeze për këtë lajm, një pjesë e madhe e këtyre mediave korigjuan publikimet e tyre dhe ndërruan detajet për gjithë lajmin dhe kronologjinë e tij.

Mirëpo, gjithë kjo nuk i pengoi portalet maqedonase dhe sajtet informative të çojnë këtë storje deri në fund, siç kolegët a tyre ashtu bukur e filluan. Mes shumë titujsh të ndryshëm, mund të lexohen dhe këta në vijim: Parajsë në tokë: Gjashtë orë punë vetëm në 4 ditë të javës, Finlanda vendos për javë pune prej 4 ditësh, nga 6 orë, Në finlandë do të punohet në katër ditë nga gjashtë orë, dhe të ngjajshme.

Në listën e onlajn mediave të cilat transmetuan këtë lajm të paverefikuar u gjendën edhe një numër i madh i antarëve të regjistrit të onlajn mediave profesionale  të sapo formuar në Maqedoninë e V., kurse vetëm një pjesë e tyre transmetuan demantin e qeverisë finlandeze.

Cilat përfundime mund të nxirren nga ky rast i freskët i përhapjes së dezinformatave? Pse aq media, si të huaja, ashtu edhe rajonale dhe vendase, dhe të cilët kanë imixh të konsiderueshëm dhe publik të numërt, nuk kanë kontrolluar këto informata? Pyetja kyçe është pse një numër aq i vogël i mediave e publikuan demantin e këtij lajmi.

Për fat të keq, edhe mediave edhe onlajn lexuesve, ky lajm u mësoi të paktën tre gjëra:

(1)Kontrollimi i fakteve, kërkimi i së vërtetës dhe gazetaria profesionale janë një punë e rëndë dhe mjaft përgjegjëse. Kjo kërkon kohë, vullnet, përkushtim, këmbëngulje dhe besim në standardet profesionale si mënyrë më e mirë për të fituar dhe ruajtur besimin e publikut edhe në gazetarin por edhe në mediumin. Procesi është i vështirë dhe nuk jep instant rezultate. Edhe pse nuk ka rezultate të shpejta, në planë afatgjatë, kjo prap së prap është mënyra e vetme për të ruajtur besimin e lexuesve, por edhe besimin se mediat me të vërtet kanë interes për të vërtetën dhe interesin publik.

2) Faktet objektive kanë më pak ndikim në formimin e opinionit publik sesa nxitja e emocioneve dhe bindjet personale nëpërmjet gjysëm-informimit ose dezinformimit.

3) Faktet dhe e vërteta shpesh nuk janë atraktive dhe „klikabile“

Portalet dhe sajtet informative jetojnë nga klikimet, kurse „të vërtetat e bezdisshme dhe joatraktive“ nuk janë të dobishme për to. Numër i madh i këtyre mediave, të cilat kanë kuadër të kualifikuar dhe resurse të mjaftueshme për kontrollim të informatave, si dhe krijim të përmbajtjeve cilësore, thjeshtë sikur të kenë vendosur të heshtin të vërtetën joatraktive dhe faktet e bezdisshme në lidhje me këtë storje.

Shpejtësia e rrjedhjes së informatave dhe dinamika ditore e hiper-prodhimit të lajmeve dhe informatave, thuajse nuk mund të tolerojnë të vërtetën, kontrollimin e fakteve dhe respektimin e standardet profesionale. Vallë gara për klikime manipulative është qëllimi i vetëm i një onlajn mediumi modern? Pos numrave dhe metrikës së klikimeve sikur nuk ekziston asgjë tjetër.

Praktikat e këtilla të instant pseudo-gazterisë kanë pasoja serioze negative jo vetëm për sistemin medial, mirëpo edhe për vetë shoqëritë. Një pjesë e madhe e gazetarëve dhe mediave përhapin një „kulturë të rre të pakujdesisë për të vërtetën dhe faktet“. Nëse faktet dhe infromatat e vërteta nuk gjenerojnë mjaftueshëm klikime dhe lexime ato për mediat nuk kanë vlerë. Mirëpo, vallë është ashtu? Vallë klikimi është vlerësimi i vetëm për rëndësinë dhe vlerën e fakteve? Vallë metrika e klikimeve, pëlqimeve, shpërndarjeve, komenteve, është metrika e vetme e vlefshme? Mediat e këtilla më shumë mbështeten në lexues nervoz dhe psikotik i cili lehtë është i tërhequr nga tituj manipulativë, i cili nuk ndjen nevojë, dije dhe habi për të kontrolluar informatat në mënyrë kritike. Vallë lexuesit nuk janë të interesuar për faktet ose mediat krijojnë lexues të tillë?

Zgjithjet për problemet ekzistuese me dezinformatat nuk janë të lehta, mirëpo përsëritja e gabimeve të njëjtja dhe praktikave të gabueshme vetëm përshpejton uljen e atij pak besimi që ka mbetur në media. Pos gjithë arsyeve të analizuara dhe metodave për përhapjen e dezinformatave, pakujdesia për të vërtetën dhe faktet duket se është fenomeni më i rrezikshëm dhe skenari më i keq i mundshëm për të gjithë ne.

Sead Xhigal,

Janar 2020.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.