Në periudhën e kaluar u përhapën shumë lajme të rreme, dokumente të rreme si dhe mesazhe elektronike të cilat përmbajnë informacione të rrejshme qëllimi i së cilave është të mbjellin frikë dhe panikë mes popullatës, si dhe të shkaktojnë mosbesim në sistemin dhe institucionet.

Lajmi i publikuar në një pjesë të mediave për gjoja se Dekretin e miratuar nga ana e Qeverisë, me të cilin shkollat fillore dhe të mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut vazhdojnë me punë nga 18 maji i vitit 2020, ishte e përhapur gjerërisht në rrjetet sociale.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës e demantoi këtë informacion, duke potencuar se bëhet fjalë për informacion të rrejshëm. Ekipi i F2N2 veçmë ka hulumtuar në këtë temë dhe vegëzën deri te ky artikull mund t’a gjeni këtu.

Përkatësisht,në demantimin zyrtar të MASH theksohet se dokumenti aspak nuk është pregatitur nga ana e Ministrisë dhe miratuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe se kjo temë aspak nuk ka qënë subjekt diskutimi në seancat qeveritare gjatë ditëve të  kaluara. Përveç kësaj, Ministria njoftoi se për të gjitha vendimet të cilat institucionet e sistemit në mënyrë të koordinuar i sjellin gjatë situatës të jashtëzakonshme, publiku është gjithmonë i informuar në kohë nga ana e shërbimeve kompetente për marrëdhënie me publikun.

Publikimi i Ministrit Arbër Ademi për Dekretin e rremë.

Lajm i rrejshëm, shkruajti Ministri i Arsimit Arbër Ademi në profilin e tij të Facebook-ut për Dekretin e pretenduar të Ministrisë së  Arsimit për fillim të vitit shkollor më 18 maj. Ai publikoi dhe fotografinë nga Dekreti i rremë të nënvizuar me të kuqe.

Këtij informacioni të rrejshëm i parapriu një njoftim tjetër i ashtuquajtur „Humoristik“  i cili, pasiqë u përhap gjërë u karakterizua si lajm i rremë. Përkatësisht, mes studentëve shpërndahej fotografi nga mail në të cilin ishte shkruar se mësimi në fakultete fillon më 11 maj. Megjithatë, Kuvendet studentore universitare reaguan shpejt se ky informacion është i rrejshëm.

Fotografia e shpërndarë mes studentëve.

Kuvendi studentor universitar – UKIM në profilin e tij të Facebook-ut deklaroi se bëhet fjalë për lajm të rremë dhe se nëse diskutohet për kthimin në fakultete dhe filimin e mësimit, studentët do të informohen nga ana e organeve përfaqësuese të studentëve..

Përveç lajmeve të rreme për vazhdimin e mësimit në shkollat fillore dhe të mesme, si dhe për vazhdimin e vitit universitar për studentët, nëpërmjet postës elektronike dërgoheshin dhe ftesa të rreme, kinse nga MPB, me të cilat personat të cilëve u janë dërguar mesazhet e tilla, ftohen në MPB për gjoja hetime aktuale. Përkatësisht, në ftesa ka qëndruar dhe nënshkrimi i Sekretarit shtetëror të MPB, Magdalena Nestorovska. Teksti fillon në mënyrë të pazakontë për një ftesë policore.

„Komplimente, shpresojmë se jeni shëndoshë dhe praktikoni distancimin social. Me këtë njoftim, ju jeni të ftuar në policinë e Maqedonisë së Veriut në lidhje me hetimin aktual. Ju lusim, shqyrtoni dokumentet e bashkangjitura për brifing dhe nëse është e nevojshme, kontaktoni avokatin tuaj“.

Sekretarja shtetërore Magdalena Nestorovska menjëherë reagoi në profilin e saj të Facebook-ut, në të cilin shkruajti “Ju njoftoj se nëpërmjet postës elektronike qarkullon një shkresë e falsifikuar. E njëjta as nuk është dërguar dhe as nuk është nënshkruar nga ana ime, si Sekretar shtetëror në MPB. Bëhet fjalë për falsifikim të rëndë me qëllim që të shkaktohet shqetësim te qytetarët”!

Në vargun e informacioneve të rrejshme të shpërndara nëpërmjet postës elektronike vijon dhe mesazhi gjoja se i dërguar nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë. Mesazhi përmban shumë gabime gjuhësore dhe është i nënshkruar nga një farë personi të quajtur d-r Admetos Jovanovska.

Nga Ministria e Shëndetësisë menjëherë demantuan dhe u bënë thirrje qytetarëve të mos bien pre e këtij manipulimit. “Përhapja e  informacioneve të rrejshme, sidomos në këto kohë krizash, është e rrezikshme për shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve dhe e dëmshme për gjithë shoqërinë“, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Edhe Ministri për Shëndetësi,Venko Filipçe, në rrjetin social Twitter dërgoi apel te qytetarët të mos bien pre e manipulimeve të këtilla sepse bëhet fjalë për lajm të rremë dhe se për këtë veçmë është njoftuar Sektori për krime kompjuterike dhe forenzikë digjitale pranë MPB.

Në vargun e informacioneve të rreme u përfshi dhe lista e shpërndarë në Twitter e cila përmbante e-mail adresadhe password-e nga të punësuarit në Ministrinë për Financa dhe Ministrinë për Ekonomi, të cilat i publikoi profil anonim në Twitter i quajtur Powerful Greek Army („Armata e fuqishme greke“).

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut doli me demantim zyrtar duke thënë se “bëhet fjalë për listë me disa adresa dhe passworde nga sistemi i mëparshëm për e-mail adresa zyrtare të Ministrisë për Financa dhe Ministrisë së Ekonomisë. Një pjesë e email adresave nuk janë në funksion me vite, sepse përdoruesit e tyre nuk punojnë më në ministri, kurse passwordet e të gjithë adresave të publikuara janë të vjetra dhe janë ndryshuar që më shumë se 7 vite dhe në ato kuti postare nuk mund të ketë qasje me password-et e publikuara. Në të dy ministritë, që atëherë janë azhurnuar sistemet e postave elektronike zyrtare  janë vendosur protokole me shifra të komplikuara për adresat zyrtatare, si dhe protokole të tjera për siguri kibernetike të sistemeve me të cilat zvogëlohet rreziku dhe gjasat për kompromitim të sistemit. Për momentin nuk kemi dëshmi se sistemet për postë elekronike të ministrive janë hakuar në kohën e fundit, po i hetojmë gjitha detajet lidhur me këtë rast”.

Sipas kësaj, mund të konkludohet se qytetarët e vendit shpesh janë të ekspozuar ndaj lajmeve të rreme që përhapen gjerësisht në rrjetet sociale, si dhe të shpërndara përmes komunikimit elektronik. Përveç kësaj, duhet të theksohet se lajmet e rreme mbulojnë tema të ndjeshme nga segmente të rëndësishme të shoqërisë, siç janë arsimi, shëndetësia dhe siguria e qytetarëve, dhe në këtë mënyrë të drejtpërdrejtë dhe dëmshëm ndikojnë në jetën e përditshme të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, pavarësisht gjinisë, fesë, kombit, përkatësisë etnike ose ndonjë përkatësie tjetër. Edhe pse akoma nuk është vërtetuar se kush i përhap dezinformatat e këtilla, një gjë është e qartë, se qëllimi përfundimtar është të ndjellë frikë dhe panikë mes popullatës, si dhe të shkaktohet mosbesim në sistemin dhe institucionet.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.