Duke e parë këtë tekst pjesërisht, rastet ngjasojnë në gjuheti për klikime. Gjithësesi, nëse merret parasysh dinamika e vargut të publikimeve atëherë mund të përfundohet se bëhet fjalë për fushatë dezinformative në të cilën element qendror është teoria e konspiracionit, e cila është larg çdo perspektive logjike dhe reale. Pse pikërisht në momente të këtilla shfaqen fushata dezinformative të këtilla dhe të ngjajshme, vlerësoni vetë.

 

Nëpërmjet mesazheve private në Fejsbuk, në mënyrë të përshpejtuar, përhapet video me teori konspiracioni se Bill Gejts, Xhorxh Soros dhe të tjerë komplotojnë zvogëlimin e numrit të banorëve në planetin Tokë, dhe se ata nxisin njerëzit të vaksinohen, kurse të njëjtit nuk vaksinojnë fëmijët e tyre. Një tjetër tekst, i cili ka narracion të ngjajshëm, bën thirrje për bojkotim të vaksinimit për shkak të gjoja se vendosjes së nano çipeve në vaksina dhe djegjen e 5G antenave sepse të njëjtan kanë për qëllim kontrollimin e njerëzve të cilët nëpërmjet nano çipeve do të pranojnë sinjale dhe të cilat mund tju vrasin me një “klik”.

Linkun e videos mund ta gjeni këtu, kurse në fund të tekstit ju transmetojmë në mënyrë integrale tesktet me lajme të rreme:

Individë të caktuar, grupe dhe media, te ne dhe në rajon, në kohën e fundit janë në kërkim të lajmeve me të cilat do të hidhet njollë mbi Bill Gejtsin dhe përpjekjeve të tij për vaksinim të popullatës me çka do të prevenohen sëmundje të numërta të cilat përhapen mbarë botës. Lajmet e këtilla janë të shpeshta në periudhë kur bota po përballet me pandeminë e koronavirusit. Në fakt, jë vetëm që ka mungesë të dëshmive për tu mbështetur këto teori konspiracioni, por ka shumë dëshmi shkencore të fuqishme kundër tyre.

Historia sugjeron se frika dhe prioritetet e gabueshme janë në fakt ato të cilat na bëjnë të ndjeshëm në rreziqe shumë më të mëdha. Mirëpo, ajo që qytetarët duhet të dinë është se:

 

  1. Lajmi se fëmijët e Bill Gejts nuk janë vaksinuar për herë të parë u publikua më03.2018.

 

Media të caktuara te ne në kohën e fundit janë në kërkim të lajmeve me të cilat do të hidhet njollë mbi Bill Gejtsin dhe përpjekjeve të tij për vaksinim të popullatës për të prevenuar sëmundjet e numërta që përhapen mbarë botës. Lajmet e këtilla janë më të shpeshta në këtë kohë kur bota po përballet me pandeminë e koronavirusit. Në periudhën e kaluar F2N2.mk në kontinuitet po këtë problematikë..

Lajmi se fëmijët e Bill Gejts nuk janë vaksinuar për herë të parë u publikua më 07 shkurt të vitit 2018 në portalin yournewswire.com. Bëhet fjalë për faqe e cila është e njohur për publikimin e lajmeve të rreme, përderisa nga ana e Institutit për Studime Mediale “Poynter”, është shpallur si “si një nga dezinformatorët më famëkeq në Internet“,.  Më 22 shkurt të vitit 2018, bashkëshortja e Bill Gejts, Melinda Gejts në instagram ka shkruar se, në kohën kur është lindur djali i saj i parë, Jen, mbi 800.000 fëmijë vdiqën nga rotavirusi, sëmundje e cila është e mjekushme dhe mund të prevenohet. Përderisa në lidhje me pretendimet se fëmijët e familjes Gejts, nuk janë të vaksinuar, Melinda Gejts, më 19 prill të vitit 2019 në rrjetin social Fejsbuk ka shkruar se që të tre fëmijët e tyre janë të vaksinuar.

“Që të tre fëmijët e mi janë të vaksinuar. Vaksina funksionon. Dhe kur më pak njerëz vendosin ti pranojnë, atëherë të gjithë ne bëhemi më të ndjeshëm nga sëmundjet“, ka shkruar Melinda Gejts.

Bill dhe Melinda Gejts deri më tani kanë shpenzuar miliardë dollarë për hulumtim, zhvillim dhe dërgim të vaksinave për fëmijë në mbarë botën. Qëllimi i tyre është të prevenojnë më shumë se 11 milionë raste vdekjesh, 3,9 milionë raste invaliditeti dhe 264 milionë sëmundje deri në vitin 2020.

Bill Gejts është biznesmen i cili ka dhënë paralajmërime për viruse të mundshme por nuk ka njoftuar se me siguri do të ketë pandemi. Teoria e tij është se bota nuk do të përballohet me luftëra por me pandemi, por kjo është teori e një personi të arsimuar dhe informuar, që nuk domethënë se sigurisht ka pasur dijeni për ardhjen e pandemisë. „Nëse diçka vret mbi 10 milionë njerëz në dekadat e ardhëshme, ka shumë gjasa që kjo të jetë virus në vend të luftës. Jo proektile, por mikrobe“, ka deklaruar në mars të vitit 2015 Bill Gejts.

Mirëpo duhet të theksohet se në momentin kur Bill Gejts mbante fjalimin, bota sapo shmangi pandeminë e Ebolës, prandaj Gejts ka përmendur se pas Ebolës është e mundur ashtu siç është dëshmuar gjatë historisë, të shfaqen dhe viruse dhe infeksione të tjera, prandaj qeveritë e të gjitha shteteve duhet të ndërmarin masa preventive.

Përderisa pretendimet se Bill Gejts nëpërmjet vaksinave do të vendosë mikrpçipe te njerëzit për të pasur mundësi t’i kontrollojë janë shembull klasik për teori konspiracioni. Bëhet fjalë për dezinformatë sepse Bill gejts deri më tani asnjëherë nuk i ka përmendur mikroçipet në kontekst të koronavirusit. E vërteta është se Bill Gejts, forson përdorimin e “çertifikatave digjitale“ me dosie shëndetësore, por ai asnjëherë nuk ka deklaruar se ato do të jenë në formë të implanteve të mikroçipeve. Nuk ka plane për përdorimin e kësaj teknologjie të ardhëshme gjatë shfaqjes së koronavirusit.

***F2N2 ka hulumtuar dhe më herët në këtë temë. Linkun nga demaskimi mund ta gjeni këtu.

 

  1. Edhe Britanikët sëmuren nga koronavirusi.

 

Si shembull mund të merret dhe Princi Çarlls, 71 vjeçari trashëgimtar i fronit britanik dhe njeri i cili “vlen“ 400 milionë dollarë, i cili është infektuar nga virusi COVID-19.

 

Nga koronavirusi është infektuar dhe kryeministri Boris Xhonson. Gjithësesi në këtë periudhë ndoshta është më mirë të shkruhet lajme të cilat janë të verifikuara dhe të sakta, sesa të shpekulohet me teori të ndryshme. Për dallim nga shumica e miliarderëve botërorë, oligarkët rusë vendosën për hap tjetër. Proekti për luftë kundër krimit të organizuar dhe korupsionit OCCRP, duke u bazuar në Moscow Times, shkruan se oligarkët rusë blejnë respiratorë për vete, në rast të preken nga koronavirusi.

 

*** F2N2 ka hulumtuar dhe më herët në këtë temë. Linkun nga demaskimi mund ta gjeni këtu.

 

3.  4G rrjeti ka rrezatim më të madh jo-jonizues nga 5G

 

F2N2.mk, në periudhën e kaluar, disa herë ka shkruar në këtë temë. Në demantin e Ministrisë për shoqëri informative dhe administratë (MSHIA), të publikuar në web faqen e tyre, theksohet se “në shtetin tonë nuk është vënë në përdorim 5G rrjeti”. Në mënyrë plotësuese, informojnë qytetarët se “institucionet kompetente nuk kanë kryer proces për ndarjen e frekuencave për 5G rrjet. Së këtejmi, të gjitha shqetësimet për efektet e 5G rrjetit mbi shëndetin e qytetarëve janë të pabazuara.”

Sipas testimeve fillestare në teren, drejtori i Agjencionit për komunikime elektronike Sasho Dimitrijoski, në intervistë për MIA pretendon se 4G rrjeti aktual ka rrezatim më të madh jo-jonizues nga 5G. Sipas tij, edhe 4G rrjeti nuk është i dëmshëm, por 5G teknologjia e përparuar dhe në energji maksimale ka më pak rrezatim jo-jonizues.

Edhe Komisioni Europian demanton çfarë do lloj lidhëshmërie të pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi me vendosjen e 5G rrjetit. Duke u përgjigjuar në pyetje gazetareske, zëdhënësi i KE për ekonomi digjitale deklaroi se “nuk ekziston asnjë lidhje gjeografike mes vendosjes së 5G rrjetit dhe shfaqjes së koronavirusit“. Zëdhënësi në mënyrë plotësuese shpjegon se ekspozimi në rrezatimin e 5G rrjetit është „pesëdhjetë herë më e vogël nga ajo ajo që dëshmitë shkencore thonë se duhet të jetë për të pasur pasoja mbi shëndetin.“

Komisioni Europian bindi se mbrojtja e shëndetin është prioriteti më i madh i Bashkimit Europian, kjo përfshin dhe 5G rrjetin.

***F2N2 ka hulumtuar në këtë temë edhe më herët. Linqet nga demaskimet mund ti gjeni  këtu.

Duke e parë këtë tekst pjesërisht, rastet ngjasojnë në gjuheti për klikime. Gjithësesi, nëse merret parasysh dinamika e vargut të publikimeve atëherë mund të përfundohet se bëhet fjalë për fushatë dezinformative në të cilën element qendror është teoria e konspiracionit, e cila është lard çdo perspektive logjike dhe reale. Pse pikërisht në momente të këtilla shfaqen fushata dezinformative të këtilla dhe të ngjajshme, vlerësoni vetë.

Lexoni tekstin dhe jo vetëm titullin, kontrolloni para se të shpërndani.

Linkun nga videoja mund ta gjeni këtu. Tekstin nga mesazhi e transmetojmë në mënyrë integrale në vazhdim.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.